Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Sali Berisha – Komunisti I fundit ne perpjekjen finale per realizimin e Amaneteve te Diktatorit Komunist Enver Hoxha, Doktrines Antikombetare te Partise se Punes dhe Qellimeve te Perjetshme lakmitare te Fqinjeve dhe Fuqive Antishqiptare Gjakatare!, pasi realizoi;
– Reformen Agrare ne vend te kthimit te Pronave, ne aplikimin e ligjit Komunist – 7501. Prona, dhunshem e rrembyer dhe e vjedhur dhe sot e kesaj dite eshte e rrembyer dhe e vjedhur vetem ne Shqiperi!
– mosgjetjen e Perjetshme te Eshtrave te viktimave politike te Enverit dhe Diktatues, duke mos bere Kurre nje ligj per angazhimin e Shtetit ne gjetjen e tyre, deri ne vdeklen fizike te personave qe kishin dijeni per to!
– jo vetem mosinkludimin dinjitoz sipas nje Plani Kombetar te Persekutuarve Politike por Shfarosjen perfundimtare te tyre nga cdo perfaqsim lidershipi ne nivel Shteteror app Rajonal, deri ne Shtypjen e Dhunshme Puniste te strukturave dhe shoqatave te tyre. Duke I dhene te Persekutuarve Politike dhe pasardhesve te Patrioteve dhe Burrave te medhenj te Kombit vetem nje alternative;-Braktisjen e Vendit, ikjen pa nam e pa nishan dhe Harresen e tyre! Enveri ju vrau, ju burgosi, ju internoi dhe ju dogji shpirtin she ju Persekutoi, Sali Berisha e permbushi Amanetin t’ju zhdukte perjete nga faqja e dheut Shqiptar!
– Favorizimin e Komunisteve dhe sherbetoreve te Sigurimit te Shtetit ne hajduterine komuniste ne Privatizime
– Ringjalljen dhe konsolidimin perhershem te parimit Stalinist – Populli voton, Partia (vendos vjedh) numeron!,, me zghedhjet e dhunshme te vitit 1996! Sot e kesaj dite, ne mes te Europes, vetem ne Shqiperi nuk ka zgjedhje Demokratike!
– (ashtu si “babë” Enveri qe shtypte me gjek Revoltat Popullore Antikomuniste, . )
… urdherimin e avioneve, tankeve, armatosjen e nje pjese te shqiptareve per te vrare shqiptare ne vitin gjakatar 1997!
– se fundi, imponimin e vendimeve politike Antidemokrative, Antishqiptare, Antiamerikane dhe Antievropiane, kunder perpjekjeve per nxjerrjen e Demokracise dhe Shtetit Ligjor nga kthetrat Postdiktatoriale dhe Korruptive
Pasi sanksionoi Fitoren e Postkomunisteve
– mbi Pronen,
– mbi te Persekutuarit Politike,
– mbi moslindjen e Demokracise Perendimore dhe Shtetit Ligjor per Shqiptaret
Pasi sanksionoi fitoren e Korrupsionit Postdiktatorial ne Zhvajtjen, Gjymtimin dhe Vjedhjen e Shqiptareve dhe Shqiperise, qe vazhdone te zbatohet me eger se kurre dhe sot e kesaj dite nga Kelyshe te tjere te Komunisteve,
…tani eshte duke dhene shpirt ne perpjekjen Finale te permbushjes se Amanetit me te madh ne Testamentin e Enverit – mobilizimin e shqiptareve kunder Rrezikut Anglo-Amerikan per Shqiperine!
…para se te jape frymen e fundit te Komunistit!…ne sherbim te Postdiktatures!
Ne Shqiperi, si Haxhi Qamili qe kerkonte Baben, ne marrezine e vet, ka marre me vete per te fituar luften, ulerimat e te Korruptuarve dhe sfurqet e injoranteve!, ne Halenë-Foltore te 5 Dhjet-orit do qe te marre me vete Shqiptaret e Çpuar, Intelektualisht te Çale dhe menderisht te Marrë!
5 Dhjetori shenon kulmin dhe fundin e Turpit Kombetar te Betimit Komunist e Enverist te Sali Berishes!…por per shqiptaret pjesmarres do shenoje kulmin e Marrezise Shqiptare dhe fillimin e Turpit te Tyre!
Shqiptaro-Amerikani
Arjan Kokoshi
Sali Berisha eshte i vetmi patriot qe ka shqiperia ne politike te gjithe te tjeret jane fuksa dhe tradhtare te kombit. Te gjithe te tjeret jane fuksa dhe bashkeponetore me terroristin me te madh te botes George Soros. Sa per Sali Berishen komunist ti rruani trapin.Komunista kane qene i gjithe populli shqiptar se bashku me ty dhe familjen tende z komentues prandaj mos fol per te shkuaren por fol per te ardhmen. Sali berisha nuk eshte e ardhmja por ai eshte duke i dale perballe terroristit George Soros por edhe bashkpunetoreve te tij dhe duke i hapur rruge te rinjeve qe te vazhdojne rrugen e tij ne mbrojtje te njerezve te lire e konservatore ne pertine Demokratike te shqiperise. Edi Rama bashke me Lulzim Bashen ja kane shit vendin Sorosit dhe qe 80% e shqiptareve nuk e kane idene se kush eshte Soros. Sultan brekushja Rama e paraqet Soros si mik te shqiptareve dhe si businessman. Ai nuk i tregon shqiptareve qe ne shume vende te botes ai eshte i padeshiruar dhe madje i kerkuar per krime. P.sh Malaysia ka pas vendosur 10 million dollar ne koken e tij apo ne vitet 70 theu banken e Anglise, presidenti i Philippines i tha Sorosit qe po fute kemben ketu do ti pres te dyja kurse ky tradhtari i kombit tone i thote popullit shqiptar se ky eshte mik i shqiptareve a kuptoni o popull!.