Lideri Historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në takimin e prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë për Dibrën, Premtim Kryemadhi.
Në vijim të deklarimeve te tij për përballjen me shtetin e mafias ai tha se çfarë bëhet me sheshin e Flamurit, që duhet të ishte objekt diskutimi jo vetëm për vlonjatët për të gjithë shqiptarët.
E dëgjoni atë që thotë jam Kolekë, edhe pse është nga Mbreshtani i Beratit. Por e ka psikologjinë e etërve të tyre.
Pa pyetur dibranët, vendos të përmbysë tokat më pjellore. Të zhvendosë qindra fshatra, shkolla, kopshte, xhami, teqe etj.
Ajo nuk mund të ndodhë kurrë. Që të përmbytet Dibra nuk mund të ndodhë kurrë.
Në vitin 2005, Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madh italiane, ndërtuesen më të madhe të HEC-eve në Itali, kontratën për Skavicën.
Erdhi kompania dhe i thashë nuk e pranoj. Sepse e para e ke marrë pa tender, dhe e dyta nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës.
Italiani ishte serioz, sepse edhe pse kishte nënshkruar kontratën me kryeministrin, kishte shkuar dhe në parlament dhe më tha ke të drejtë. Bëri një projekt tjetër, me deviacion, pasi me anë të një tuneli e nxirrte Drinin në afërsi të Bicajve. Ai nuk e realizoi dot këtë projekt për arsye të tija.
Është e vërtetë se diga e madhe bëhet rregullator për Fierzën, që ka më shumë energji.
Sot jemi në kohën e energjisë solare, të erërave, pra ka burime të tjera. Hajde të zhvillojmë energji të tjera dhe të mos përmbysim Dibrën.
Ai i deleguari i Ramës që ju ka sjellë këtu nga Tirana, të dalë para jush dhe të japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij që ka për Dibrën.
Berisha: Këto janë zgjedhje për gjithë Shqipërinë
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi, është shprehur se këto janë zgjedhje për të gjithë Shqipërinë, pasi shënojnë fitoren e parë të revolucioni dhe kthimin e zgjedhjeve të lira.
‘Këto zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësore për përmbysjen e narko shtetit dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë. Për 8 vite ajo që është rritur më shumë në Shqipëri, nuk është popullata, që duhej të rritej sipas ligjeve të natyrës dhe biologjike, por është rritur varfëria dhe mjerimi.
Me përpjekje të jashtëzakonshme arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në Rajon në vitin 2012. Sot kemi rrogën më të ulët në rajon.
Vetëm në 3 muaj e fundit janë rritur çmimet në mënyrë shumë të ndjeshme. 17 për qind është rritur çmimi i zarzavateve, 10 për qind buka. Çmimi i naftës është më i larti në Europë, njësoj si Zvicra dhe Suedia. Pse? Sepse Edi Rama ka vendosur taksat më të larta për të mbushur xhepat me naftën tuaj dhe të fermerëve shqiptarë.
Shpesh ju thonë se në vitin 2008 ka qenë nafta me çmimin më të lartë, por çmimi i fuqisë në treg ka qenë 150 dollarë. Ndërsa vitet e fundit nuk ka qenë fuqia më e shtrenjtë ka qenë 90 dollarë ka qenë nga 40 në 90 dollarë për fuqi. Nafta sot duhet të jetë 1/3 e çmimit më e lirë se shitet në treg’, – theksoi gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në takimin me demokratët dibranë.
Këlliçi nga Dibra: Ne jemi të vërtetë, prandaj sallat janë plot kudo ku shkojmë
Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi, deklaroi se ky koalicion është me qytetarët.
Në fjalën e tij, Këlliçi tregoi edhe një bisedë të shkurtër me një prej pjesëmarrësve në këtë takim.
‘Djalë dua të të them vetëm një fjalë, në lidhje me situatën ku është sot PD dhe demokratët: Me të vërtetën botës i bie përçark, por me gënjeshtrën nuk bën dot asnjë hap. Ne jemi të vërtetë, prandaj ne sot kemi të gjithë Shqipërinë me vete.
Prandaj kudo ku shkon Komisioni i Rithemelimit, doktor Sali Berisha sallat janë plot, plot me demokratë të vërtetë që e duan PD-në, dhe kanë hyrë në këtë cikël për të ja rikthyer partinë, demokratëve’, tha deputeti Belind Këlliçi duke folur në takim.
‘Procesi i primareve ishte proces spektakolar. Ky ishte një premtim që Lulzim Basha nuk e bëri realitet në 8 vite, por e bëri realitet Sali Berisha me ‘Foltoren’ dhe u bë realitet në kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Në vend që selia qendrore në Tiranë, që administrohet sot nga Edi Rama, në vend që të dilte dhe të përshëndeste këtë proces, doli dhe e sulmoi, e tha që kandidatët tani nuk kanë lidhje me PD-në.
A ka ndonjë dibran që të thotë se Premtim Kryemadhi nuk ka lidhje me Dibrën?’, – theksoi gjatë fjalës së tij, Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi.
‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha: Në këto zgjedhje kemi përballje me shtetin e mafias
Lideri Historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në takimin e prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë për Dibrën, Premtim Kryemadhi.
Ai ndër të tjera ka deklaruar se përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për besmin e madh që keni treguar ndaj PD dhe opozitës shqiptare.
Vota e juaj ka qenë dhe mbetet frymëzim force dhe energjie për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, për PD dhe revolucionin demokratik të saj dhe përmbysjen e narkoshtetit të kreut të meduzëz dhe patericave të tij.
Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurine e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin.
Të dashur miq në keto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vertëtë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njef dhe nuk respekton votën, perballet narkoshteti që zevendëson voten me tritol si rasti i FSHF.
Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psiklogjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët me shkodranët, durrësaket, gjirokastritët, mendon se mund të sillet si të dojë, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie.
Unë vij sot këtu. Tre ditë më parë ishë në Durrës. Durrësit në një vendim paranojak të korruspionit kanë vendosur ti bëjnë atë që nuk janë bënë 3000 vjet. Ai ka marrë në qerre edhe Lul Bravën
Por a mund të merret një vendim i tillë pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin e asnjë durrsaku, sikur vjen një pushtues i huaj.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet