‘PD e Bashës as si PS e Nanos’- Berisha heq paralele: Kur është esëll flet saktë, dha dorëheqjen kur humbi
Nga ‘Foltorja’ e Kuçovës, lideri historik Sali Berisha theksoi se PD është kthyer në një parti që nuk njeh më votën e lirë dhe asnjë normë statutore.
Ish kryeministri Berisha hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës, i cili ka 60% të Kryesisë persona të emëruar dhe jo të votuar.
Këtyre të fundit, Berisha u ka bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa nuk nguroi të hiqte një paralele edhe me kampin e kundërshtarëve.
Duke sjellë në kujtesë kohën kur në krye të PS ishte Fatos Nano, Berisha tha se ky i fundit dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet, ndërsa në PD sipas tij kjo mungon. Me humor Berisha shtoi se Nano kur është esëll flet saktë, por tha se i njeh si meritë reformimin e PS.
Berisha: Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë, dhe siç thoshte Stalini, na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve.
Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën, por Rama në 2009 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. Kryetari i PD iu vërsul votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë.
Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj që të japin dorëheqjen.
Berisha – anëtarëve të Kryesisë së PD: Jepni dorëheqje, nuk përfaqësoni demokratët
Lideri historik i PD Sali Berisha i bëri sërish thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD që të japin dorëheqje.
Berisha tha nga ‘Foltorja’ e Kuçovës se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar.
“Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitar së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen“, u shpreh Berisha
Berisha tha se Basha imitoi Ramën duke zhdukur votën në PD. Sipas ish-kryeministrit anëtarësia e PS nuk voton që prej vitit 2009.
“Në këto 8 vite ne humbëm votën, ne nuk votojmë. Ose ne votojmë, por sicc thoshte Stalini, na i rrëmben partia, na i rrëmben Edi Rama. Kështu ndodhi në 2017 dhe 2021. PS e cila kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon pavarësisht se ai kur është esëll flet saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë, ndonjëherë e shfrytëzon Edi Rama, por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe për vendin. Nga parti e 1-shit që nuk zbriste nga 41 e deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë dhe u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarësisë.
Humbi pushtetin, dorëzoi poushtetin, dha dorëheqje. Pasardhësi çfarë bëri? Vuri në statut për t’u durkur modern kryetari po humbi zgjedhjet jep dorëheqjen. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm nuk dha dorëheqje por detyroi anëtarësinë që të votojë që kryetari nuk votohet. Që nga 2009 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre.
Po PD-ja çfarë pësoi? Në vend që të ndiqte traditën e saj të shkëlqyer të votës së lirë, iu vërsul votës së lirë. Dhe arritëm ne, partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ju e dini sa demokratë votuan korrikun që kaloi dhe cilat shifra u dhanë. Ai na bëri gazi i dheut, e gjithë botë eë mori vesh si u përdhos vota në PD“, tha Berisha.
‘Prindi 1, prindi 2’?- Berisha: Këtë mund ta bëjë Rama e të heshtë Basha, por ne s’e pranojmë kurrë
Lideri historik i PD, Sali Berisha tha nga Kuçova se demokratët nuk do pranojnë kurrë emërtimet ‘prindi 1’, ‘prindi 2’ për nënën dhe babanë.
Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha i marrë peng sipas tij, por demokratët dhe qytetarët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë.
“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra? Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë? Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme”, u shpreh Berisha.
Berisha: Demokratët të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, është mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi
Lideri historik i PD, Sali Berisha, kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova, që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti ‘mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi’.
Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës.
Rama, tha Berisha do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.
“Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë si e mblodhi Kryesinë dhe deklaroi peng Basha se Kuvendi që po thërrasim me Kryesi është Kuvendi legjityim dhje se ky Kuvend do jetë Kuvendi i PD. Mirëpo sa u mblodh Kryesia doli se ajo nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve nuk ishin votuar me votë të fshehtë.
Dhe kjo e bënte jo legjitim gjithçka tjetër. Ishte një akt i turpshëm, një përpjekje e Edi Ramës me pengun e tij për të sfiduar pluralizimin, gjë që nuk e bëri Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton…
Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençuisht antiKuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”, tha Berisha.
Demokratët tha ish-kryeministri do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e quajti si ditëlindja e dytë e PD, ndërsa shtoi se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë.
“Revolucioni ynë paqësor është shndërruar në forcën kryesore që po lëviz Shqipërinë, shoqërinë shqiptare. Gjatë kësaj mrekullie, mijëra prej jush firmosët formularin për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ky është rasti i vetëm kur lirinë e marrin në dorë qytetarët, kur pushtetin e marrin në emër të ligjit të tyre qytetarët dhe thërrasin Kuvendin. Firmosën jo 2 mijë sa kërkohej me Statut, por kanë firmosur pothuajse rreth 5 mijë. Të tjerë vazhdojnë të firmosin, të tjerë firmosin apo jo, janë zotuar se do të vijnë në Kuvend. 11 dhjetori shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e pluralizimit shqiptar. Eshtë monument i madhërishëm i përpjekjeve dhe idealeve tuaja për të vendosur pluralizimin politik në pidestalin që meriton. 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e PD. DUke rikthyer votën e lirë dhe dinjitetin tonë, si njerëz që kemi besimin tonë te vota e lirë dhe liria. 11 dhjetori është dita e rithemelimit ku do të rikthejmë në PD vlerat e një force konservatore. Dhe ne respektojmë e nderojmë traditën tonë”, tha Berisha.
Komentet