Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një sërë akuzash ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. I ftuar në studion e Eni Vasilit në News 24, Berisha tha se Lu ndjek xhenda personale dhe se ai duhet të japë shpjegime për letrën që i ka nisur prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të ndërprerë hetimet për kompaninë” Bankers”.
“Ai duhet të japë shpjegime për këtë. Nuk mund të kërkojë një ambasador ndërprerje hetimesh. Ai mund të thotë që hetimet të shkojnë deri në fund, por jo të ndalen ato. A janë këto axhenda personale apo të mbështetura nga Uashingtoni?
Kurrë nuk mbështet politika amerikane gjueti shtrigash. Kurrë nuk mbështet politika amerikane axhenda personale. (Lu) Është thirrur në prani të eprorit të tij dhe i është kërkuar mos guxo më të bësh më një gjë të tillë” – tha Berisha.
Berisha nuk i ka kursyer shigjetat edhe ndaj ambasadores së BE-së, Vlahutin.
“Zonja është e njohur universalisht si një mëbshtetsë pa kushte për qeverinë shqiptare” – tha ish-kreu i qeverisë
Tek “Studio e Hapur” Berisha po ashtu e akuzoi Ramën se i ka kthyer dy ambasadorët në fjalë në guvernatorë të vendit tonë.
Sipas Berishës, është e papranueshme që një ambasador të ndërhyjë në një proces hetimor.
“Dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin sillen si Guvernatorë këtu. Nuk ndodh në asnjë shtet në botë kjo që ambasadorët të sillen si Guvernatorë.
Është rast i paprecedentë, që ambasadori të ndërhyjë në hetime. Nuk mundet në asnjë ligj të një vendi demokratik, që të kërkohet për një ambasador të ndëryjë në një hetim të një vendi tjetër.” tha Berisha
Komentet