Berisha: Basha i thoshte ambasadores Amerikane, dalim e flasim jashtë, se na regjistron Berisha
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha duke folur me gratë demokrate është shprehur se Lulzim Basha i thoshte ambasadores që të dalim të flasim jashtë zyre, sepse Berisha ka vendosur regjistrues.
‘Kur ky i pabesë dhe i padinjitet tejkaloi çdo normalitet. Ju garantoj se dora-dorës do të mësoni gjëra të pabesueshme, për pabesitë e tij që janë të turpshme, por nuk është koha të harxhojmë kohë me këtë. Ky zotëri thoshte se gafat e tij ia paska imponuar Sali Berisha.
Ju them se burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores ‘të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha’, se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. A mund ta imagjinoni ju një gjë të tillë?
Nuk ka asgjë mes meje dhe këtu pra. Mirëpo ka një gjë, unë atë nuk e pranoja kurrë në mandat të tretë në krye të opozitës. Do të vija patjetër tek ju për të thënë se ky na çon nga humbja në humbje. Po ashtu, nuk pranoja kurrë që ne të bëheshim ministri e Edi Ramës.
Unë jam për të thënë se Amerika është një shtet, që gjithmonë ka qenë e është pranë nesh. Amerika ka frymëzuar dhe frymëzon kombet për liri’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
‘Sikur e ka nxjerrë Enveri nga hundët’- Berisha: Rama nuk ka tanket, por ka Bashën dhe pengjet…
Gjatë takimit me gratë demokrate, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën dhe Bashën në lidhje me zhvillimin e anti-kuvendit në datë 18 dhjetor.
Duke e quajtur Bashën sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët, sipas Berishës ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij prej diktatori.
Berisha: Ecëm me një shpejtësi të madhe këto dy muaj. Dolëm nga honët ku kishim rënë pas zgjedhjeve. Por kemi një moment vendimtar, në marshin tonë dhe ky është Kuvendi në 11 dhjetro. Ky Kuvend është rithemelimi i PD.
PD ka përfunduar me peng kryetarin e saj në një parti të ekstremit të majtë. Përballë kam sekretaren e PD Sarandë e cila me guxim mbështeti Foltoren që në fillim. E cila mblodhi firmat mes anëtarëve të PD. Dhe dje peng Basha e njofton nga Tirana se u shkarkove për këtë veprim. Ik dhe ik sa më shpejtë dhe mos e prit revolucionin. Peng kryetari, pak ditë më parë shpalli sikur ju nuk ekzistoni.
Ju bashkë me FRPD jeni struktura më demokratike e PD. Ju jeni të anëtarësuar në organizatën e gruas europiane dhe keni një vend nderi aty, keni një respekt në mbarë Shqipërinë. Ai në fakt erdhi dhe po ikën sikur nuk ishte. Del një ditë dhe thotë pa asnjë lloj konsulte dhe merr në telefon zonjën Vokshi dhe i thotë se kam shpallur zgjedhjet e LDG. Të njëjtën gjë bëri dhe me FRPD. Pra sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij. Njeri që nuk besohet.
Ndaj dhe në datë 11 duhet të bashkohemi të gjithë, ftoj edhe ata që akoma e mbështesin atë të bashkohen me ne. 18 është anti-Kuvendi dhe dita e turpit e Ramës dhe po e paralajmëroi se me këtë akt ke treguar se nuk ke asnjë normë demokratike në botëkuptimin tënd. Se këto i ka bërë daja yt në 1990 Spiro Koleka thoshte që të fuste tanket ndaj studentave. Ata nuk e dëgjuan, por Rama nuk ka tanket por ka Bashën dhe pengjet. Ndaj dhe ne ti përgjigjemi Ramës se nëse do luaj me anti-Kuvende ne do ti përgjigjemi me vrullin e pandalshëm të revolucionit tonë fitimtar.
Edhe njëherë ju falënderoi me mirënjohje dhe ju ftoj ta vazhdojmë këtë revolucion i cili përbën mrekullin e dytë më të madhe të kombit shqiptar nga viti 1990 dhe mbrapa. Faleminderit shumë!

Berisha: Rama do braktiste zgjedhjet në 2013 nëse votonin emigrantët
Lideri historik i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ me gratë demokrate është shprehur se në zgjedhje duhet të votojnë patjetër emigrantët dhe diaspora.
Berisha theksoi se në vitin 2013, Rama e kishte kërcënuar me bojkotin e zgjedhjeve nëse edhe emigrantët do të bëheshin pjesë e votimeve.
‘Në primare duhet të përfshijmë dhe mbështetësit tanë pa tesera të PD. Ato parti që veprojnë në këtë mënyrë i kanë të identifikuar votuesit. Ato i japin një kartë pak ndryshe nga anëtari, por kur vjen puna tek kandidatët për deputetë ata votojnë si ne. Kjo përbën një garanci të madhe për kandidatin.
Në mënyrë absolute e konsideroj një turp për Shqipërinë dhe jemi i vetmi vend që nuk përfshin emigracionin dhe diasporën në votë. Nuk krijon mundësitë kushtet që ata të votojnë. Në pamje të parë të duket se është pakujdesi, por jo, është mendësi. Paraardhësit e Ramës e konsideronim armik diasporën. Në vitin 2013 më vuri kusht, që nëse ti fut diasporën dhe emigracionin të votojë, do të bojkotoj zgjedhjet. Është me dokumente kjo.
E bëri njëherë, kurse tani i them bojkotoi, por emigrantët dhe diaspora do të votojë për ligjvënësit shqiptarë’, – u shpreh në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me gratë demokrate.

‘Neni-Basha në statut’- Berisha: Kjo do marri fund që mos ta harrojnë ata që do vinë pas nesh në PD…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në statutin e ri të PD do vendoset ‘neni-Basha’ për të gjithë ata që do vinë më pas në PD.
Sipas Berishës, statuti i ri i cili do kalojë nga Kuvendi në 11 dhjetor, do sanksionohet me nen se nëse kryetari i PD nëse humb zgjedhjet duhet ti thotë lamtumirë PD-së.
Berisha: Kush do mund të imagjinonte se partia që solli votën e lirë ta përjashtonte votën e lirë nga hapësirat tona. Unë i dëgjoj ata se në vend që të japin dorëheqjen dhe të thonë se jemi të paligjshëm, si kryesi jemi të paligjshëm por thonë, po ja ne u miratuam nga Këshilli Kombëtar. Jo jo Këshilli Kombëtar nuk ka autoritet kurrë të dhunojë statutin e miratuar nga Kuvendi. Ky është një dhunim nga peng-kryetari sepse ai i mbodhi shpejt e shpejt lexoi emrat pa asnjë llojë vote. Dhe këto do marin fund. Kryetari sdo mund të veprojë kurrë në këtë mënyrë dhe ai që do marri një akt të tillë do dënohet me ligj. Së fundi, kryetari që humbet zgjedhjet do ti thotë PD lamtumirë. Edhe këtë nen në statut do ta quajmë ‘neni Basha’ që mos ta harrojnë ata që do vinë pas nesh në PD. Që ishte një kryetar që vinte nga humbja në humbje dhe thoshte nuk jap dorëheqje se nuk e thotë statuti. Tani do ja themi dhe e quajmë ‘neni Basha’.
Komentet