Berati qytet i ndertuar ne shtate kodra, si ne shtat mrekullite e botes, ka patur privilegjin te ketë simbol ujdhesen e vet. Deshmi per kete eshte Egnatia, ku mendohet te ketë kaluar nje nga Apostujte e jetshkrimit te Krishtit, vetë Shen Pavli
Ne Berat jetoi piktori i paperseritur Onufri dhe dalta e Dovit Selenices, ne punimet e ikonostasave ne Akropolin e Krishterimit ne Kalane e banushme dhe te rralle ne Ballkan dhe Europe si banese e fortese te Komnenit.
Berati permendet per trashegimine boterore me kodiket e rralle si epitafi i Gllavenices punuar me argjend.
Profesor Bedri Dede e ka quajtur Beratin “djepi i psikologise dhe paleonlogjise” qe u perkund nga mesuesi i popullit Bab Dud Karbunara.
“Berati ka qene dhe mbetet model i bashkejeteses fetare. Ne kete qytet te lashte dhe me aq shume histori, ne porten e tij dhe ne kalldremet e tij ka trokitur dhe ecur i madhi Naim Frasheri si dhe Hoxha Tahsim, nje poliedrik. Nje nga ciceronet e rralle te muzeut Todi Sotiraj thoshte “Tek shtepia e Bizbiqeve i eshte bere atentati i pare bimbashit qe u vra ne Gjirokaster.. “
Qyteti i lashte dhe i rralle i Beratit eshte dhe vendi i Neomartireve te Krishterimit, Shen Nikodhimi. Po nga ky qytet ka dalë, ka lindur, jetuar dhe punuar mjeshtri argjendar i madh Agathagjel Mbrica
Kultura bizantine ka ne kete qytet ditarin e biografise si ne arkitekturen e qytetit dhe te faltoreve te kultit mysliman e Kristian !
Nje tjeter mrekulli eshte Medreseja. Per vlerat arkitektonike qe ka Roshniku i Beratit vendlindja e Qyperllinjeve, ku kane lene nder dhe emer ne porten e Stambollit.
Ne Berat lindi Muzaka, krahu i djathte i Kastriotit. Po nga Berati jane Karbunara, Shyqeri Fuga, Vrionasit, Resuli, Buharaj Pulake, Gjergj Stefa qe mbeten simbol te qytetit.
Vetë emertesat e ketij qyteti, Antipatria, Pulihapolis, Beligrad i japin tipikun, si qyteti i urtesise, ndershemrise dhe diturise,qe kane si produkt fisnikrine
Berati te befason, sepse eshte i vetmi qytet qe ka limane, ku ankorohet, udhetari e vizitori.
.
Ne keto limane ku jane copeza jete te ketij komuniteti eshte dhene ditari i ketij qyteti mijëravjeçar e me bukuri te rralle…
Komentet