Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar në “Studio e hapur” e Eni Vasilit propozimin e tij për armët. Ai tha se ai bazohet në ligjin amerikan që i jep të drejtën çdo qytetari të lirë të ketë një armë.
Berisha tha se nëse kjo bëhet me ligj do të forcojë mbrojtjen e qytetarëve të pambrojtur nga bandat. “Policia është në dorë të Shullazit. Nuk mund t’i besosh asaj” –tha Berisha.
Ai shtoi se nga armatosja nuk ka asnjë frikë se shqiptarët do t’i ngrenë ata kundër njëri-tjetrit.
“Shqiptarët nuk do të shkojnë në luftë civile. Nuk e bënë këtë në vitin 1990 dhe as në vitin 1997” –tha Berisha.
Që nga dita kur ju bëtë një deklaratë që tronditi disi opinionin politik, pati dhe jehonë ndërkombëtare. Si e pritet vendimin për përjashtim?
U ndjeva shumë i nderuar. Pasi këtë kohë e karakterizon koha e shullazëve. Për aq sa mediat flasin e paraqesin, për aq sa komentohet e transmetohet, kjo është koha e shullazëve qeveritarë. E kam fjalën për kohën e krimit të organizuar në shkallën më të lartë. Në dy netët e fundit tritol, vjedhje me maska, arrestimin të biznesmenit në mënyrë më mafioze, e kam fjalën për zotin Neranxi, që organizonte një panair. Kjo është koha e shullazëve. Shullazi kryesor është Rama, Tahiri. Ai që i bënë Neranxit është rrëmbim. Gjetën rastin për ta kapur, ai kishte një panair që ishte një ngjarje jo vetëm për biznesin e tij, por për të gjithë sektorin e atij lloj biznesi. Është një njeri që ka qenë deputet. Policia shkoi dhe pas një muaj dërgoi atje një revole për ta shpëlarë kriminelin Prenga. Ajo polici, nuk u mjaftua dhe nuk e ekzekutoi dot, një nga familjarët Cali, shkoi ti merrte jetën tjetrit. Policia fiku kamerat, pasi është më kriminel se ai. Është krijuar korporata e krimit. Mund të rreshtoi këtu me qindra fakte.
Ju thoni se prokuroria është penguar për këtë dosje për shkak të rrethanave të ligjit, etj. Ka tentuar që të ndaloj policia herë më parë prokurorinë?
Nuk kam dijeni, pasi të dhënat e prokurorisë i quaj sekret më të madh shtetëror. Sekret i dosjes është kusht themelor i krimit. Prokurorë janë ata që shesin dosjet, dhe ata janë më kriminel se kriminelet. Kjo është linja më kriminale brenda atij institucioni. Unë po të garantoj se nuk bëj përpjekjen më të vogël për të marrë informacion më të parëndësishëm në këtë institucion. Askush si merr ato.
Kthehemi tek deklarata juaj për armatosje të qytetarëve shqiptare. Ju thatë se ju bën nder ky përjashtim…Ka pasur shumë komente; ‘Është deklaratë antikushtetues. ‘Fataliste’ e quajti Ben Blushi…
Nuk janë vetëm në qeveri, këto janë faktet e qeverisë dhe unë do ta faktojë. Por, të bëjnë një marrëveshje. Arma dhe njeriu. Arma dhe pushtetit. Cili është qëndrimi i pushtetit ndaj armës? Në diktaturë një nga ligjet më themelore të diktaturës është çarmatosjen e popullit.
Lexoni historinë. Një nga aktet çarmatosja duke përdorur të gjithë dhunën dhe terrorin. Kurse në demokraci ky fenomen nuk ekziston. E drejta ligjore e qytetarit për të patur armën. Janë mjeranë në injorancën e tyre.
Propozimi juaj është serioz kur flisni për armatosjen?
Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik. Cilat janë demokracitë më stabël sot? Janë Norvegjia, një nga vendet më të armatosura, por edhe një nda vendet më të qeta, Finlanda, Suedia, Çekia. Në deklaratën time thashë që qytetarët shqiptarë të armatosen, jo demokratë armatosuni, as mazhoritarë armatosuni, sepse sot në mënyrë absolute nuk ka qytetar përveç qeveritarëve që ka sigurinë minimale. Çdo ditë marr pafund mesazhe. Kam marrë mesazh nga një qytetar në fshatin Marrash, kur hajdutët shkojnë i vjedhin bagëtinë. Të tilla mesazhe marr nga të katër anët e vendit. Policinë e ka marrë krimi, e ka marrë Saje Qorri, e ka marrë Shullazi. Unë kërkoj nga çdo shqiptar që të mendojë për këto probleme, sesa të rënda janë. Depot i hapën qytetarët. Problemi është se nëse shteti nuk i del zot qytetarit nuk i garanton jetën pronën, atëherë qytetari në çdo vend të botës duhet të mbrojë pragun e shtëpisë. Ne po ecim në një situatë të vështirë.
Kujt i referoheni? Për 2015 statistikat thonë se krimi është ulur.
Janë statistikë gënjeshtër. Të shkelësh mbi kufoma i thonë kësaj. Vetëm gjatë këtyre 4 muajve janë bërë 60 vrasje. Nuk shkojnë shqiptarët në luftë civile. Ata që kujtojnë se shqiptarët shkojnë në luftë civile se kanë armë, ata vetëm fantazojnë.
A rrezikon kjo deklaratë të destabilizojë?
Nuk ka patur kombe për kapita që të ketë patur më shumë armë se shqiptarët gjatë kohës otomane, apo para luftës, dhe nuk i kanë përdorur kundër njëri-tjetrit.
A është thirrja juaj që shqiptarët të mos njohin shtetin?
Shteti i tyre ka bërë një ligj për armët që i lejon çdo qytetari të kërkojë armë. E kanë amenduar edhe këta së fundmi, pra blerjen e armës. E kanë zhvendosur në kushte tregu. Do armë, po. Ky ligj përjashton ata që kanë probleme psikike dhe ata me prcedente kriminalë. Ky ligj të autorizon të kërkosh armë kur ndjehesh në rrezik personal, pra po marr armë të mbrohem.
Po thoni që lejet jepen që të favorizohet dikush?
Jepen ose për militantët ose kundër ryshfetit 1 mijë euro..Ke dëgjuar të flitet për vjedhje banesash kanë dalë nga regjistri nuk i përmend më policia. Shiko me armë pajisen ose banditët ose nëse paguan 1 mijë euro. Ligji duhet të ndryshojë, praktika e dhënies është korruptive. Nuk bëra thirrje të armatosen demokratët jo, por të armatosen qytetarët. Do thoni po pse e bëre tani? Sepse nuk ka më siguri, çfarë sigurie ka ai që i vjedhin lekët para Sheratonit? Policia është inekzistente. Çdo njeri që vendos për të vrarë dikë të jesh i bindur që nuk pengohet nga arma, nuk është arma fajtore por vrasësi. Zvicra që ka armë, ka vrasjet më të ulëta në Europë.
Deklaratat tuaja kanë bërë jehonë dhe në mediat e huaja. A ishte qëllimi juaj ky? A mendoni se i keni bërë dëm Shqipërinë me këto deklarata?
Qëllimi im, shqetësimi im, si një ish-president, ish-kryeministër është një dhe vetëm një; sigurua e qytetarëve shqiptarë që po i detyrojnë që të largohen nga ky vend. Shkaku më madhor i vrasjes së shpresës dhe asaj që nuk përsëritet.
A i bën mirë imazhit të Shqipërisë kjo deklaratë?
Se cili është imazhi i Shqipërisë, shiko imazhin që po bëhet kundër Shqipërisë që ja ka nxirë Rama. Rama me lidhjen e tij me krimin. Çfarë ndodh sot? Unë para të vi në pushtet, kaloja nga një studio në tjetër.
Unë thash që do ti zhduk bandat, nga të cilat janë; Aldo Bare, Nehat Kulla, e me dhjetëra të tjerë. Shqipëria nga shpellë e krimit, nga një vend që prodhoheshin libra për mafian, u bë një nga vendet më të sigurta. Banda e Elimjano Shullazin është banda më e rrezikshme në gjithë historinë e vendit.
Prandaj se luftuat dot në kohën tuaj?
Në atë kohë nuk kishte bandë. Në kohën time ishte Dritan Dajti. Kurse ky nuk ishte në atë përplasje. Në kohën time është arrestuar 7 herë është dënuar disa herë. Por në vitin 2014 ky u shpërblye në kohën e Ramës. Emiljano Shllazi nga Edvin Shullazi mori paret me vendim qeverie. Pra, është më i rrezikshëm. Pse? Sepse ka lidhjet më të fuqishme politike me kreun e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Ministri i Brendshëm ju ka ngritur një sfidë se ju kërkoi të ngrinin një Byro Hetimore..
Të gjitha u bënë me leje të Saje Qorrit dhe Shullazit. Janë foto të personave me armë. Ja ku e ruan gjeneralin. Pasi ka marrë vesh se kush e denoncoi, janë bërë oferta të mëdha, kërcënime të mëdha. Të gjitha këto i kam nga oficerë policie. Çfarë ndodhi më 11 shkurt 2014, kur 4 bomba shpërthyen në Tiranë. U gjet një megabombë me gozhda e bulona afër shkollës. Një nga bombat plasi të farmacia e kontrabandistit Tahiri. Çfarë më thotë mua oficeri që drejtoi hetimin. Arrita se bombat e i ka vënë banda e Shullazit. E hoqën nga grupi i hetimit. Pse u liruan Gjuajt? A nuk u mor në Norvegji një Brukaj, Brukaj? Po ç’bëri Saje Qorri? Doli që ishte trillim dhe sajesë. Kjo u bë që të mos shkohej tek Shullazi. Gjutaj i çoi tek Shullazi. Prokuroria ti vëjë hekurat Saje Qorrit për terrotin me 4 bomba që i ka bërë qytetit të tij…
A jeni i gatshëm ti publikoni fotot që më treguat?
Ka një problem hetimi, por do ta shoh nëse nuk cenojnë hetimin
Pse e akuzoni Tahirin?
U dha lajmi që u plagos Shullazi në Qafë Kashar, por Saje Qorri përgënjeshtroi policinë thoshte se nuk është plagosur. E nxori Shullazin për t’i thënë Lul Bashës fole më për mua ke për të lënë kokën.
‘Armatosja” Do ta përktheni në nismë reale në parlament?
Ligjin, kur dëgjon një ish ministër se Berisha kërkon legalizimin e armëve po them je i pashpresë me atë nismë që ke. Ky është ligji mbi bazën e të cilit qytetarët shqiptarë mbajnë armët. Armët nuk janë të
ndaluara për qytetaret që i kanë me leje. Ky ish ministër ka qenë aktiv por i konsideron armët rrezik absolut për njerëzimit.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet