Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur gjatë një rrëfimi për jetën e tij edhe për profesionin që kishte para se të bëhej pjesë e politikës shqiptare.
BERAT BUZHALA: Në një cikël intervistash që janë botuar kohët e fundit, njëra prej tyre dhënë Fahri Balliut thoshte se gjatë viteve të komunizmit ju njiheshit në Tiranë si “kosovari”?
SALI BERISHA: Unë njihesha ashtu siç isha. Tropoja deri në Drin etnografisht është malësi e Gjakovës, sikundër dhe Hasi. Pra Drini është kufiri që ndan Kosovën nga pjesa tjetër. Përveç kësaj unë i përkas një familjeje, si shumica e familjeve të Tropojës, tmerrësisht të lidhur me fatin e Kosovës në të gjitha kohërat. Kisha lidhje të pafundme familjare por lidhje në të gjitha zhvillimet, edhe para 870, por nga viti 870 e këtej ata kishin marrë pjesë në mënyrën më aktive në ato organizimet popullore që bëheshin. Në familjen time, në tërësi ishin nacionalistë, edhe miqtë e tyre në Kosovë ishin nacionalistë por kanë mbështetur fuqimisht Lëvizjen Clirimtare për shkak të punëve. Pas Konferencës së Bujanit, në të cilën u vendos që pas lufte Kosova të ketë të drejtën e referendumit, atëherë familja ime ka qënë një bazë shumë e rëndësishme e Luftës Clirimtare, duke besuar se Bujani do ti japë një zgjidhje përfundimtare problemit të Kosovës. Në familjen time burrat nuk qanin kurrë në vdekje, por zbeheshin dhe djerësinin por asnjëherë nuk përloteshin. Kurse, kur vinte puna për Kosovën, ata, ose në këngën e tyre ose në raste të tjera ata përloteshin dhe kishin një brengë absolute, sepse Kosova u shit. Në atë kohë nuk u besoja.. Ata e njihnin më mirë se unë historinë dhe e vërteta është se Kosova ishte shitur. Dokumentat më vonë e faktojnë këtë. Kosova u shit nga Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha. Fadil Hoxha ka firmosur Bujanin. Ka tendenca që ta lehtësojnë këtë. Në vitin 45 Fadil Hoxha bëri konferencën e Prizrenit në të cilën abrogoi Bujanin. Jugosllavët u përpoqën që të vepronin mbi baza institucionale, ndaj mblodhën dhe bënë në Prizren konferencën dhe abroguan aktin e Bujanit. Enver Hoxha e kishte abroguar me kohë. Pra nuk mund të ketë dyshim që Kosova u tradhëtua.
BERAT BUZHALA: Cfarë keni mësuar në Kosovë zoti Berisha. A është mësu për Kosovën sepse retorika nacionaliste filloi në Shqipëri me Enver Hoxhën në 81-shin mirëpo më herët qysh është trajtu Kosova, ndoshta gjatë viteve 60 ose 50?
SALI BERISHA: Kosova është trajtuar më herët si një problem i cili mund të sillte fatkeqësi dhe duheshe larguar prej tij, si një problem që duhet injoruar por si një problem që nuk duhej të shndërrohej në një mollë sherri me Jugosllavinë. Edhe në vitet 81, ka qënë insistimi i lëvizjes në Kosovë, sepse fillimisht Tirana zyrtare absolutisht nuk e ka përkrahur. Ka qënë kundër nismës “Kosova Republikë”. Më vonë ka dërguar njerëz dhe kanë shpjeguar se nuk kemi të ardhme tjetër dhe kanë përkrahur nismën “Kosova Republikë”, por Kosova ishte një rrezik potencial për pushtetin e Hoxhës, në rrafshin e të drejtave të njeriut ishte pakrahasimisht më mirë se sa Shqipëria, kishte pushtimin kombëtar dhe kjo ishte ana më e zezë por në të drejtat e njëriut, në lirinë e besimit, në lirinë e lëvizjes por dhe në lirinë e mendimit ishte shumë më mirë. Nëse lexoje në atë kohë Zërin e Popullit dhe Rilindjen e Kosovës unë ju them se do gjeje dy botë krejtësisht të ndryshme.
BERAT BUZHALA: Ju personalisht zoti Berisha a keni patur problem për të ardhur në Tiranë, pra një djalë që vjen nga fshati i Veriut, a ka pasur diskriminim mbi baza rajonale?
SALI BERISHA: Veriu ka qënë thellësisht i diskriminuar nga Enver Hoxha. Unë them se në atë kohë, nga i gjithë Hasi unë di vetëm tre vetë të shkolluar në Tiranë. Nga Tropoja mund të ishin pak më shumë, megjithëse Tropoja kishte qënë një bastion i fuqishëm i Luftës Clirimtare, ishte vendndodhja e partizanëve të Kosovës. Kështuqë Veriu ishte thellësisht i diskriminuar në çdo aspekt.
BERAT BUZHALA: Gjatë asaj kohe, pra vitet 50-60-70 ju personalisht a keni qënë i bindur ose pastrimi i trurit ka qënë aq i madh? Ju a e keni ditur që ka qënë gabim Shqipëria?
SALI BERISHA: Unë kam patur një moment kur u pushtua Cekia, gjatë të cilës mu krijua bindja se mund të sulmonte rusi, dhe në gjithë arkitekturën time politike rusi ishte armiku më i egër dhe më i rrezikshëm i shqiptarëve sepse mbështeste serbin. Në këtë kontekst e kam pritur me kënaqësi shumë të madhe prishten me Bashkimin Sovjetik, prishjen me Rusinë, në një farë mënyre dhe de-rusifikimin. Një mori djemsh pa shkollë shumica e tyre, vërshuan drejt Rusisë për tu shkolluar në shkolla të mesme e të larta dhe atje sikur zbuluan Amerikën, dhe ktheheshin me një shqipe të rusizuar që më tmerronte kur shihja këto ndikime.
BERAT BUZHALA: Ju s’keni qënë në Rusi?
SALI BERISHA: Jo s’kam qënë. Më doli bursa por ma anulluan, ma morën.
BERAT BUZHALA: A keni qënë jashtë shteti diku në atë kohë?
SALI BERISHA: Jo s’kam qënë.
BERAT BUZHALA: Hera parë kur ka qënë që keni dalë jashtë shteti?
SALI BERISHA: Në vitin 77. Por në atë kohë mbi bazën e notave më doli bursa për jashtë shteti
BERAT BUZHALA: Ku keni qënë për herë të parë jashtë shteti?
SALI BERISHA: Kam qënë në Milano në një kongres ndërkombëtar.
BERAT BUZHALA: Dalja e parë jashtë shteti a të befasoi?
SALI BERISHA: Unë atje shkova për të referuar në një kongres. Materialet e atij kongresi janë botuar ndaj në një farë mënyre aty shkova me një dinjitet studiuesi.
BERAT BUZHALA: Po kur shkuat aty si e përjetuat? A e kishit ditur që gjendja në Shqipëri ka qënë shumë e keqe?
SALI BERISHA: Padiskutim e kemi ditur. Dhe terrori i jashtëzakonshëm ka patur efektin e vet. Unë isha mjek dhe unë shihja efektet katastrofale të urisë kronike. Në Shqipëri popullata rurale, jo e qyteteve, dhe veçanërisht e zonave nga Dukagjini në Frashër, ka përjetuar uri kronike, siç ndodh sot në Kore të Veriut, sëmundjen e pelagrës dhe vdekje të parakohëshme. Vdekjet nga uria kanë qënë të zakonshme.
BERAT BUZHALA: Gjatë asaj kohe ju keni qënë njëri prej kardiologëve më të shquar në Shqipëri. Ju keni qënë dhe mjek i Hysni Kapos?
SALI BERISHA: Po kam qënë.
BERAT BUZHALA: Enver Hoxhën e keni trajtuar ndonjëherë?
SALI BERISHA: Kurrë, nuk e kam trajtuar kurrë. E kanë trajtuar shokët e mijë me të cilët kam punuar.
BERAT BUZHALA: A e ke takuar ndonjëherë?
SALI BERISHA: Jo nuk e kam takuar. Kanë qënë shokët e mijë që janë kujdesur për të, me të cilët punoja në klinikë me ta. Ai kishte kriteret e veta për ata që përzgjidhte por natyrisht, nëse unë nuk kam qënë tek diktatori Hoxha, nuk kam qënë se nuk më ka kërkuar të jem. Kjo është e vërteta. Sikundër dua të them se nuk kam qënë mjek personal i kërkujt.
BERAT BUZHALA: S’keni qënë mjek personal as i Hysni Kapos?
SALI BERISHA: Jo mjek personal s’kam qënë kurrë. S’jam shkëputur asnjë ditë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Spitali. Kam qënë gjatë periudhës që ka patur infarkt miokardi, më është propozuar që unë të qëndroj mjek personal. E kam refuzuar dhe s’kam patur asnjë pasojë personale. U kam shpjeguar që unë kam këtë formim dhe se pasioni im është kërkimi shkencor dhe s’kam patur asnjë pasojë.
BERAT BUZHALA: A keni patur në atë kohë dikë që keni biseduar hapur për gjëndjen e rëndë në Shqipëri.
SALI BERISHA: Gjatë asaj periudhe ne kemi qënë një grup mjekësh dhe kemi diskutuar gjithçka me njëri tjetrin. Cili ishte në atë kohë sekreti absolut i Shqipërisë? Sekreti absolut ishte shëndeti Enver Hoxhës. Dhe unë dija gjithçka për shëndetin e tij nga miqtë e mi, të cilët flisnin me mua…
BERAT BUZHALA: Nuk besoj se keni pas folur me entuziazëm..
SALI BERISHA: Edhe me entuziazëm, me nodnjërin prej tyre edhe për vdekjen kemi folur me entuziazëm.
BERAT BUZHALA: Pra keni guxuar të flisni hapur.
SALI BERISHA: Patjetër. Kemi qënë tre a katër, jo një. Në mjekët ka patur një proces shumë të egër në Durrës, i cili ka qënë një mjek i shquar, Koço Moisiu, në tërësi në Tiranë nuk ka patur procese politke, çka do të thotë se jo se mjekët nuk flisnin, por kishte një tolerancë sepse goditja ishte problematike.
BERAT BUZHALA: Kur ka qënë momenti kur e kenii kuptuar se regjimi po bie, a ka ndonjë ditë të veçantë?
SALI BERISHA: Absolutisht nuk ka asnjë ditë. Unë, për t’ju kundërvënë regjimit më është dashur të marrë vendime, më janë dashur vite. Jo se unë nuk mund të vendosja personalisht të përballesha me gjithë pasojat por unë kisha falmilje. Në familjen time për disa rrethana të veçanta ishim gjashtë vetë. Dhe që të mbaheshim vetëm me rrogën e bashkëshortes e kishim shumë të vështirë të bijetonim. Momentet më të përshtatshme të para që mu krijuan, strikt ekonomike, të përballueshme për ata që unë lija mbrapa, unë kam vendosur të dalë kundër, të fillojë në mënyrë shumë të venbdosur kundërshtitë, por natyrisht si intelektual të jem sa më racional. Nuk më impresiononte në mënyrë absolute asnjë gjë, e vetmja gjë ishte që duhet të ecja sa më i vendosur dhe sa më efiçent. Pra ka qënë viti 88 me disa gjëra fare të parëndësishme, por vigjilenca e regjimit ishte e madhe.
Në vitin 90 Gllaznosti i Gorbaçovit bëri efekt dhe në Shqipëri. Shqipëria ishte vendi i monizmit ekstrem, mund të krahasohej me Korenë e Veriut, madje dhe më keq në disa aspekte. Nëse Koreja e Veriut kishte një farë marrëdhenie me Japoninë dhe investimet e diasporës koreane, në Shqipëri ishin të ndaluara me kishtetutë investimet e huaja dhe nr i personave që hynin në një vit në Shqipëri ishin disa mijëra. Pra Shqipëria ishte vendi më i zioluar, i monizmit më ekstrem. Për të kuptuar se cili ishte monizmi në Shqipëri do të marrim hapjen dhe jo kohën e tij. Ramiz Alia filloi të hapej le të themi, dhe çfarë bëri? Ju tha fshatarëve një një plenium në vitin 88, të drejtën për të patur një kec dhe një qingj dhe kecin ta rriste dhe tjetrin t’ia kthente kooperativës. Erdhi në Tropojë në vizitë, do shkonte në Kasaj ku besohet se e kishte origjinën. Pasi e pregatitën takimin, i thotë Sigurimi se janë futur diversantë për ta eleminuar dhe e anulloi takimin dhe shkoi në Lekbibaj, në anë të kundërt. Në Lekbibaj, një familje shumë e mirë atje ku shkoi, i zoti i shtëpisë i thotë pasi drekuan: “shoku Ramiz, ne këtu jemi zonë shumë e ftohtë dhe tradita jonë është derri. Kur hanim mishin e bardhë të derrit, dhjamin, ne hapnim gjoksin se nuk ndjenim të ftohtin”. Ramizi i kthehet dhe i thotë: “po njëri kërkon një derr, njëri një berr dhe kthehemi ku kemi qënë”. Pra, diskursi im i parë si kundërshtues ka qënë diskutimi për lopën. Në mbledhjen e bashkimeve profesionale ku diskutohej qingji dhe keci, bëhet mbledhja dhe unë ngrihem dhe them se kjo nuk zgjidh gjë, por duhet lopa, sepse shumica e shqiptarëve nuk marrin minimumin proteinik, që është një sasi e caktuar proteinash të cilat trupi nëse nuk i konsumon atëherë i merr nga vetja dhe shkon duke u plakur progresivisht. Ndaj dhe thashë se vetëm duke u kthyer lopën mund të bëjmë që shqiptarët të marrin minimumin proteinik dhe të shmangim urinë dhe vdekjen e parakohëshme. Paraqita për këtë dhe disa eksperimente të Hobkins. Dy miq të mi ngrihen dhe thonë jemi dakort me Sali Berishën. Në fund ngrihet një tjetër dhe thotë nuk jam dakort se po të bëjmë këtë do kthehemi aty ku kemi qënë, pra citoi fjalën e Ramiz Alisë në Lekbibaj. Këto janë të pabesueshme por kjo ishte Shqipëria. Unë nuk kam menduar për asnjë moment se do shof një ditë të lirë. Jam nisur si intelektual të dal nga konformizmi im.
BERAT BUZHALA: Do të futeshe në politikë sikur të mos ekzistonte komunizmi? A do të merreshë vetëm me mjekësi?
SALI BERISHA: Absolutisht po, kurrë nuk do merresha me gjë tjetër veçse me mjekësi. Kisha punuar shumë, kisha punime origjinale të publikuara në revistat më prestigjioze të botës dhe sot janë gur themeli të palëvizshme, janë punime origjinale që janë normë që përdoren në të gjithë botën. Unë isha shumë i apasionuar, me një ekip djemsh të shkëlqyer, të aftë dhe arrinim të botonim në revistën më prestigjioze të kohës. Kështuqë unë vetë nuk kisha asnjë ambicie politike, ambiciet e mia ishin tërësisht shkencore, por neveria ime për veten ishte gjithnjë e më e madhe sepse unë konformohesha dhe doja të dilja nga konformizmi. Konformizmi intelektual, jo i indoktrinuar, është një nga shtyllat më kryesore të mbajtjes së diktaturave. Nëse intelektualët nuk do konformoheshin unë mendoj se diktaturat nuk do mund të kishin jetë të gjatë. Intelektuali konformuar rrezaton në mjedis. Cfarë do thoshte infermjerja ime psh në një kohë kur e shihte që unë konformohesha! Plus ishin të tjerë që i shkruanin dhe i thurrnin lavde. Pra beteja ime ishte betejë për dinjitetin njerëzor. Unë u kundërvura sepse doja të gjeja dinjitetin tim.
BERAT BUZHALA: A ka qënë Kadare konformist?
SALI BERISHA: Të gjithë kanë qënë konformist.
BERAT BUZHALA: A keni vërejtur ndonjë dozë disidence te Kadare?
SALI BERISHA: Në diktaturë kishte dy gjëra: jashtë konformizmit vendin e kishe në burg ose në internim. Kadare është një gjeni dhe në këtë aspekt, nëse kishte një horizont virtual të ndryshëm nga ai, ishte Kadare. Sepse Kadare, pavarësisht nga konformizmi i tij, në të vërtetë ai me veprën e tij përbënte një dallim shumë të qartë nga letërsia e realizmit socialist, edhe pse edhe ai vet kishte vepra të realizmit soc. Po të më pyesësh nëse e kam konsideruar Kadarenë mbështetës të regjimit, unë të them jo. Për mua dhe për shumë të tjerë si ne, ai ka qënë një njëri në përpjekje të madhe për të dalë nga realizmi socialist dhe për të mundur me shpreh mendimin e tij duke marrë histori, duke bërë udhëtime të gjata në hstori dhe për ti paraqitur më aktuale. Duke thënë këto, patjetër që në veprën e tij ka patur konformizëm të padiskutueshëm dhe në qëndimet e tij, sikundër qëndrimet e mia dhe të çdo intelektuali, në atë diktaturë nën konformizëm ka patur deformime. Sepse ne nuk kishim disidencë, nuk kishim shtypin klandestin. Po marrim “Dimrin e vetmisë së madhe”. Cfarë ishte? Ishte rroftë mbreti poshtë oborri. Për ne ku mbreti dhe oborri ishin gjithë fuqia, të paktën “poshtë oborri” ishte shumë mirë. Plus pastaj me “Pallatin e ëndrrave”… Unë e kam njohur Ismailin. Nuk kam dyshuar ndonjëherë se Ismaili është njëri i bindur i regjimit. Jo. Unë kam menduar se Ismaili ka qënë konformist dhe ka qënë i konformuar në një shkallë të caktuar, si botoheshin veprat Ismailit për 6 – 7 vjet nuk i kanë botuar asgjë. Bënë një plenium pas vrasjes së Mehmet Shehut me të cilin pregatitën arrestimin e tij, dhe nuk e arrestuan dot sepse qe ndërhyrja kategorike e Miterrand dhe e qeverisë franceze, e cila i çoi një mesazh tronditës Enver Hoxhës se nëse do e arrestoni do ketë pasoja të rënda. Tre javë rresht, para ambasadësh shqiptare në Paris, pati protestë të intelektualëve francezë me librat e Ismailit në dorë. Kështuqë po pregatitej arrestimi i tij nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. U bë pleniumi i Lidhjes së Shkrimtarëve ku e damkosën, duke i thënë se mos kujto ti se nuk e dimë ne që “Pallati i Endrrave” nuk është Komiteti Qëndror i Partisë. Donin ta godisnin por nuk e goditën dhe i detyrohemi shumë Francës për këtë. Po ta godisnin, Ismaili e thotë diku, se shkrimtari është mbret në letra, kjo është trimëria e shkrimtarit. Nëse Ismaili burgosej, edhe mund të vazhdonte të shkruante por edhe mund të mos shkruante asnjë fjalë. Në këtë kontekst unë mendoj se nëse realizmi socialist ishte virus shkatërrimtar i identitetit kombëtar, Ismaili ja doli të shkëpusë një pjesë të krijimtarisë së tij nga realizmi socialist. Me realizmin socialist synohej të atakohej identiteti kulturor, identiteti i shqiptarit. Unë kam një admirim të jashtëzakonshëm për Ali Podrimën dhe disa nga krijuesit e tjerë të Kosovës, të cilët me platformë u shkëputën nga realizmi soc. Ata e kishin m ëtë lehtë duhet të jemi realist për këtë, kurse Shqipëria ishte i vetmi vend ndofta, që pas 1956 zhdanovizmi mbeti në fuqi deri ditën e fundit. Në Shqipëri realizmi socialist dhe parimet e Zhdanovit ishin parime të drejtuesve të saj.
BERAT BUZHALA: Në prill të vitit 92 kur e more pushtetin, cili ka qënë prioriteti nr 1 i juaji?
SALI BERISHA: Në 22 mars ndjenjat e mia kanë qënë mikse, natyrisht kam patur një entuziazëm të jashtëzakonshëm sepse ja dolëm të përmbysim diktaturën por ja dolëm, në kuptimin e vërtetë të fjalës, në një tokë të shkrumbuar. Shqipëria atë vit kishte 80% papunësi, me dekret të Ramiz Alisë. Ramiz Alia për të krijuar tokën e djegur bëri një dekret ku paguheshin me 80% të rrogës të gjithë punëtorët e Shqipërisë, s’kishte njëri në privat këtu, pra e ghithë industria ishte e falimentuar, toka ishte e djegur, dhe ata pa punuar merrnin 80%-shin. Rezerva valutore e Shqipërisë zhbriti në 4 milionë dollarë ditën që unë jam bërë president i republikës. Së dyti, kishte një mungesë të paimagjinueshme të mallrave në treg. Zgjebja dhe morri bënte kërdinë në mbarë vendin. Së treti; një ekip erdhi në timon por ishte një ekip me një vit eksperiencë politike, drejtimi shtetëror, grup teknokrat. Kishte një anë pozitive, kjo ishte elita apo grupi i parë në historinë e shqiptarëve që buronte direkt nga toka shqiptare. Këta njerëz nuk ishin përfaqsues të asnjë vedi tjetër përveçse të kombit të vet. Kjo ishte arsyeja kryesore që, që ditën e parë të themelimit në Qytetin Studenti, unë kam shpallur se “yllin ynë polar është çështja kombëtare”. Në 22 dhjetor 1990 në fjalën time kur u bë mitingu, kam dalë me tezën “ylli ynë polar është çështja kombëtare”. Kjo buronte nga shpirti. çcështja kombëtare, atyre që ishin sunduar 45 vjet nuk kishte qënë kurrë axhendë e tyre sepse programin politik të tyre, mbledhjen e themelimit të partisë së tyre e kishte bërë Popoviç. Popoviç pasi e themeloi partinë qëndroi vet në timon të paktën për mbi një vit e gjysëm. Kështuqë nuk ekzistonte çështja kombëtare përpara në një program.
Pjesë e indoktrinimit ka qënë edhe një fobi ose le të themi një frymë jo e përshtatshme kosovare. Ramiz Alia në 12 shkurt në 1990 në takimin me intelektualët më thotë “unë dhe ti Sali jemi nga pak kosovarë”. I them po ti mban Stalinin këtu, ka armik më të madh kombi se Stalini. Kështuqë kishte një ndrojtje ose rezerva të mëdha nga implikimet, nga pasqyrimi sepse aty njerëzit pavarësisht se në pushtim i luteshin Zotit, lëviznin dhe shkonin me pushime kudo përveçse në Shqipëri se si linte Enver Hoxha por jo se i pengonte Tito.
BERAT BUZHALA: Në 1992 a ka patur formacione të ushtrisë së Kosovës që janë ushtruar këtu?
SALI BERISHA: Po ka pas
BERAT BUZHALA: A keni pas njohuri, kanë qënë me leje?
SALI BERISHA: Pa diskutim që kanë qënë me leje. U konvertuan si refugjatë por të gjithë ata kanë qënë të menaxhuar nga udhëheqja e qeevrisë së Kosovës, zoti Bujar Bukoshi. Edhe në atë kohë ata më flisnin për ministrin e mbrojtjes, kishin dhe një shef shërbimi por me sa di unë ishin të tjerë që merreshin direkt por të gjitha këto ishin të organizuara dhe mbështetura nga qeveria e Kosovës, kryesisht nga Bukoshi, ministria e mbrojtjes dhe sherbimi informativ.
BERAT BUZHALA: Qarkullojnë foto të asaj kohe ku shihet dhe Adem Jashari. A e keni takuar?
SALI BERISHA: Në grup e kam takuar. Personalisht nga të gjithë ata unë kam takuar veças Sali Cekun, i cili ka qënë drejtues i LDK në mërgim në Zvicër dhe ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë veprimet. E kam pritur në zyrë, është ndihmuar brenda mundësive që kanë ekzistuar por dhe ai vet blinte armë në Zvicër dhe ai ka futur armë vazhdimisht, është ndihmuar nga një kushuri i afërt i imi dhe ky bashkë me Saliun kanë lehtësuar transportin e armëve në Kosovë. Në dijeninë time ndërmerrte veprime guerrile. E kishte shumë problem kolonizimin e Kosovës.
BERAT BUZHALA: A keni patur njohuri që flitej në atë kohë se është arrestuar zoti Thaçi në Tiranë?
SALI BERISHA: Absolutisht asnjë njohuri. Arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji por njëri që të ketë ndenjur në burg për veprime për Kosovën nuk ka. Me armë është kapur Zahiri, është kapur në Has apo Kukës.
BERAT BUZHALA: Me Thaçin s’keni diskutuar për këtë çështje, stë ka pyetur ndonjëherë?
SALI BERISHA: Jo s’më ka pyetur asnjëherë. Por unë nuk do çuditem nëse ka ndodhur, dmth si moment i shkeljes së ligjit. Por nga ana tjetër çfarë ka qënëe zyrtarizuar ka qënë e zyrtarizuar. Ka ndodhur me Zahirin dhe kur është marrë vesh që bënte të njëjtën veprimtari që bënte Sali Ceku ai është liruar.
BERAT BUZHALA: Rasti Remzi Hoxhës, a keni patur njohuri, a e keni njohur atë?
SALI BERISHA: Remzi Hoxhën nuk e kam njohur kurrë në jetën time. Kam dëgjuar për herë të parë emrin e tij nga Adem Demaçi. Kam qënë president i republikës dhe Adem Demaçi më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se ka ndodhur kjo e kjo dhe nuk po gjendet. I kam thënë se absolutisht unë do jap porositë më të prera dhe kam thirrur prokurorin e Përgjithshëm, kam thirrur ministrin e brendshëm, kam thirrur shefin e shërbimit dhe kam lënë porositë më të prera për gjetjen e tij, për zbulimin rastit. Ky ka qënë qëndrimi im i prerë. Nuk e kanë gjetur.Nuke di në atë kohë a ishte zhdukur, a e kishin zhdukur, pra nuk e dija fatin e tij por me porosi të Adem Demaçit ose me kërkesë të tij jam marrë në mënyrë intensive me problemin e tij. Familjarët e tij, me sa di unë janë takuar me kështilltarë të mi, s’janë takuar kurrë me mua, dhe ne kemi bërë çdo përpjekje. Mbrapa kam kuptuar që aty është një aferë. Për të zhdukurin duhet kërkuar çdo gjë, por qëndrimet e familjarëve implikojnë një aferë shumë të pisët. Familjarët paraqesin si pretekst zhdukjeje se Remzi Hoxha paska denoncuar një takim që kam bërë unë me Sllobodanin dhe Gligorovin në Shën Naum. Kjo është gjëja më qesharake në botë. Ata që hynë në këto, tregojnë se janë pjesë e vorbullit të shërbimeve. Unë s’jam takuar kurrë me të. Millosheviç, jam nga tre personat në Ballkan dhe më gjërë që më ka shpallur non grata ndonëse nuk kisha kërkuar kurrë takim. Se kam takuar kurrë.
BERAT BUZHALA: A ka pas përpjekje me ju taku?
SALI BERISHA: Jo ai kishte armiqësi…Po të jetë puna për betejën, në atë kohë, në rrafshin diplomatik beteja zhvillohej midis Beogradit dhe Tiranës dhe Tirana e fitoi betejën në mënyrën më spektakolare. Ne kaluam rezolutën në vitin 94 me 137 vota pro në OKB për Kosovën për vëtëvendosje.
Pra kthehemi të çështja, këta dolën me këto teza. Mediat dolën me teza të tjera, që Remzi Hoxha ka marrë pjesë në autobombën e Gligorovit.
Nëse ka marrë pjesë te autobomba atëherë atë e kanë zhdukur njëqind përqind shërbimet. Gligorovi në atë periudhë ka qënë personi më i ruajtur. Ka patur një sistem dhe shuma shumë të mëdha për sigurinë e tij sepse Maqedonia kishte një rol thelbësor në stabilitetin e saj. Nuk di të ketë marrë pjesë, unë nuk kisha asnjë të dhënë.
Të gjitha këto më kanë bërë mua të mendoj se kjo është një aferë e paimagjinueshme trillimesh. Pastaj u tha se ky paska tentuar një atentat ndaj meje. Kurr s’kisha dëgjuar, nuk më ka informuar as shërbimi dhe askush për një gjë të tillë. Një familje që ka humbur një njëri ka një hall, ka një gur varri në zemër, por një familje që këtë problem e nxjerr çdo herë në fushatë elektorale, mendoj se ka probleme shumë serioze vet. Cdo fushatë elektorale rikthehej tema. Një gjë është. Fatos Klosi ka ardhur pas Bashkim Gazidedes, por nuk ka bërë asnjë hetim për Remzi Hoxhën, ka bërë zero hetim. Dhe të gjithë të akuzuarit kanë qënë këtu, të cilët akuzoheshin se mund të jenë të përfshirë. Kjo është historia.
BERAT BUZHALA: Një temë tjetër është embargoja e naftës me Serbinë.
SALI BERISHA: Unë isha në atë kohë presidenti i vetëm që e kundërshtoja publikisht embragon. Pse? Per shkak të Kosovës, sepse Kosova ishte e vetmja që paguante faturën më të shtrenjtë të embargos. Asgjë s’paguante Beogradi, ishte një gënjeshtër. Anijet në Danub nga Rumania dhe vende të tjera ishin njëra pas tjetrës. Nëse unë do të kisha patur mundësi që nafta të shkonte direkt në Kosovë, unë do kisha organizuar fluksin më të madh të naftës drejt Kosovës. Kjo ishte e pamundur sepse doganën dhe kufirin e kontrollonte Serbia. 96% e naftës futej nga Danubi dhe vende të tjera në Serbi. Një përqindje e vogël shkonte nga Shkodra, nga Shqipëria. Ne në atë kohë nuk kishim mjete motorrike të forta për të kontrolluar në atë kohë liqenin, dhe kontrabandistët kishin prodhuar mjete që i fusnin nën ujë dhe i kalonin. Megjithatë ne i kapëm ata dhe i ndaluam. Kishte një kompani “Shqiponja” e lidhur me PD, sapo doli problemi unë i kërkova të shkrihej. Nuk është se e bënte kompania por kontrabandistët u thonin policëve se jemi të “Shqiponjës”. Dhe unë thirra shefin, Mitro Cela a s’mbaj mënd kush ishte dhe i them që kompaninë do ta shkrish se po përdoret në këtë mënyrë. Ky është një folklor i neveritshëm se gjoja Shqipëri ka furnizuar makineritë. Përkundrazi, Kosova e oërsoi më keq se çdo kush tjetër. Toka mbeti djerrë dhe fermerët e Kosovës nuk punonin dot tokën për shkak të çmimit të litrit të naftës.
BERAT BUZHALA: A jeni penduar për zgjedhjet e vitit 1996?
SALI BERISHA: Jo. Zgjedhjet e vitit 1996 kanë qenë një operacion i kryer nga jashtë kundër Shqipërisë. E kam thënë dhe e them: Ka qenë një diplomat amerikan i quajtur Richard Schifter i cili udhëhoqi Partinë Socialiste nga Athina për të bojkotuar zgjedhjet dy orë para dhe ne e kemi të regjistruar telefonatën e tij, sepse ai ishte në një armiqësi të egër me mua.
BERAT BUZHALA: Zoti Berisha jeni prej të rrallëve që nuk heziton të lëshohesh edhe në debate deri në konflikte me zyrtarë amerikanë por ndërkohë raportet tuaja me Partinë Republikanë kanë qenë të shkëlqyera…
SALI BERISHA: Jo edhe me një pjesë të Partisë Demokratike. Ai ka ai kur nga administrata se Bushi e kuptoi mirë se çfarë ishte ai, Clintoni e kuptoi me vonesë se çfarë ishte. Ai ishte një person i cili erdhi kur po bëhej procesi i minoritarëve grek dhe meqënëse lobi grek ishte i stërfuqishëm, ai duket mori përsipër se do ta ndërpresë procesin. Unë e njihja atë më parë, kisha pasur një marrëdhënie shumë të njerëzishme me të dhe më vjen në takim direkt. Më thotë kam ardhur për këtë proces, gjyqi ndërkohë vazhdonte. Kjo është një kërkesë staliniste i thash, unë kurrë nuk e shkoj në mend, unë jam president – unë kam të drejtat e mia për falje, por procesin nuk e ndërpres. Ai u mërzit shumë, filloi një betejë kthejë kundër meje. Dhe çfarë bëri? Çdo shqiptar që shkonte e merrte dhe përpiqej ta bënte të fliste kundër meje në zyra. Ky u mor me Partinë Socialiste, ky dha urdhër në Athinë, Gramoz Ruçit: Bojkotoni! Kjo është e regjistruar. Dhe bojkotuan zgjedhjet dy orë para mbylljes së kutive të votimit. Dhuna që u përdor të nesërmen ndaj opozitës, ajo ishte një keqardhje e madhe. Ndodhi në një kohë kur unë nuk mora vesh sepse gjatë asaj periudhe unë kisha një takim me një grup përfaqësuesish të Institutit Republikan dhe ministrat që po diskutonim për strategji. E mora vesh vetëm pasi njerëzit u goditën që ishte gjë shumë e gabuar.
BERAT BUZHALA: Fred Abrams në një librat e tij lë të kuptohet që njëra prej arsyeje pse kanë eliminuar është për shkak të frikës që kanë pasur përballë Kosovës..
SALI BERISHA: Fred Abrams është një spiun serb i përzënë nga unë në ’93-shin, bashkë me … si dy njerëz që erdhën të punonin për Beogradin në Tiranë. Dhe i them George Sorosit që këta ose i përzë ose po i përzëmë. Sorosi e filloi me këta. Nuk kam qenë kurrë i pezmatuar me Sorosin, se ai po i jepte miliona Partisë Socialiste, por kam qenë sepse ai punonte kundër qendrës së djathtë dhe Partisë Demokratike me të gjitha mjetet, dhe me këtë nuk jam pajtuar asnjëherë. Ai përbën një rrezik të vërtetë për demokracinë. Shumë të vogla i kam mundësitë por unë do bëj përpjekjet më të mëdha që qeveria amerikane të mbajë qëndrim ndaj atij njeriu. Sepse me paratë që ka ai mund të korruptojë cdo politikanë të korruptueshëm, ku të dojë në Ballkan edhe më gjerë, dhe kjo është shumë e papranueshme.
BERAT BUZHALA: Çfarë i shkaktoi zoti Berisha trazirat në ’97-ën? Me kalimin e kohës, tashmë pas 20 vjetësh i sheh më me gjakftohtësi…
SALI BERISHA: Trazirat ishin një sfond i skemave piramidale të cilat ishin përgjegjësi e imja dhe e qeverisë sime, kjo nuk kishte diskutim. Sepse i toleruam. Por ne i hodhëm në gjyq. Problemi ynë është se ne humbën gjyqin në Apel.
BERAT BUZHALA: E korruptuan ata gjyqin?
SALI BERISHA: Edhe mundet kjo. Por gjykatësit u ngritën fuqishëm se fajdet janë të lejuara në Kodin Civil. Ne nuk kishim mekanizimin e kontrollit të tregut financiar jo bankar. Zero. Ne nuk kishim njohuritë mbi skemat piramidale. Skemën e parë piramidale në Shqipëri e solli në ’91-shin Ajdin Sejdia dhe pastaj filluan të tjerët. Ne nuk kishim as konceptet e funksionimit të tyre, kështu që ata e fituan gjyqin. Dikush i potencoi ata. Unë kërkoja nga FMN-ja dhe Banka Botërore ndihmë, dhe ata më thanë që e rëndësishme është që të mos implikohen institucionet shtetërore, se kështu le të jenë pasi janë korelare të ekonomive që rriten shpejt, dhe më thanë që i ka edhe Izraeli, etj.
BERAT BUZHALA: Zoti Berisha edhe kundërshtarët e pranojnë se ju i kuptoni shpejt situatat…A e dinit se diçka nuk ishte në rregull? A kishte të afërm tuaj që kishin vënë lekë në këto skema?
SALI BERISHA: E dija 100 % që nuk ishte në rregull. Të afërm të mi nuk di të kishin vënë. Në bisedë private po të tregoj një rast. Thirra një person për ta mbajtur këshilltar, i thash ti nuk besoj të jesh i përfshirë në këto skema. Jo tha mi çoi gruaja paratë. Ato ishin shumë të përhapura. Ishte një histeri e paimagjinueshme e njerëzve se do të bëheshin të pasur nëpërmjet një mekanizmi që askush nuk e dinte.
BERAT BUZHALA: A u futën edhe interesat e huaja më tej?
SALI BERISHA: U futën shërbimet e huaja intensive, u futën armë nga jashtë, u liruan nga burgjet njerëz të dënuar 100 vite, dhe erdhën të gatshëm ish-komunistët për të rrëmbyer armë dhe u organizua rebelimi. Kundër kësaj u morën këto masa: E para u përcaktuan zgjedhjet si rrugëzgjidhje, e dyta u hapën depot e armëve. Ata thyen depot në jug në dy vende, ne pastaj hapëm depot në të gjithë vendin. Dy ishin synimet: Krijimi i ekuilibrave dhe mundësia për Kosovën sepse mendonim që ato ti infiltronim sa më shumë në Kosovë.
BERAT BUZHALA: Po atëherë shteti dështoi..
SALI BERISHA: Pa diskutim, ra shteti për nuk ranë mekanizmat anti-krizë, pasi u bënë zgjedhjet. Unë u them bashkëpunëtorëve të mi: Përderisa socialistët kanë bindur një pjesë të shqiptarëve se qeveria ka marrë paratë e tyre ne duhet të largohemi nga pushteti, të hetohemi dhe nëse faktohet diçka e tillë, Partia Demokratike duhet të shkrihet.
BERAT BUZHALA: A ishin demokratike zgjedhjet që u zhvilluan?
SALI BERISHA: Jo, ato ishin zgjedhje për të dorëzuar pushtetin. I fitoi Partia Socialiste, ishte marrëveshje politike. Por ama në fushatë, Fatos Nano u tha shqiptarëve se “unë do tu jap çdo qindarkë”. Unë dola dhe u thash shqiptarëve, “një borxh që nuk është marrë nuk njihet kurrë”. Nuk jap asnjë qindarkë. Dhe unë mund t’i jepja po të doja. Sa për dijeni po të mos ishte ky standard moral unë absolutisht një më një i ktheja paratë. Por po ta bëjë do të thotë të merrja taksat e atij që nuk kishte vënë asnjë lekë në piramida dhe t’ia jepja atij që kishte luajtur bixhoz në piramida. Unë njoha përgjegjësinë. Dhe në fund në vitin 2001 shqiptarët votuan mua me shumicë.
BERAT BUZHALA: Cili është ai veprim për të cilin jeni penduar në këtë periudhë?
SALI BERISHA: Pendimi im është ky: Pasi humbën në Gjykatën e Apelit dhe fituan kompanitë po të kishim pasur njohuritë do të kishim hetuar nëpërmjet parlamentit, sepse nuk kishte kontroll ndaj tyre. Sepse në fund ne krijuam një komision parlamentar me ligj të veçantë dhe nisëm t’i rrëzojmë njëra pas tjetrën. Të ishte bërë në ’94-ën kjo, Shqipëria nuk do të kishte pasur ’97.
BERAT BUZHALA: Arrestimi i Fatos Nanos a ka qenë i duhur në atë kohë zoti Berisha?
SALI BERISHA: E arrestuan socialistët. Dosja e Fatos Nanos nga faqja e parë deri tek faqja e fundit është e hartuar nga qeveria e Partisë Socialiste. Cilido mund të shkojë ta lexojë. Po, u arrestua në kohën time, mbi bazën e asaj dosje dhe asnjë akuze tjetër. Unë e quaj një gabim arrestimin në avancë. Të vendoste gjykata, por paraburgim nuk duhej të mbahej. Mu duk në atë kohë se ata që u bënë kaq aktiv në këtë proces ishin frikacakë, e bënë nga frika. Nuk ishte një veprim që duhej bërë. Kishin frikë, sepse forcat demokratike erdhën në pushtet në një kohë kur kishin kundër të gjitha institucionet e sistemit të vjetër të cilat çdo ditë bënin gjithçka për përmbysjen e tyre.
Më parë le të shohim skemën e mashtrimit që Rilindja Socialiste ka ndërtuar në çdo aspekt të jetës ekomomike dhe shoqërore për shtetasit shqiptarë.
Pra le të kuptojmë sa më thjeshtë atë që dihet por nuk e vërtetojmë dot sepse pushteti i pavarur i drejtësisë ka ngrirë.
Le të kuptojmë se si ndodh që shqiptarët kanë mbetur të varfër dhe vazhdojnë të largohen çdo ditë, ndërsa të kamurit si vjedhës të pamëshirshëm i shijojnë jetët e tyre prej pushtetit dhe e gjejnë mburojën edhe prej Kuvendit dhe mbeten të paprekshëm.
Është koha që njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se pse aty në Kuvend përfaqësia politike e popullit rrëmbehet çdo katër vjet. Ndaj çdo protestë e drejtë të shihet jo thjeshtë si kërkesë përgjegjësish për premtimet e pa mbajtura dhe punët e pakryera sepse rotacioni politik do të kishte ndodhur çdo raund zgjedhjesh, por të shkohet më tej përmes drejtësisë dhe ligjit sepse nga më të pushtetshmit ndër vite këto protesta dhe lëvizje etiketohen dhe vihen në lojë. Janë fare cekët të trajtuara edhe nga mediat këto protesta, këndvështrimi i tyre politizohet skajshëm dhe qytetarët ndjehen të padobishëm për forcën që kanë. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, pra vota e lirë që sjell ndryshim humbet integritetin dhe qëllimin, vidhet dhe vritet prej mendësisë kriminale dhe prej korrupsionit ashtu sikurse edhe financohet prej tyre.
Si po përcillet forca e pushtetit sot në Shqipëri do të shtrohej pyetja?
Kjo tani nuk do më shpjegim pasi lufta për pushtet veç propagandës për një Shqipëri drejt Evropës 2030 apo dhe më shpejt, është shtrirë dhe thelluar në kërkim të vjeljes së votës së diasporës. Dhe kur vijmë tek kjo pikë mund të kërkojmë transparencë dhe llogari se: – A ka ndonjë nismë parlamentare për të motivuar dhe justifikuar shpenzimet për lëvizjet e figurave publike dhe të partive politike me tubimet ndërgjegjësuese për votën e diasporës?
Ku gjinden paratë për të tubuar kryeministri dhe administrata e tij në Greqi, Itali dhe ShBA?
Nëse pjesëmarrja sa vjen e zbehet dhe emigrantët e protestojnë hapur në mënyrën se si po keq qeveriset Shqipëria, së paku propaganda e Rilindjes Socialiste e ka kuptuar se strategjia populiste me këngë e valle nga këngëtarët/et VIP, nuk janë më të pranishëm për t’ia ngrohur dajren Ramës para fjalimit si dhe për t’i kthyer pyetje përgjigjet në aheng* dhe tallava për pjesën e mbetur të kohës.
Propaganda i lë jashtë këto realitete dhe qëmton nga tubimet mesazhin që i duhet Ramës për të qëndruar në pushtet.
Fakti që u përmend diaspora në çështjen më lart është se pjesa dërrmuese e pensionistëve dhe pensionisteve në Shqipëri e mbajnë frymën me pensionet nga vitet e punës dhe të tjerë kush ka fatin mund të mbështetet financiarisht nga ndihma e fëmijëve emigrantë.
Duke ju kthyer zhvillimeve politike-shoqërore në vend palëkundja e korrupsionit në pushtet duhet parë përmes ideologjisë politike që frymëzon skemën për të sunduar dhe jo qeverisur.
Shpjeguar në pak vite pas histori Rama dhe Veliaj ishin dikur paralel në bashkëveprimin mes tyre. Por më pas me pushtetin në horizont për veten e tyre dhe jo për shqiptarët ata u bënë të njohur si zërat e rinj të opozitës. Kryesisht kundër së djathtës në pushtet dhe arritën të bëhen me parti. Ndërsa sot që të dy janë kryqëzuar në majat e larta të udhëheqjes të partisë që morën dhe interesat e Rilindjes Socialiste janë shprehje e shkëputjes nga ajo bazë i mbështeti ata. Rama dhe Veliaj të dy bashkë janë të pandashëm nga vlerat që përfaqësojë. Ata janë prerja më e re e monedhës së pushtet- korrupsionit që kryen transaksione vetëm me tregun e zi dhe aferat brenda Shqipërisë, Bashkimi Evropian vazhdon si pa kuptuar të shtyhet më larg. Shtyhet sepse kjo fytyrë e vërtetë e pushtet-korrupsionit nuk shkëmbehet dot me valutat ndërkombëtare. Slogani BE 2030 nuk nënkupton këtë keq qeverisje drejt BE-së, por lë të kuptosh zgjimin qytetar për t’u afruar me BE-në, një ëndërr e nisur dhe e mbetur peng prej një tranzicioni të tej zgjatur.
Në këtë këndvështrim ‘kokë a pilë’ sikur ta kërkosh shortin e zgjedhjes në monedhën rilindëse, rezultati është i njëjtë. Ke ose Ramën ose Veliajn. Përmes mediave të kapura dhe propagandës që ushtrojnë tashmë ata kanë ngritur një kryeqytet brenda skemës së një sistemi të korruptuar. Ndër këta 11-12 vite të dy e kanë përforcuar rrugën e pashmangshme drejt autoritarizmit parti-shtet dhe kanë si synim jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të synojnë që të qëndrojnë edhe më gjatë, pavarësisht rivalitetit fundosës me njëri-tjetrin.
Duke parë afrimin e zgjedhjeve të ardhshme në qoftë se Rama dhe Veliaj nuk dalin për të shprehur përgjegjësitë përballë kësaj shkalle korrupsioni përpara shpalljes së vlefshme të kandidatëve nga subjektet politike, çdo përpjekje do të duket e humbur sepse pavarësia e pushteteve si e tillë në demokracinë shqiptare vërteton se nuk jeton më. Por do të pranohet dorëzimi i demokracisë kundrejt autokracisë dhe shteti do të sundohet nga monedha Rama-Veliaj (edhe pse ata nuk do të duan të jenë në një), ata janë bashkë dhe do të jenë të pandashëm në shërbim të njëri- tjetrit.
Ai që qeveris sot, pra Rama ka nevojë për pranë dhe korrupsionin e Veliajt sepse do t’i duhet që t’i shkundë çdo qindarkë në emër të reformës në drejtësi po ja lypi puna.
Ka dy rrugë se si paratë mund të përdoren. E para, për të paguar shpenzimin e mbrojtjes nga avokatët dhe e dyta për të investuar tek votat për një mandat të katërt. Deri tani skema Rama-Veliaj ka funksionuar edhe pse është e dështuar. Por e keqja e demokracisë në gjendjen e saj ende të brishtë lidhet me sistemin drejtësisë.
Sa i pavarur dhe sa pushtet më vete ky sistem drejtësie ka për ta mbrojtur demokracinë?
Zhvillimet e kuvendit e tregojnë më së miri këtë. Po shohim në çdo seancë plenare dhe në çdo komision njëanshmërinë dhe protestën. Deputetët e shumicës, rilindësit socialistë janë aty në bllokun e numrave të duhur për të kaluar çdo ligj që e ka pikënisjen nga qeveria. Më i fundit ishte edhe ai i buxhetit 2025. Por me forcën e kartonit rilindësit socialistë janë aty në bllokun e numrave të duhur që edhe të mbrojnë monedhën e pushtet-korrupsionit, të ndjehen se janë pjesë e elitës pavarësisht se janë jashtë interesave dhe programit të bazës socialiste dhe të Partisë Socialiste.
E për sa kohë kjo “luftë” që tërheq vëmendjen në Kuvend vazhdon lind pyetja se ku ishin vendndodhjet e Ramës dhe Veliajt gjatë zhvillimeve të ditëve të fundit?
Të larguar nga lajmi i ditës, por edhe të angazhuar në fshehtësi me daljet e tyre në faqet e propagandës dhe mediave që e mbështesin.
Njëri (Rama) në COP29 për nismat globale të energjisë me një delegacion të ngjeshur të Rilindjes Socialiste dhe tjetri (Veliaj) duke vazhduar me “kujdesin” për të moshuarit dhe pensionistët aty ku Rama e la, diku me ndonjë përurim çerdheje, diku me ndonjë mbjellje fidani, por më therësja ishte kur Veliaj drejton mesazh për kujdesin e shëndetit të pensionistëve në ditën Botërore të Diabetit:-“Sot, në Ditën Botërore të Diabetit, një thirrje për të gjithë: Kujdesuni për veten! Kontrollet e rregullta janë çelësi për ta mbajtur diabetin nën kontroll dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme”. Veliaj i padukshëm me mesazhin e tij përdor ngritjen e një stendë ku ofrohen analiza falas dhe ky ndërgjegjësim bëhet nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi, dhe me zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli shoqëruar edhe nga një grup mjekësh. Teoritë dhe propaganda për ta pasur ushqimin bio dhe jetesën e shëndetshme në një qytet si Tirana janë jo vetëm tallje, por edhe një shuplakë ndërgjegjësuese qytetarëve që të zgjohen se ende nuk po e kuptojnë se për çfarë po flet qeveria Rama që premtoi mjeksinë falas.
Po kjo është e “vërteta”, falas vetëm për një ditë.
Po për 364 ditët e tjera?
Për 364 ditët e tjera kemi atë pjesë humori që përmendëm më lart. Indeksimi i pensioneve që shpesh shitet si rritje e pensionit krijon një çorientim. Premtimi për rritjen e pensioneve është parë si një rrezik për rënien e qeverisë, prandaj Rama e ka ndërruar tashmë atë shteg. Ai dhe ekonomistët e tij i shmangen edhe shifrës së indeksimit sepse kjo ishte një disfatë që tregoi se rritja ishte jo vetëm qesharake nga njëra anë, por ajo la zbuluar rimbursimin e barnave. Lista e barnave për një pensionist dhe nevoja për mirëmbajtjen e shëndetit shkon edhe më shtrenjtë se sa vetë vlera e pensionit që merr një shtetas shqiptar.
Kjo është pjesa e zbërthimit të mënyrës se si propaganda dhe imazhi i Rilindjes Socialiste vazhdon të punojë. Dy anët e monedhës së pushtet-korrupsionit. Rama ju “rrit” pensionet, Veliaj ju ul sheqerin.
Rama ka pohuar në fund të muajit Tetor se ka një bonus për pensionet:- “qeveria akordon aktualisht 350 milionë euro”. Ai nuk jep një shifër ekzakte sepse ushtrimin aritmetik u a lë 710 000 përfituesve pensionistë që janë 1/3 e popullsisë, por që vota e tyre u duhet mot.
Kjo është propaganda elektorale që nuk ka për tu ndalur me këtë strategji deri në zgjedhjet e 2025. Pensionistët në nevojë janë e vetmja shtresë numerike e popullsisë që mund t’u japë votën në shkëmbim të lëmoshës ashtu sikurse mazhoranca e përdor forcën e kartonit për ta mbrojtur këtë mënyrë qeverisjeje. Kjo është edhe mungesa e dinjitetit, bindjet që njerëzit kanë dhe fatkeqësisht detyrohen nga pamundësia fizike dhe e mbijetesës që t’i mbrojnë.
Kjo pjesë na shpie pikërisht në pasqyrën e zhvillimeve të javës. Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të kuptuar se a e kanë të zgjedhurit nga populli qëllim kryesor gjetjen e zgjidhjeve për të mbrojtur dhe interesat shtetasve?
Gjatë kësaj jave vendi kryesor i betejës politike u bë sërish Kuvendi i Republikës së Shqipërisë madje me orë të zgjatura për të kapur limitet fundore të kohës. Kështu u mbyll në mënyrë të njëanshme e Komisioni Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up-it në shëndetësi” i miratuar me vendimin përkatës i cili u drejtua pas shumë përpjekjesh nga opozita që prej krijimit të tij në muajin Mars 2024. Po kështu është mbyllur edhe Komisioni Hetimor “Për trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS”, ku depozitimi i procesverbaleve dëshmitarëve të thirrur me dyer të hapura ka prekur një numër të konsideruar funksionarësh të administratës deri në ministra që janë pas hekurave nën hetim dhe të dënuar për shpërdorim detyre dhe të lidhur me krimin. Por ka patur gjithashtu edhe funksionarë të lartë të cilëve u janë deleguar në detyra të tjera brenda Rilindjes Socialiste që kanë depozituar përgjigjet e hetimeve me dyer të mbyllura. Pjesa e tretë ata më të fuqishmit dhe me funksione të pandryshuara, nuk kanë depozituar asnjëherë dëshmi, nuk kanë dalë përpara përgjegjësive dhe më keq akoma kanë intimiduar dhe vonuar proçesin. Me mbështetjen e propagandës dhe të analistëve në media pushteti dhe mazhoranca e kanë parashikuar mos daljen e rezultateve. Madje përmes mediave të ushqyera dy Komisionet Hetimore të opozitës janë ndëshkuar si instrumente të politizuara dhe një kryekomisioner, Ervin Salianji po vuan dënimin me burg për një proces të stisur, kurth i ngritur dhe fajtor për “shpifje”. Në anën tjetër Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një tjetër kryetare, Elisa Spiropali ka marrë pozicionin për të siguruar vazhdimin e lojës pro kryeministrit pasi, opozita në parlament është bashkuar, përveç individëve dhe grupimeve të vogla që dikur kanë qenë kundërshtarë të pandjeshëm ose opozitë fasadë që ishte e pajtuar me rolin e saj për të mos e shqetësuar pushtetin e Ramës dhe të elitës së Rilindjes Socialiste.
Por cila ishte kundër goditja e mazhorancës për pranimin e dy Komisioneve Hetimore të sabotuara tashmë të opozitës?
Askush nuk po mendohet për shifrën e 200 milion € që është përdorur gjatë periudhës 10 vjeçare 2015 e këtej. Por buxhetit të 2025 do t’i shtohen sa parashikon kjo qeverie dhe 142 milionë € pjesë e kontratave koncensionare, pra vetë skema e PPP-ve ku Sterilizimi dhe Check Up vazhdojnë edhe për dy vite me nga një shtesë përkatësisht 39 milion € dhe 18 milion €. Këto dy zëra pra me rreth 60milion € janë jashtë përllogaritjeve për inceneratorin e Tiranës i cili do të marrë rreth 40 milion edhe pse nuk ekziston akoma.
Me këtë buxhet të shtuar mazhoranca luan si të dojë me forcën e kartonit në Kuvend, por ndërgjegjësimi qytetar do të jetë edhe më i madh kur propaganda nuk përtypet dhe kur drejtësia vepron dhe jep rezultat.
Pikërisht në kuvend mazhoranca goditjet nga “komisionet e dështuara” ose më mirë të shprehura të sabotuara qëllimshëm i është përgjigjur me ngritjen dhe funksionimin pa pengesa të katër Komisioneve të Posaçme me qëllim fitimin e “kredisë politike” në opinionin publik që përmes emërtesave të goditura duket se është Rilindja Socialiste që do ta sjellë BE-në që nesër. Një propagandë dhe vetëlavdërim ku duket qartë se zhvillimet e jetës politike të Shqipërisë kanë mbetur në duart e po atyre protagonistëve që drejtohen nga interesa të njëanshme partiake dhe që me praktika jo demokratike. Kjo në vetvete është kredia e partisë-shtet që fiton mbi një opozitë të bllokuar, të ndëshkuar për mospjesëmarrje në jetën parlamentare apo të paralizuar plotësisht.
Kështu Komisionet e Posaçme si; 1- “Për Rolin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, 2-“Për Reformën Zgjedhore”, 3- “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, 4- “për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, janë mënyra me moderne e kufizimit të të drejtave dhe lirive të shtetasve në emër të një partie e cila do të konsolidojë nesër pushtetin e saj pa nevojën e pasjes së një opozite.
Në këtë pikë të mbërritur zhvillimesh duhet të kujtojmë dhe të dallojmë mirë rolin dhe veçorinë e kthimit të opozitës së bashkuar në Kuvend. Në qoftë se precedenti që krijohet me mbylljen e njëanshme të Komisionit Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up-it në shëndetësi” thjeshtë për mbarimin e afateve kohore dhe pa vlerësuar humbjen nga milionat e shpenzuara sikurse dhe gjetjet nga dokumentacioni i të dhënave të ndjeshme të sigurisë kombëtare mbi lidhjet e krimit me korrupsionin shtetëror nga Komisioni Hetimor “Për trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS”, situata do të vazhdojë të përkeqsohet. ështu përfunduan dhe u depozituan dokumentet e
Jetëgjatësia e tij me në të kundërt edhe përsa i përket imazhit të shëndetësisë shqiptare. Kjo është një tragjedi-komedi e mazhorancës në Kuvend. Mënyra e vetme e funksionimit të parti-shtetit në qeverisjen qendrore dhe vendore. Duke imituar dhe plotësuar njëri tjetrin me pushtetin në duke paralel në vitet e largëta të tre mandateve, Rama dhe Veliaj po kryqëzohen dhe bashkohen në një pikë tani para zgjedhjeve të 2025. Nuk bëhet më fjalë se kush e pret ja i pari rrugën shokut, por se kush e nxjerr jashtë rruge tjetrin. Kjo është strategjia e të korruptuarve për të mbajtur pushtetin
____________
*aheng- argëtim i lëshuar ose dëfrim i shthurur nga përmbajtja.
14 Nëntor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.
Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023. Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.
Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.
Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).
Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.
Duke analizuar grup-moshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.
Pas viteve ’90, norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.
Mungon infrastruktura për të moshuarit
Brezi i sotshëm i pensionisteve jetoi rininë me mungesë kulture dhe njohurish për të siguruar mbrojtje financiare për pleqërinë.
Një shoqëri e bazuar në një traditë të brezave ku fëmijët kujdesen për prindërit në pleqëri po venitet nga nivelet e larta të emigracionit që kanë shkëputur lidhjet fizike ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.
Edhe pse në tranzicion solidariteti mes brezave ende funksionon në aspektin financiar, pasi emigrantët shqiptare vazhdojnë të çojnë të ardhura pranë familjeve të tyre. Në vitin 2023 këto prurje ishin më shumë se 930 milionë euro, më shumë se gjyma e faturës së përgjithshme për pagesën e pensioneve nga qeveria shqiptare,
Për shumë të moshuar jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime. Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.
Azilet publike mungojnë, ndërsa iniciativat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë. Mirela një grua shqiptare që shërben në një shtëpi të moshuarish në Milano prej 20 vitesh ka dëshirë të sjellë këtë përvojë në Shqipëri, por tha se e ka vështirë për të gjetur staf që të ketë aftësitë për t’u kujdesuar për të moshuarit. Disa biznese nisen të investonin në qendra të posaçme për të moshuarit, por kërkesa e shpejtë për shtëpi i zhvendosi projektet e tyre.
Numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi në vitet në vijim për shkak të bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Në vitin 2021, një në 7 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050. Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi.
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022 dukë zënë rreth 16% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990. Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.
Sipas Ministrisë së Shëndetësie në shkallë vendi funksionojnë rreth 39 qendra për të moshuar nga 259 qendra shërbimesh që janë në Shqipëri. 14 qendra ose 36% e tyre ofrojnë shërbime për të moshuar në qarkun e Tiranës, ndërsa 25 të tjerat ofrojnë shërbime përkatësisht në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (nga 2 qendra) dhe Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier e Kukës (nga 1 qendër). Këto qendra nuk janë të mjaftueshme as 2% te të moshuarve në nevojë.
Mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit
Duke qenë se të moshuarit një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ato në lëvizje etj.
Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse, pohojnë tregtarët e pakicës.
Në vendin tonë aftësia blerëse është e përqendruar në grup-moshën 20-45 vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë. Sakaq tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80 vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.
Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse mungon. Në cens 2023, INSTAT numëroi se në Shqipëri jetojnë mbi 87,000 persona mbi 80 vjeç.
Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e tij.
Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura. Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten.
Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.
Pajisje që mund të manovrohen lehtë me prekjen e një butoni, si hapja e dyerve, dritareve apo krevate dhe dollapë, të nevojshme për moshat e vjetra. Pajisje mjekësore si karriget me rrota, sistemet e shpërndarjes së oksigjenit, pajisjet ndihmëse të lëvizjes etj.
Tualete të përshtatur për të moshuarit, mobilie si ashensor, banjot në këmbë do të kenë shumë shpejt një kërkesë në rritje edhe në vendin tonë.
64 mijë të moshuar jetojnë vetëm
Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).
Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona). Gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.
Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011.
Të dhënat e cens treguan se nga 755,950 njësi familjarë që u numëruan nga cens 49% e tyre janë mbi 60 vjeç./Monitor
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Ukriana duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.
Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.
“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.
Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha të enjten se Rusia do të ishte e hapur për negociata për përfundimin e luftës nëse ato do të niseshin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, megjithëse sipas tij në bisedime do të duhej të pranoheshin “realitetet territoriale”.
Moska e përdor këtë frazë për të nënkuptuar që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga katër rajonet që forcat ruse i kanë pushtuar pjesërisht dhe për të cilat Rusia pretendon kontrollin e plotë.
Presidenti Zelenskiy është shprehur vazhdimisht që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë në shkurt të 2022, se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.
Megjithatë, rikthimi tek kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës të vitit 1991 nuk u përmend në “planin e fitores” të Presidentit Zelenskiy, që ai e prezantoi publikisht muajin e kaluar.
Presidenti Zelenskiy tha se lufta kishte të ngjarë të përfundojë më shpejt nën administratën Trump, i cili u shpreh gjatë fushatës së tij se do t’i jepte fund konfliktit me shpejtësi, pa dhënë detaje.
Presidenti Zelenskiy tha se ligji amerikan e pengonte atë të takohej me zotin Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
“Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne (për të siguruar një takim). Ne patëm një takim vërtet të mirë në shtator”, tha Presidenti Zelenskiy, duke shtuar se ai do të bisedonte vetëm me vetë zotin Trump dhe jo me ndonjë të dërguar apo këshilltar.
Kjo e shtunë e 16 nëntorit, shënoi një ditë të rëndësishme për Kishën Katolike por edhe kombin shqiptar, me shpalljen të lumë të dy martirëve At Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazullit që i bashkohen listës prej 38 martirëve shqiptar të shpallur në 2016-ën nga Vatikani
Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.
Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë. Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit Ernest Troshani dhe arqipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.
Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik. bw
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.
Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.
“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.
“Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”.
“Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”.
“UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”.
“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës. bw
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj, ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.
“Qëndrimi im, e kam thënë ka të bëj me mënyrat se si ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2007 – 2008 që do të thotë atëherë kur Serbia nuk zbatonte ne e kemi pasur marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët tanë. Pra edhe pse Kosova e kishte zbatuar pakon e (Martti) Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.
Në muajin shtator Presidentja Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kërkoi më shumë bashkërendim me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të hapen më shumë rrugë për Kosovën në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.
Presidentja Osmani akuzoi ndërkaq Beogradin se po përpiqet të destabilizojë Kosovën nëpërmjet masave të shpallura në fund të muajit të kaluar me të cilat e shpalli Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Serbia e ka arsyetuar legjislacionin me synimin që të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të qytetarëve serbë në Kosovë.
Kundër atyre projektligjeve janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë quajtur shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.
Bashkimi Evropian ndërkaq sot sërish bëri thirrje për shmangie te veprimeve të “njëanshme” të palëve dhe zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se blloku do të vazhdojë të lehtësojë dialogun derisa Kosova dhe Serbia janë të interesuara për procesin e anëtarësimit.
“Sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani tha sot se nuk mund të kërkohet zbatim i detyrimeve vetëm për Kosovën pasi sipas saj nuk ka kuptim marrëveshja.
Kosova dhe Serbia në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë gatishmërie për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke mohuar detyrimet e saj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën.
Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.
“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.
Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera të territorin e Kosovës. Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
E, ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë. sn
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ka çelur në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë një ekspozitë që shpalos për herë të parë dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Mbi 44 mijë dokumente, me dhjetëra publikime, blloqe shënimesh të hedhura gjatë procesit krijues, një roman i pabotuar, përmbledhje me poezi dhe skica, që përshkruajnë veprimtarinë letrare të pangjashme të autorit, i cili e përcolli Shqipërinë në rreth 50 gjuhë të globit, vijnë pranë publikut artdashës. Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, e bija e shkrimtarit të ndjerë, Znj. Besiana Kadare, Drejtoresha e Bibliotekës së COD-it, Znj. Jetona Koçibelli, shkrimtarë, botues, kritikë letrarë dhe gazetarë.
Në fjalën e marrë, kreu i DPA-së u shpreh se pas digjitalizimit në kohë rekord, këto dorëshkrime do të kalojnë në procesin e përpunimit dhe të restaurimit, për t’u dhënë brezava mundësinë e depërtimit në labirintin e mendimit të Kadaresë. “Është nder dhe kënaqësi që në kuadër të një viti të rëndësishëm për historinë tonë, sikurse është 80-vjetori i Çlirimit, të ekspozojmë figura që janë identitare për kombin. I tillë ishte edhe Ismail Kadare. Këto dokumente janë jo vetëm vepra të pabotuara apo thjesht drafte të veprave që më pas janë botuar, apo skica. Janë procesi krijues. Ne arrijmë që përmes tyre të shkojmë hap pas hapi në mendimin e Kadaresë, në mënyrë që të shohim që nga gjeneza deri në draftin final, labirintin e mendimit të tij. Këto dorëshkrime janë të rëndësishme edhe për studime të mëtejshme. Janë digjitalizuar brenda një jave, për të siguruar paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij procesi, do i nënshtrohen përpunimit tekniko-shkencor dhe restaurimit, me qëllim që vepra e Kadaresë të jetë e përjetshme”, u shpreh Bido.
Në fjalën e saj të rastit, Znj. Besiana Kadare vlerësoi ekspozitën e paraqitur, duke theksuar se këto materiale do t’u shërbejnë studiuesve, si një udhërrëfyes i kombit. “Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që ndodhem sot me ju. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Z. Bido që mori përsipër përgatitjen e kësaj ekspozite kaq domethënëse, në vijim të dhurimit që familja jonë kreu pranë Arkivit të Shtetit. Jam shumë e emocionuar t’i shoh dorëshkrimet të paraqitura kaq bukur. Më vjen mirë që është ruajtur me kaq kujdes që të kenë akses brezat e ardhshëm, apo edhe studiuesit sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një shkrimtar, por një kronikë të rrugëtimit të kombit shqiptar”, tha Znj. Kadare.
Mes dokumenteve të ekspozuara, publiku do të mund të shohë nga pranë fragmente nga romani i parë i pabotuar i Kadaresë, “Tri shokët”, shkruar në moshën 11-vjeçare, si edhe të bjerë në gjurmët e vokacionit të tij për letërsinë ndikuar nga vepra shekspiriane, nëpërmjet dorëshkrimit të sprovës letrare “Hamleti, princi i vështirë”. Pjesë e ekspozitës janë po ashtu:
-Dorëshkrimi i romanit të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë ndërkombëtare të pafrerë;
-Dorëshkrimet e romaneve më të lakuara dhe polemike, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” dhe “Përbindëshi”;
-Dorëshkrimet e dramës “Stinë e mërzitshme në Olimp” dhe të sprovës letrare “Dante i pashmangshëm”, ku narrativa përcillet mes mitit dhe bashkëkohësisë;
-Dorëshkrimet e romaneve “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”, që portretizojnë Shqipërinë zakonore;
-Dorëshkrimet e romaneve “Piramida” dhe “Qorrfermani”, që paraqesin alegorinë e një sistemi totalitar;
-Dorëshkrimi i librit “Ra ky mort e u pamë”, shkruar në formën e një ditari mbi Kosovën;
-Dorëshkrimet e romanit “Lulet e ftohta të marsit” dhe të sprovës letrare “Mosmarrëveshja”, të cilat ravijëzojnë Shqipërinë përballë vetes.
Prej këtij fondi të rrallë dokumentesh, janë evidentuar edhe dorëshkrimet e veprave “Spiritus”, “Ftesë në studio”, “Darka e gabuar”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “E penguara” (Requiem për Linda B.), “Jeta, vepra dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Hijet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”. Në këtë korpus materialesh, nuk mungojnë vlerësimet me çmimet dhe titujt “Komandant i Legjionit të Nderit”, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, “Princi i Asturias”, “Çmimi i karrierës” dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si edhe dekreti për dhënien e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Dorëshkrimet e Kadaresë” do të qendrojë e hapur për të gjithë të interesuarit pranë COD-it deri në datë 18 nëntor. Dokumentet nga krijimtaria e ngjeshur e shkrimtarit, u dorëzuan pranë DPA-së në shtator të këtij viti, në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar me familjen Kadare.
Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar veprimtaria e guroreve, problemet që shkaktojnë jo vetëm në mjedis, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rrezikuar seriozisht edhe shëndetin e tyre.
Emisioni ndalet veçanërisht në zonat ku veprimtaria e guroreve po shkatërron masivisht të paktën dy prej zonave ku operojnë edhe numri më i lartë i këtij biznesi, Dimali dhe Kruja.
Guroret konsiderohen si ndër bizneset më të mëdha të dekadave të fundit, për shkak të hovit të ndërtimeve dhe lëndës së parë që duhet për to.
Një ndër dëmet që kanë sjellë guroret, por që është anashkaluar disi, lidhet me humbjen e sipërfaqeve pyjore për shkak të ndërhyrjeve në mjedis për të siguruar gurore të reja, që sigurojnë lëndën e parë për ndërtim.
Edhe pse e kanë të sanksionuar me ligj, kompanitë nuk rehabilitojnë zonat e shpyllëzuara për shkak të aktivitetit të guroreve që kanë kryer, duke lënë pas gropa, që sipas ekspertëve paraqesin efekte negative në mjedis.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, aktualisht në Shqipëri gjenden 268 gurore dhe më shumë se 95% e tyre nuk kanë kryer rehabilitimin e zonës. Ky është një problem që nuk është ngritur vetëm nga banorët dhe shoqatat mjedisore, por edhe nga vetë zyrtartët më të lartë në Ministri.
Ekspertët ngrenë alarmin se guroret po shkatërrojnë florën dhe faunën, ndërsa banorë të zonave ankohen se shpërthimet pa kriter po dëmtojnë dhe shembin banesat, veçanërisht kur janë afër zonave të guroreve.
Sipas ekpertëve të mjedisit, guroret jo thjesht kanë impakt te bimësia, por po dëmtojnë seriozisht jetën e qytetarëve.
Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin.
Milionat që qarkullojnë nga bizneset e guroreve sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, të zonave ku shtrihen këto aktivitete. Dhe natyrisht kjo gjë nuk mund të arrihet pa lidhjet me pushtetin, qoftë në nivel lokal apo qendror. Paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Nga lart qyteteve që janë të prekura nga kartelet e betonit dallon zgavra gjigande, ku janë shqyer pjesë masive të shpateve malore, ku rrëfehet qasja që ne si shoqëri kemi prej dekadash për natyrën, për jetën.
Këto plagë të hapura nga guroret që zhvillojnë aktivitetin pa kriter nuk sjellin vetëm shkatërrimin e natyrës shqiptare, por janë një kërcënim për të ardhmen, për brezat që vijnë. Njollat e stërmëdha të masakrës mbi male e kodrina krijojnë një peisazh të shkatërruar, ku dallohen nënshtresat e tokës, që e kanë humbur pjesën organike prej së cilës ushqehet bimësia.
Shumë pranë me qytetet, këto kantiere vazhdojnë të përhapen me shpejtësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndonëse ky fakt është bërë problematik prej kohësh për banorët pranë tyre. Banorët janë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtohen nga problemet që kanë sjellë guroret, shumica e të cilave funksionojnë në shkelje të çdo procedure ligjore, duke filluar nga mënyra se si e përpunojnë lëndën e parë. Tymi ndotës që ankohen banorët, kërkon përpunimin me ujë për të bllokuar ngritjen e grimcave të rrezikshme kancerogjene për shëndetin.
Sipas biologut Olsi Nika nga “ECOALBANIA”, guroret kanë pasoja serioze mbi mjedisin dhe njeriun. “Të gjitha grimcat e ngelura pezull në ajër janë ato që janë shqetësuesi kryesor, të cilët në fakt nuk është se dëmtojnë vetëm biotën, vetëm botën e gjallë, por dëmtojnë drejtpërdrejt edhe njerëzit nëse këto këto njësi vendosen pranë qendrave të banuara”, tha për “Vetting” Olsi Nika.
Prania e këtyre burimeve natyrore pranë komuniteteve po krijon vatra të reja për konfliktet sociale. Këto konflikte qendrojnë të heshtura duke u akumuluar dhe nëpërmjet protestave mobilizojnë popullsinë rurale dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në këtë episod, “Vetting” do të trajtojë problemet që kanë sjellë guroret në zonën e Dimalit në Berat dhe në Krujë, të cilat janë dy zonat më të dëmtuara nga kjo veprimtari.
Dhunë fizike dhe verbale ndaj banorëve nga pronarët e guroreve, përplasje dhe protesta, shkatërrim të shtëpive dhe ambientit nga eksplozivi pa kriter, ndotje të ambientit, erozion, e mbi të gjitha asgjesim total të ekosistemit natyror, të gjitha nën indiferencën e institucioneve ligjzbatuese.
Këto të fundit reagojnë vetëm kur problemi bëhet publik, duke hedhur hije dyshimi për korrupsionin që mund ti ketë fijet e fshehura midis pronarëve të guroreve dhe drejtuesve të korruptuar të institucioneve.
Sipas ekspertit të mjedisit, Abdulla Diku, Shqipëria paraqet një rast unik përsa i përket menaxhimit të burimeve natyrore.
“Nuk kemi asnjë vend tjetër në rajon të paktën, në Europë jo e jo, i cili të jetë i keqpërdorur në këtë mënyrë burimet natyrore, malet”, tha për “Vetting” Abdulla Diku.
22 guroret që po shkatërrojnë Dimalin
Dimali, dikur i njohur si Ura-Vajgurore, është një nga zonat më të prekura nga shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore. Ky qytet ka 22 gurore në territorin e tij, duke mbajtur rekord me numrin më të lartë në Shqipëri. Kur e viziton këtë qytet, ajo që të bie në sy është jo vetëm shtrirja e guroreve përreth, por një shkatërrim total i kodrinave, ku nuk ka më thjesht shenja të shfrytëzimit, por shihet qartë dëmtimi i parikuperueshëm që i është bërë natyrës.
Në këtë zonë, aktiviteti i guroreve është zhvilluar për vite me radhë, pa u ndalur, dhe gjatë filmimeve nga ekipi i “Vetting”, një re e madhe tymi mbulonte të gjithë territorin e Dimalit, duke mbuluar edhe fshatrat e Pashallisë, Guri i Bardhë dhe Konezbaltë. Kjo ndotje ka marrë përmasa alarmante, duke krijuar një situatë dramatike për banorët e zonës. Shtëpitë që ndodhen ngjitur me guroret janë të mbuluara nga pluhuri, si pasojë e drejtpërdrejtë e aktivitetit industrial. Ky peisazh i shkatërruar është dëshmi e papërgjegjshmërisë së institucioneve ndër vite.
Pluhuri, jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por gjithashtu ndalon plotësisht aktivitetet bujqësore në tokat e zones mbuluar me një shtresë të dendur që ju ndalon bimëve proceset organike natyrore.
Sipas ekspertit të mjedisit Abdulla Diku përveç shëndetit të njeriut, guroret kanë impakt dhe te bimësia.
“Besoj kushdo e ka vënë re që në afërsi të tyre, të karrierave të gurit, pothuajse gjethet e bimësisë janë kthyer jo të gjelbra por kanë marrë ngjyrën e pluhurit të bardhë”, u shpreh për “Vetting” Abdulla Diku.
Një nga banoret e prekura nga kjo situatë tregon për “Vetting” situatën dramatike, që e përndjek për shkak të guroreve.
“Unë jam e tmerruar, e kam vënë urdhëro shikoje, e kam vënë shtëpinë në shitje se nuk duroj dot më, jam e sëmurë, jam me mushkëri të copëtuara, jam me, më është mbushur veshka, po ta shohësh, kam fletën e analizave, më është mbushur veshka plot me kiste e kam veshkën? Pse? Nga ky tym!”, tha për “Vetting”, Shkenca Hyka.
Ajo është banore e lagjes Pashalli në Dimal. Shtëpia e saj mbulohet e para nga tymi dhe ndjen më fort tronditjet nga eksplozivi dhe zhurma që vjen nga guroret.
E prekur nga drama sociale që i kanë shkaktuar guroret, Shkenca rrëfen për “Vetting” se ka ardhur herët në këtë qytet për të krijuar kushte më të mira, por hapja e guroreve I ka sjellë pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike për të dhe familjen e saj.
Edhe pse shpreson të riparojë shkatërrimet e shtëpisë nga shpërthimet me eksploziv, Shkenca kërkon nga bizneset e guroreve që të respektojnë ligjin, pasi përpunimi i gureve duhet të bëhet nëpërmjet ujit për të shmangur ndotjen.
“Po bëhemi problematikë, unë javën e parë, dy herë në polici, as që u ndjenë fare, puna vazhdoi normalisht, që nuk dilja dot”, shprehet e zhgënjyer Shkenca,e cila priste ndihmë nga Policia e Shtetit.
Duke folur për problemet me ndotjen nga guroret, Shkenca kujtohet që kishte nxjerrë për t’u tharë rrobat e lara të nipit të vogël dhe me nxitim tenton t’i heqi pasi pluhuri ka pushtuar komplet zonën.
Në oborrin e kësaj shtëpie ka disa hardhi që kanë prodhuar rrush, por sipas banores nuk mund të konsumohen.
Sipas biologut dhe drejtuesit të “EcoAlbania” Olsi Nika, tymi i guroreve ka pasoja serioze mbi florën dhe faunën, ashtu edhe për njeriun.
“E gjitha ajo grimca e ngelur pezull hyn në mushkëritë tona dhe patjetër ndikojnë te bimët duke i veshur, duke pamundësuar ose duke mininimizuar ritmin e frymëkëmbimit, të fotosintezës, të frymëmarrjes së bimëve. Ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, tha për “Vetting” drejtuesi i “EcoAlbania”.
Në momentin që largohemi nga Shkenca për të intervistuar një banor aty pranë që është duke punuar tokën, guroret ndërpresin veprimtarinë, pasi janë sinjalizuar nga kamionat për prezencën e gazetarëve tanë në terren.
Një nga banorët që ka tokën aty afër, Sotir Pilua tregon se ka probleme me tokën bujqësore pasi ujërat e gurores kullojnë te kanali ngjitur me tokën e tij.
“Edhe bimësia, ja e mbjell, do ta mbjell grurë, nuk bën përpjetë, do ta mbjellë hasëll për dhëntë, kam nja dy tre dhënë, i bie këtu nuk kullosin. Vetëm tym do hanë ato, ca do hanë ato, tymin e gurores ?!”, shprehet për “Vetting” Sotir Pilua.
Për “Vetting”, Pilo tregon se edhe ai nuk ka probleme vetëm me ndotjen nga guroret, por edhe me shtëpinë ku banon.
“Te shtëpia kam problem tymin. Na tymosin, na kanë bërë kështu blozë! Se kur kthen era që këtej, kur kthen për andej, këtej paradite na vjen këtej tymi (bën me shenjë për te toka bujqësore), mbasdite më vete në shtëpi”, tha Pilua, i cili nuk është optimist për reagimin e institucioneve shtetërore.
Problemi me ujin e kanalit që përmbytet nga ujërat e guroreve mund të ketë pasoja më të rënda për tokën pasi sipas ekspertëve këto ujëra tashmë kanë metale të rënda.
“Nëse shkëmbi përmban minerale, ka edhe metale të rëndë, që shkojnë në ujëra, përfundojnë në det, një pjesë e tyre janë edhe të dëmshme për shëndetin sepse përfundojnë në produktet bujqësore blegtorale dhe shumë nga metalet e rëndë janë kancerogjene”, tha për “Vetting” biologu Aleko Miho.
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e vetmja kompani në zonën e Dimalit, që ka bërë rehabilitimin e zonës është “AGBES CONSTRUCTION”.
Nga informacionet e siguruara, kjo kompani me leje minerare të marrë që në vitin 2003 ka rehabilituar rrugën hyrëse për në shkallën e parë të lejes minerare. Sipas Ministrisë së Mjedisit, në 15 maj 2018 po në këtë zonë janë marrë masa me pezullim aktiviteti deri në korrigjimin e shkeljeve të evidentuara ndaj kompanive “Shpiragu B” sh.p.k, “AKS” shpk, “2 Po 6” shpk, “Klisal” shpk, “Mustafai” shpk, “Vëllezërit Llupo” shpk, “Agbes Construksion” shpk, “Zhopi” shpk, “Admir” shpk, “Guri i Bardhë” shpk, “Beta” shpk, ndërkohë që është gjobitur kompania “Salillari” shpk.
Kruja, aty ku hidhet shteti në erë
Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të guroreve, por në dallim nga Dimali, guroret janë më pak të ekspozuara prej rrugëve. Në një cep të një guroreje të braktisur, në vend të pemëve që duhet të ishin mbjellë nga kompania, duket një makinë e djegur, që vitet e fundit është simbol dhe mjet që digjet pas atentateve.
Edhe kjo zonë ka pësuar një shfrytëzim barbar të maleve e kodrave prej guroreve, duke sjellë shqetësime serioze për banorët, madje duke shkaktuar konflikte sociale në mungesë të reagimit nga institucionet shtetërore.
Në dallim nga qytetet e tjera, banorët e kësaj zone janë përplasur me pronarët e guroreve, apo njerëzit që dërgonin këta të fundit, pasi rezultojnë si persona të lidhur me pushtetin. Banorët kanë protestuar edhe tek institucionet ligjzbatuese, por shpesh raportoheshin si denoncues tek pronarët e kompanive.
Vitin e kaluar banorët e fshatit Borizanë në Krujë protestuan kundra guroreve që me anë të përdorimit të eksplozivit denonconin përdorimin e tij pa kriter dhe në distancë të afërt me shtëpinë
Banorët ankoheshin për shkatërrimin e shtëpive, për faktin që kishin bërë denoncime në polici dhe prokurori, por kompania vazhdonte aktivitetin e pashqetësuar.
Më 7 korrik 2023, deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu do të ngrinte shqetësimin e banorëve të Borizanit dhe mungesën e masave nga Prokuroria dhe Policia, por përsëri asnjë masë nuk do të merrej për problemin e banorëvë.
Madje gjërat do të merrnin një kthesë akoma më dramatike, për banorët që ishin në krye të protestës për të mbrojtur shtëpitë e veta nga shkatërrimi.
Disa ditë më pas, në korrik 2023, disa nga banorët që protestuan, do të sulmoheshin dhe do të dhunoheshin në brendësi të një lokali në Thumanë nga vëllezërit e ish deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Fillimisht pamjet dolën në rrjetet sociale dhe u shpërndanë në media duke tronditur opinionin publik duke sjellë largimin e deputetit Rrahman Rraja nga Parlamenti me dorëzimin e mandatit, si edhe shkarkimin nga detyra të ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në atë kohë, Policia e Shtetit doli me një deklaratë për shtyp, ku shpjegoi se ishte bllokuar gurorja “Delia Group”, e cila ishte në pronësi të Viktor Deliut dhe së bashku me institucionet e tjera kryen kontrolle për të matur dëmtimet në disa shtëpi, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Tiranës.
Por edhe sot e kësaj dite, aktiviteti i guroreve në fshatin Borizanë të Krujës vazhdon dhe kjo verifikohet nga pamjet ekskluzive që sjell “Vetting” nga terreni. Banorët ankohen se guroret kanë ndikuar negativisht në jetën e tyre, duke sjellë pasoja ekonomike dhe sociale.
Një nga banorët që ka shprehu shqetësimin është Sinan Morina, i cili flet për problemet e shumta që u kanë shkaktuar guroret.
“Na mbyti ky tymi, guroret na dëmtuan shëndetin. Ka raste këta të gurores hedhin në orën 12 të natës, nuk lajmërojnë kur bohen mina,hic, kur dun me i bo, i bojnë.”, thotë për “Vetting” Sinan Morina.
Por këto zona duket se nuk janë nën kontrollin e institucioneve shtetërore, ku nuk ekziston ligji dhe ku njerëzit duhet të mbrohen vetë. Edhe pas protestave dhe reagimit të institucioneve asgjë nuk ndryshoi dhe rezultoi se e gjitha ishte një fasadë për të kaluar skandalin e radhës.
Sipas Sinan Morinës, me rastin e gurores është shkelur ligji pasi guroret janë shumë afër me zonat e banuara.
Ka shumë arsye që në Krujë nuk mund të mbyllen guroret jashtë kritereve, ose të paktën t’u kërkohet të zbatohet ligjit. Po të analizojmë me vëmendje listën e personave që kanë këto kompani, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë dhe konçesioneve shtetërore, madje që shpeshherë janë lakuar për lidhjet me pushtetin.
Megjithatë në këtë rast problem nuk është përfitimi i fondeve publike, por mënyra se si këto kompani favorizohen dhe mbështeten nga institucionet publike dhe zyrtarët e lartë, në dëm të banorëve.
Në Krujë janë vetëm 3 kompani që kanë bërë rehabilitimin e zonës së guroreve; kompanitë “FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY”, “MILIS BRICK” sha dhe “ANTEA CEMENT” sh.a. Kompanive të tjera u është revokuar licenca nga Ministria e Mjedisit, pasi nuk kanë rehabilituar mjedisin.
Sipas ekspertit Abdulla Diku, mënyra se si bëhet hapja dhe zgjerimi i karrierave e bën të vështirë procesin e rehabilitimit.
“Nuk mund të rehabilitosh një faqe masive shkëmbore, ku pjerrësia është 90 gradë dhe ku do të duhet një volum i jashtëzakonshëm”, deklaron Abdulla Diku.
Në mars 2019, Ministria e Mjedisit i revokoi lejen për guroren në Krastë të Krujës kompanisë “Salillari” shpk, pasi kishte një sërë shkeljesh sipas Ministrisë. Konkretisht kompania nuk kishte bërë rehabilitimin e karrierës, nuk kishte rregulluar sistemimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore dhe mbetjet sterile nuk ishin vendosur në një vend të përcaktuar sipas lejes së mjedisit.
Disa ditë më pas, më 15 mars 2019 kompania “Salillari” bëri ankesë për revokimin e lejes, por kërkesa u refuzua nga Ministria e Infrastrukturës, duke i lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatë.
Por pezullimi i lejes mjedisore të kompanisë “Salillari” ka ngritur pikëpyetje për lejet e tjera për gurore që ka ky subjekt. Sipas nenit 37 të Ligjit nr.10 304 datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, zotëruesi i lejes minerare ka detyrimin të bëjë rehabilitimin e zonës që ka marrë për shfrytëzim dhe në rast të mosrealizimit të planit të rehabilitimit, ky subjekt nuk përfiton leje për një veprimtari tjetër minerare për një periudhë prej 50 vitesh dhe kjo gjë bëhet shkak që t’i hiqet çdo leje tjetër minerare, që ka në zotërim.
Pra, në këtë rast kompania “Salillari” rrezikon që t’i hiqen të gjitha lejet për gurore që ka edhe në zonën e Dimalit, ku në letrën e firmosur nga zv.ministri Ilir Bejtja kërkohet që të bëhet rehabilitimi i zonës.
Në aksionin e ndërmarrë në 2019, Ministria e Mjedisit i ka revokuar licencën edhe kompanive të tjera, si “VEGA” dhe “FRENKI” shpk.
Kompanisë “VEGA” i është hequr licenca pasi ka shfrytëzuar sipërfaqe jashtë lejes së shfrytëzimit, nuk ka respektuar lartësinë e shfrytëzimit dhe nuk ka bërë rehabilitimin e zonës.
Ndërsa kompania “FRENKI” shpk, e cila është në pronësi të shtetasit nga Jemeni Adel Thabit Ahmed Thabit dhe Sami Hoxhaj nuk ka patur leje mjedisi, por ka marrë në menaxhim guroren pas lejes së transferimit për shfrytëzim, që ka marrë nga kompania “ARVO” shpk. Edhe kjo gurore, ashtu si guroret e tjera që nuk kishin rehabilituar mjedisin, ka marrë një gjobë me vlerë 5 mijë euro nga Ministria e Mjedisit.
Nga të dhënat e siguruara nga AKBN-ja, vetëm për periudhën 2014-2023 janë mbledhur në total 7.6 milionë euro për garancinë e rehabilitimit për lejet minerare. Një pjesë e këtyre fondeve të mbledhura, 1.45 milionë euro, janë para nga kompanitë që u është revokuar leja.
Janë me dhjetëra rastet kur banorë të zonave kanë dalë në protesta kundër aktiviteteve të guroreve, që iu ka dëmtuar pronën dhe po ju merr dhe jetën dalëngadalë.
Prej gati 3 dekadash, mbrapa kësaj përplasjeje qëndron oligarkia ekonomike, e cila në Shqipëri është maska që mbulon pronarët e vërtetë të pasurive publike të gllabëruara, ku shpeshherë pas saj gjenden drejtues bandash kriminale nën petkun e biznesmenit, biznesmenë që janë mësuar të përfitojnë nga fondet publike të servirura nga politikanët dhe në fund ata, politikanët e korruptuar që me “Presta Nome” shmangin ligjin, i cili i pengon të dalin drejtpërdrejt si aksionerët e vërtetë të këtyre pasurive.
Në Shqipëri, guroret janë sinonim i abuzimit të pushtetit me burimet natyrore kombëtare, i mosrespektimit të ligjit dhe vjedhjes së shumicës përballë një pakice të korruptuar, që dhunon të drejtën e jetës, shkel ligjin dhe mbi të gjitha asgjeson të ardhmen.
Si shpërfillet ligji për rehabilitimin e zonave nga 95% e atyre që ushtrojnë aktivitet…
Nëse i kthehemi arkivës, vështirë të gjesh qoftë edhe një ish-ministër të mjedisit që nuk ka premtuar mbylljen apo kontrollin mbi aktivitetin e guroreve. Të gjithë janë përbetuar për zgjidhjen e problemit. Një ndër ta ishte edhe Blendi Klosi, i cili u investua personalisht në zgjidhjen e problematikës duke shkuar edhe në terren.
Në studion e “News 24”, ish ministri Klosi do të deklaronte afate konkrete për zgjidhjen e problematikës së guroreve dhe do të zvogëlonte lejet e mjedisit.
“Unë po ju premtoj publikisht dhe kjo do të jetë pjesë e konikës tuaj, pas një muaj, dy apo katër muajsh. Natyrisht deri më 24 maj 2018 do përfundojnë verifikimet e të gjitha gurorëve, evidentimi i problemeve dhe do merren masat përkatëse ligjore. Nga mali më i lartë i veriut dhe nga më i larti i Jugut kemi mbi 1000 leje mjedisore. Unë ju garantoj se nuk do te jenë kaq . Ata që do mbeten do e zhvillojnë aktivitetin brenda një standarti, brenda hapësirave ligjore. Kur një gurore për të zhvilluar hapësirat e biznesit në Shqipëri fiton para, bën biznes, duhet edhe ruaj mjedisin dhe duhet ruaj njerëzit”, deklaronte Blendi Klosi në një prononcim në News24 në vitin 2018.
Por problematika nuk nisi me Klosin, as me parardhësin e tij dhe më herët. Guroret, si shumë aktivitete të tjera të ngjashme e kanë origjinën shumë më herët.
Sipas raporteve nga organizatat mjedisore, transformimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu të hapur mbas viteve 90’, ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në natyrë dhe monitorimi pothuajse nuk ka ekzistuar. Këto aktivitete u intensifikuan dhe u bënë më të dëmshme pas vërshimit në sektorin e ndërtimeve.
Sipas biologut Aleko Miho, guroret kanë qenë biznesi më i madh i këtyre viteve, ku Shqipëria doli mbas viteve ’90 dhe ndërtimi mori hov të madh në zonat urbane, në bregdet dhe duhej lënda e parë për të ndërtuar dhe guroret kanë pasur gjithnjë aktivitet të madh.
Ky ndryshim i dha vrull ndërtimit të ligjshëm e të paligjshëm dhe në të njëjtën kohë lindi nevoja për të krijuar gurore, të cilat furnizojnë me lëndë të parë ndërtuesit, që edhe sot e kësaj dite janë personat më me ndikim në sferën ekonomiko-politike të vendit.
Një ndër dëmet që kanë sjellë guroret, por që është anashkaluar disi, lidhet me humbjen e sipërfaqeve pyjore për shkak të ndërhyrjeve në mjedis për të siguruar gurore të reja, që sigurojnë lëndën e parë për ndërtim.
Edhe pse e kanë të sanksionuar me ligj, kompanitë nuk rehabilitojnë zonat e shpyllëzuara për shkak të aktivitetit të guroreve që kanë kryer, duke lënë pas gropa, që sipas ekspertëve paraqesin efekte negative në mjedis.
Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, aktualisht në Shqipëri gjenden 268 gurore dhe më shumë se 95% e tyre nuk kanë kryer rehabilitimin e zonës. Ky është një problem që nuk është ngritur vetëm nga banorët dhe shoqatat mjedisore, por edhe nga vetë zyrtartët më të lartë në Ministri.
Në qershor 2018, ish Ministri Blendi Klosi do të deklaronte se zona të tëra nga guroret ishin dëmtuar dhe ishte shumë e vështirë që këto zona të rehabilitoheshin.
Në deklaratën për shtyp, Klosi do të theksonte se nuk duhet të jetonin njerëzit nën presionin e tymit dhe presionin e guroreve.
Ish-ministri Klosi do të pezullonte disa leje gjatë kohës që ishte në detyrë, por guroret që ishin licensuar nuk u mbyllën, përkundrazi do të rritej numri i tyre, njëherësh edhe numri i zonave që nuk janë rehabilituar. Janë fakte që “Vetting” i ka konfirmuar përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Sipas Ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, kompanitë ose pronarët e guroreve duhet të realizojnë rehabilitimin e mjedisit, duke filluar me rehabilitimin e sheshit të depozitimit të mbetjeve dhe të gjitha veprimtaritë e tjera, me qëllim parandalimin e dëmtimit të mjedisit e ndotjeve, duke garantuar një rehabilitim të plotë të ekosistemit në këtë zonë.
Në momentin që bizneset pajisen me lejen minerare, ato duhet të paguajnë çdo vit garancinë financiare për rehabilitimin e mjedisit, e cila bëhet në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit.
Guroret marrin lejen mjedisore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku përcaktohet tarifa për rentën minerare dhe garancia për rehabilitimin e ambientit.
Në këtë leje gjenden koordinatat për vendndodhjen e gurores, sipërfaqja e karrierës dhe sasia e volumeve që do nxirren çdo vit. Karriera është vendi ku nxirren mineralet, drejtpërdrejt nga sipërfaqja, me anë të gërmimit ose të mënyrave të tjera, për të siguruar lëndë për ndërtim, tregti e për qëllime të tjera. Kurse renta minerare është përqindja e vlerës së mineralit të shitur, që i paguhet shtetit nga personi apo kompania që zotëron lejen minerare, si kompensim për zvogëlimin e burimeve minerare.
Guroret janë një biznes shumë fitimprurës pasi materialet që merren nga karrierat shkojnë drejtpërdrejt për projekte investimi shumë të mëdha si ndërtimi i objekteve publike, ndërtim pritash lumore, investime në rrugë, të cilat realizohen nëpërmjet procesit të tenderave publikë.
Milionat që sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, skema për të humbur gjurmët
Në rastin kur një bashki apo një institucion publik ka planifikuar ndërtimin e një rruge, ose një projekt ndërtimi që ka nevojë për lëndë të parë, në shumë raste realizohet një tender, ku fitues shpallet kompania që gjendet pranë qytetit, e cila merr pa kriter volume ndërtimi nga gurorja, duke realizuar dhe projektin që shpeshherë ka rezultuar me vlerë të tejfryrë.
Madje për të humbur gjurmët, kjo kompani përzgjidhet si nënkontraktor nga kompania fituese dhe në këtë mënyrë ndahen paratë publike. Këto kompani, si nënkontraktor, por edhe si fitues të tenderit gjenden në çdo sektor të prokurimeve publike dhe janë një mekanizëm se si fitimet shpërndahen në dëm të ambientit dhe taksapaguesve.
Këto janë disa nga mënyrat që paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Milionat që qarkullojnë përmes këtij biznesi fitmprurës sfidojnë mijëra banorë të zonave përreth guroreve me shpresën e ndoshta edhe jetën që po iu shuhet dalëngadalë prej tymnajës së këtyre zgavrave që prodhojnë para për disa, e vdekje për të tjerë.
Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, në kapitullin 27 trajtohen problemet me ambientin dhe sektorët ku ka ngecur Shqipëria. Në raport shkruhet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar dhe i duhet të krijojë agjenci për të luftuar krimet kundër mjedisit për të qenë në një linjë me direktivat e Bashkimit Europian dhe për të mbrojtur burimet ujore.
Për të kuptuar regresin që ka bërë vendi ynë, mjafton të kuptohet se aprovimi i ligjit të ri në 2024 për Zonat e Mbrojtura nga Qeveria Shqiptare është parë nga Bashkimi Europian si një hap mbrapa në këtë drejtim, pasi nuk ka direktiva apo strategji për ndryshimet klimaterike.
Në këto pamje dramatike mbi shpatet e maleve dhe kodra është projektuar egërsia e njeriut si një grabitqar që vazhdon të kafshojë prenë e vet. Shkatërrimi i mjedisit vazhdon, ndërsa këto zgavra na rrëfejnë historinë e shkatërrimit, ku grabitqari dhe viktima është vetë njeriu. Nevojiten masa konkrete për parandalimin e këtyre aktiviteteve me dëme të pariparueshme dhe ndërgjegjësim për mënyrën si të kemi zhvillim të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe në shërbim të të gjithëve, jo vetëm të pakicave. Vetëm nëse i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë pa mëshirë, mund të ndërtojmë një të ardhme në vendin tonë.
Në emisionin investigativ Vetting në News24 është trajtuar çështja e guroreve, që është kthyer në një problem për banorët e zonave ku këto biznese fitimprurëse ushtrojnë aktivitetin. Problemi nis jo thjesht në shkatërrimin e burimeve natyrore, por këto gurore dëmtojnë tokat bujqësore, dëmtojnë banesat, sikundër rrezikojnë jetët e banorëve. Por cilët janë pronarët e guroreve që duket se kontrollojnë jo pak hapësirë në Krujë, dhe pavarësisht protestave të banorëve vijojnë aktivitetin. Vetting zbulon pronarët, që rezultojnë që janë të njëjtët që përfitojnë miliona para publike përmes tenderave.
Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri me numrin më të madh të guroreve, por në dallim nga Dimali, guroret janë më pak të ekspozuara prej rrugëve. Në një cep të një guroreje të braktisur, në vend të pemëve që duhet të ishin mbjellë nga kompania, duket një makinë e djegur, që vitet e fundit është simbol dhe mjet që digjet pas atentateve.
Edhe kjo zonë ka pësuar një shfrytëzim barbar të maleve e kodrave prej guroreve, duke sjellë shqetësime serioze për banorët, madje duke shkaktuar konflikte sociale në mungesë të reagimit nga institucionet shtetërore.
Në dallim nga qytetet e tjera, banorët e kësaj zone janë përplasur me pronarët e guroreve, apo njerëzit që dërgonin këta të fundit, pasi rezultojnë si persona të lidhur me pushtetin. Banorët kanë protestuar edhe tek institucionet ligjzbatuese, por shpesh raportoheshin si denoncues tek pronarët e kompanive.
Vitin e kaluar banorët e fshatit Borizanë në Krujë protestuan kundra guroreve që me anë të përdorimit të eksplozivit denonconin përdorimin e tij pa kriter dhe në distancë të afërt me shtëpinë
Banorët ankoheshin për shkatërrimin e shtëpive, për faktin që kishin bërë denoncime në polici dhe prokurori, por kompania vazhdonte aktivitetin e pashqetësuar.
Më 7 korrik 2023, deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu do të ngrinte shqetësimin e banorëve të Borizanit dhe mungesën e masave nga Prokuroria dhe Policia, por përsëri asnjë masë nuk do të merrej për problemin e banorëvë.
Madje gjërat do të merrnin një kthesë akoma më dramatike, për banorët që ishin në krye të protestës për të mbrojtur shtëpitë e veta nga shkatërrimi.
Disa ditë më pas, në korrik 2023, disa nga banorët që protestuan, do të sulmoheshin dhe do të dhunoheshin në brendësi të një lokali në Thumanë nga vëllezërit e ish deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Fillimisht pamjet dolën në rrjetet sociale dhe u shpërndanë në media duke tronditur opinionin publik duke sjellë largimin e deputetit Rrahman Rraja nga Parlamenti me dorëzimin e mandatit, si edhe shkarkimin nga detyra të ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në atë kohë, Policia e Shtetit doli me një deklaratë për shtyp, ku shpjegoi se ishte bllokuar gurorja “Delia Group”, e cila ishte në pronësi të Viktor Deliut dhe së bashku me institucionet e tjera kryen kontrolle për të matur dëmtimet në disa shtëpi, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Tiranës.
Por edhe sot e kësaj dite, aktiviteti i guroreve në fshatin Borizanë të Krujës vazhdon dhe kjo verifikohet nga pamjet ekskluzive që sjell “Vetting” nga terreni. Banorët ankohen se guroret kanë ndikuar negativisht në jetën e tyre, duke sjellë pasoja ekonomike dhe sociale.
Një nga banorët që ka shprehu shqetësimin është Sinan Morina, i cili flet për problemet e shumta që u kanë shkaktuar guroret.
“Na mbyti ky tymi, guroret na dëmtuan shëndetin. Ka raste këta të gurores hedhin në orën 12 të natës, nuk lajmërojnë kur bohen mina,hic, kur dun me i bo, i bojnë.”, thotë për “Vetting” Sinan Morina.
Por këto zona duket se nuk janë nën kontrollin e institucioneve shtetërore, ku nuk ekziston ligji dhe ku njerëzit duhet të mbrohen vetë. Edhe pas protestave dhe reagimit të institucioneve asgjë nuk ndryshoi dhe rezultoi se e gjitha ishte një fasadë për të kaluar skandalin e radhës.
Sipas Sinan Morinës, me rastin e gurores është shkelur ligji pasi guroret janë shumë afër me zonat e banuara.
Ka shumë arsye që në Krujë nuk mund të mbyllen guroret jashtë kritereve, ose të paktën t’u kërkohet të zbatohet ligjit. Po të analizojmë me vëmendje listën e personave që kanë këto kompani, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë dhe konçesioneve shtetërore, madje që shpeshherë janë lakuar për lidhjet me pushtetin.
Megjithatë në këtë rast problem nuk është përfitimi i fondeve publike, por mënyra se si këto kompani favorizohen dhe mbështeten nga institucionet publike dhe zyrtarët e lartë, në dëm të banorëve.
Në Krujë janë vetëm 3 kompani që kanë bërë rehabilitimin e zonës së guroreve; kompanitë “FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY”, “MILIS BRICK” sha dhe “ANTEA CEMENT” sh.a. Kompanive të tjera u është revokuar licenca nga Ministria e Mjedisit, pasi nuk kanë rehabilituar mjedisin.
Sipas ekspertit Abdulla Diku, mënyra se si bëhet hapja dhe zgjerimi i karrierave e bën të vështirë procesin e rehabilitimit.
“Nuk mund të rehabilitosh një faqe masive shkëmbore, ku pjerrësia është 90 gradë dhe ku do të duhet një volum i jashtëzakonshëm”, deklaron Abdulla Diku.
Në mars 2019, Ministria e Mjedisit i revokoi lejen për guroren në Krastë të Krujës kompanisë “Salillari” shpk, pasi kishte një sërë shkeljesh sipas Ministrisë. Konkretisht kompania nuk kishte bërë rehabilitimin e karrierës, nuk kishte rregulluar sistemimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore dhe mbetjet sterile nuk ishin vendosur në një vend të përcaktuar sipas lejes së mjedisit.
Disa ditë më pas, më 15 mars 2019 kompania “Salillari” bëri ankesë për revokimin e lejes, por kërkesa u refuzua nga Ministria e Infrastrukturës, duke i lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatë.
Por pezullimi i lejes mjedisore të kompanisë “Salillari” ka ngritur pikëpyetje për lejet e tjera për gurore që ka ky subjekt. Sipas nenit 37 të Ligjit nr.10 304 datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, zotëruesi i lejes minerare ka detyrimin të bëjë rehabilitimin e zonës që ka marrë për shfrytëzim dhe në rast të mosrealizimit të planit të rehabilitimit, ky subjekt nuk përfiton leje për një veprimtari tjetër minerare për një periudhë prej 50 vitesh dhe kjo gjë bëhet shkak që t’i hiqet çdo leje tjetër minerare, që ka në zotërim.
Pra, në këtë rast kompania “Salillari” rrezikon që t’i hiqen të gjitha lejet për gurore që ka edhe në zonën e Dimalit, ku në letrën e firmosur nga zv.ministri Ilir Bejtja kërkohet që të bëhet rehabilitimi i zonës.
Në aksionin e ndërmarrë në 2019, Ministria e Mjedisit i ka revokuar licencën edhe kompanive të tjera, si “VEGA” dhe “FRENKI” shpk.
Kompanisë “VEGA” i është hequr licenca pasi ka shfrytëzuar sipërfaqe jashtë lejes së shfrytëzimit, nuk ka respektuar lartësinë e shfrytëzimit dhe nuk ka bërë rehabilitimin e zonës.
Ndërsa kompania “FRENKI” shpk, e cila është në pronësi të shtetasit nga Jemeni Adel Thabit Ahmed Thabit dhe Sami Hoxhaj nuk ka patur leje mjedisi, por ka marrë në menaxhim guroren pas lejes së transferimit për shfrytëzim, që ka marrë nga kompania “ARVO” shpk. Edhe kjo gurore, ashtu si guroret e tjera që nuk kishin rehabilituar mjedisin, ka marrë një gjobë me vlerë 5 mijë euro nga Ministria e Mjedisit.
Nga të dhënat e siguruara nga AKBN-ja, vetëm për periudhën 2014-2023 janë mbledhur në total 7.6 milionë euro për garancinë e rehabilitimit për lejet minerare. Një pjesë e këtyre fondeve të mbledhura, 1.45 milionë euro, janë para nga kompanitë që u është revokuar leja.
Janë me dhjetëra rastet kur banorë të zonave kanë dalë në protesta kundër aktiviteteve të guroreve, që iu ka dëmtuar pronën dhe po ju merr dhe jetën dalëngadalë.
Prej gati 3 dekadash, mbrapa kësaj përplasjeje qëndron oligarkia ekonomike, e cila në Shqipëri është maska që mbulon pronarët e vërtetë të pasurive publike të gllabëruara, ku shpeshherë pas saj gjenden drejtues bandash kriminale nën petkun e biznesmenit, biznesmenë që janë mësuar të përfitojnë nga fondet publike të servirura nga politikanët dhe në fund ata, politikanët e korruptuar që me “Presta Nome” shmangin ligjin, i cili i pengon të dalin drejtpërdrejt si aksionerët e vërtetë të këtyre pasurive.
Në Shqipëri, guroret janë sinonim i abuzimit të pushtetit me burimet natyrore kombëtare, i mosrespektimit të ligjit dhe vjedhjes së shumicës përballë një pakice të korruptuar, që dhunon të drejtën e jetës, shkel ligjin dhe mbi të gjitha asgjeson të ardhmen.
Emisioni Vetting në News24 ka hedhur dritë mbi veprimtarinë e guroreve, cilat janë zonat më të prekura dhe cilat janë skemat që përdoren për të humbur gjurmët. Milionat që qarkullojnë nga bizneset e guroreve sfidojnë interesat e mijëra qytetarëve, të zonave ku shtrihen këto aktivitete. Dhe natyrisht kjo gjë nuk mund të arrihet pa lidhjet me pushtetin, qoftë në nivel lokal apo qendror. Paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Në rastin kur një bashki apo një institucion publik ka planifikuar ndërtimin e një rruge, ose një projekt ndërtimi që ka nevojë për lëndë të parë, në shumë raste realizohet një tender, ku fitues shpallet kompania që gjendet pranë qytetit, e cila merr pa kriter volume ndërtimi nga gurorja, duke realizuar dhe projektin që shpeshherë ka rezultuar me vlerë të tejfryrë.
Madje për të humbur gjurmët, kjo kompani përzgjidhet si nënkontraktor nga kompania fituese dhe në këtë mënyrë ndahen paratë publike. Këto kompani, si nënkontraktor, por edhe si fitues të tenderit gjenden në çdo sektor të prokurimeve publike dhe janë një mekanizëm se si fitimet shpërndahen në dëm të ambientit dhe taksapaguesve.
Këto janë disa nga mënyrat që paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.
Milionat që qarkullojnë përmes këtij biznesi fitmprurës sfidojnë mijëra banorë të zonave përreth guroreve me shpresën e ndoshta edhe jetën që po iu shuhet dalëngadalë prej tymnajës së këtyre zgavrave që prodhojnë para për disa, e vdekje për të tjerë.
Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, në kapitullin 27 trajtohen problemet me ambientin dhe sektorët ku ka ngecur Shqipëria. Në raport shkruhet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar dhe i duhet të krijojë agjenci për të luftuar krimet kundër mjedisit për të qenë në një linjë me direktivat e Bashkimit Europian dhe për të mbrojtur burimet ujore.
Për të kuptuar regresin që ka bërë vendi ynë, mjafton të kuptohet se aprovimi i ligjit të ri në 2024 për Zonat e Mbrojtura nga Qeveria Shqiptare është parë nga Bashkimi Europian si një hap mbrapa në këtë drejtim, pasi nuk ka direktiva apo strategji për ndryshimet klimaterike.
Në këto pamje dramatike mbi shpatet e maleve dhe kodra është projektuar egërsia e njeriut si një grabitqar që vazhdon të kafshojë prenë e vet. Shkatërrimi i mjedisit vazhdon, ndërsa këto zgavra na rrëfejnë historinë e shkatërrimit, ku grabitqari dhe viktima është vetë njeriu. Nevojiten masa konkrete për parandalimin e këtyre aktiviteteve me dëme të pariparueshme dhe ndërgjegjësim për mënyrën si të kemi zhvillim të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe në shërbim të të gjithëve, jo vetëm të pakicave. Vetëm nëse i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë pa mëshirë, mund të ndërtojmë një të ardhme në vendin tonë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane, pasi Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e kaluar.
Zyra e Osmanit njoftoi se ky ishte një takim i rregullt i presidentes me ambasadorin amerikan, i cili është i pari mes tyre prej se Trumpi fitoi zgjedhjet më 5 nëntor.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.
Osmani tha në takim se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë “ekzistenciale” dhe se shpreson se edhe me administratën e re të presidentit të zgjedhur Trump, do të vazhdojë bashkëpunimi i “shkëlqyeshëm” dhe se ajo do të vazhdojë ta ketë në vëmendje Kosovën.
Fitorja e republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA ka sjellë paqartësi edhe në Kosovë.
Njohësit politikë në Kosovë dhe të huaj, kanë shprehur qëndrime të ndara për ndikimet që kjo administratë do të ketë mbi Kosovën.
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha javën e kaluar për Radion Evropa e Lirë se është optimist se Trump sjell një “mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin”.
Por, për Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin “as edhe një gjë pozitive” për Ballkanin nuk mund të vijë nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i SHBA-së (2016-2020), administrata e tij u përqendrua fuqimisht në atë që e quajti “normalizim ekonomik” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më 2020, Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Trump, nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.
Synimi kryesor, sipas kësaj administrate, ishte që bashkëpunimi ekonomik t’i vendoste “në plan të parë përfitimet e qytetarëve, duke i ulur tensionet politike në rajon”.
Gjithashtu, në administratën e parë të Trumpit ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë. REL
Komentet