Berat Buzhala nga Prishtina po i jep orientime shqiptarëve në shtetin amë se ç’ka u duhet të bëjnë me Edi Ramën, me ambasadorët e huaj, ndërsa Ilir Metës po i çon selam që të mos e mbështesë më piktorin!
Heu Berat Buzhala, po a mos vallë je ka ble nga malli që shitet me shumicë nga shteti amë dhe t’u ka bo mendja dhallë ?
A i ke krye ti punët e tua në Kosovë që tash i je kthy Shqipnisë?!
A e ke pastru skenën politike të Kosovës, a i ka largu hajnat, kriminelët, abuzuesit me pushtetin, a e ke futë në punë 24 orë non stop Gjykatën Speciale ?!
A i ke zbardhë Dosjet e Enver Malokut, Xhamail Mustafës e gjithë shqiptarëve të vrarë pas luftës ?
A e ke deligjitimu presidentin e Kosovës që uzuropoi pushtetin nga shitblerja e votave, ku votat u shitën sikur tutorët i shesin prostitutat e tyne me poste ambasadorësh e konsujsh;
A e ke çmontu koalicionin më rrugaç që ka njojtë historia e parlamentarizmit të Kosovës, kur Isa Mustafa u lidh me Thaçin tuj e pasë kundër gjithë elektoratin;
Hë pra Berati i Buzhalës !
A e ke kthy Kosovën në një shtet demokratik, ku vepron ligji, ku nuk vepron politika e ndyrë, klientelizmi, nepotizmi e krimi i organizuar ?
A e ke pastru krejt skenën politike të Kosovës nga rrumpallat, nga rrugaçat analfabetë, sallahanat e hajvanat;
Meqë je tuj fol nga ex cathedra a i ke vendos pikat mbi “i” për çështjen e demarkacionit pa i dhuru në tabaka territore të Kosovës Malit të Zi ?
A i ke rrëzu gjithë muret e ngritura në veriun e Mitrovicës, e në vend të tyne a ke ndërtu ura; ai ke kthy shqiptarët të banojnë në trojet e të parëve të tyne; po trenave që vijnë nga Beogradi a ua ke qartësu se destinacioni ku mberrijnë asht në Mitrovicë të Kosovës;
A e ke mbyllë çështjen e Trepçes, që është pasuri kombëtare e Kosovës, a i ke shujtë ma në fund pretendimet e Serbisë edhe gati pas dy dekadash që kur e humbi luftën dhe NATO e detyroi si pushtuese që t’i largohej Kosovës ?
Po Zajednicën a e ke heq prej fjalorit politik, sepse qëllimi i saj i mbrapshtë ishte me e leopardizu Kosovën sipas modelit të pistë të Republika Sërbskas, ndarje sipas etnisë dhe fesë, kur pakica serbe gëzon të gjitha të drejtat dhe asht pjesë e popullsisë së Kosovës;
Po dialogun Prishtinë-Beograd a e vendose në shinat e duhura, të barazisë dhe riciprocitetit, sepse dada Editë me Thaçin dialogun e ka kthyer në bindje të verbër puthadore ndaj diktatit të egër, që vijon t’i trajtojë shqiptarët e Kosovës si qytetarë të dorës së fundit;
Po Beogradin e binde se nuk mund të ketë dialog midis dy vendeve,
nëse Serbia nuk anullon të gjithë mandatet e arrestit për ata që luftuan regjimin kriminal të Milosheviçit;
nëse Serbia nuk i kthen të gjitha sigurimet e paguara të pensioneve të shqiptarëve të Kosovës, dhe po ashtu
nëse Serbia nuk ia jep Kosovës të gjitha dosjet e shërbimit sekret të shqiptarëve të rekrutuar …
Nëse i ke kry punët e mësipërme ti me shokët e tu atëhere hallall kthejuni shtetit amë, që ta vini në vijë edhe atë !
Po jam e interesume të di nëse a e ke pyt noj herë veten se si asht e mujtun që duke qenë ti Berati i Buzhalës me ca harambashë të tjerë opinionista syleshë,
Kosovën ka tash tre vjet që nuk e njeh as një kokërr shteti ?
Pse nuk po të del zani Berat?
Po ta jap unë përgjigjen:
Sepse klasa politike që ka në dorë shtetin e Kosovës nuk ka as kredibilitet dhe as reputacion ndërkombëtar!
Kosova asht tuj u dergjë sepse klasën politike dhe elitën e ka kundër, ndërsa ti je pjesë e agjitatorëve!
Kosova ka pasur elitë, sepse prej elitës u zhvarros çështja e pavarësisë deri në finalizimin e saj, por elita e Kosovës tash asht e varrosun, ca të vramë, ca të helmumë, ca të vdekun prej pabesisë shqiptare!
Tash Kosova jeton nën terrorin e obskurantizmit, injorancës, korrupsionit, krimit të organizuar sepse këtë gjë e lejon ti Berati i Buzhalës. Ti si pjesë e pseudoelitës. Ti nuk çan krye se çka i bahet popullit sepse atdheu yt fillon e mbaron tek Berat Buzhala, tek interesi yt personal dhe se nuk ta ndin fare as për Kosovën dhe aq më pak për shtetin amë.
Ne do të ishim të lumtur, nëse Berati me kompaninë e opinionistëve qyqanë do t’i kishte përmbushë ato detyrimet që ia kam përmendur ma lart dhe pastaj bujrum le të vinin tek ne e të na jepnin leksione elitarizmi për me ndriçu mendjet dhe me zbardh ndërgjegjet e terrosuna që edhe shqiptarët e shtetit amë të shpëtojnë prej tranzicionit të inkriminum prej klasës politike;
Por klasa politike shqiptare asht e unifikueme prej Tirane, në Prishtinë e Shkup dhe asht e keqja e përbashkët e popullit të vet sepse elitat kanë dështuar plotësisht dhe janë bërë pjesë e të keqes, bashkë me Berat Buzhalën me shokë.
Por mos harro Berat, se Kosova asht djepi dhe toka e njerëzve të dritshëm, të guximshëm dhe të sakrificave, që janë 180 gradë ndryshe nga ky që je ti.
Kosova asht toka që ka lindur Hasan Prishtinën e Isa Boletinin, që ka lindur Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin.
Kosova e tashit asht tuj vuajt prej obskurantizmit, injorancës, ku janë bashku e vëllazëru njerëz të inkriminumë dhe abuzues të pushtetit, që janë gati ta shesin e ta lejnë Kosovën me këtë status quo, në agoni e popullin të lëngojë varfërie, veç ata të majmen pasurie dhe si derra të kënaqun pastaj t’i çajnë dërrasa edhe shqiptarëve të shtetit amë !
Nje leksion i mrekullueshem per shume Berata e per shume Buzhala!
Te lumtë.
Te lumte e nderuar, ai eshte ne sherbim te partis politike ne pushtet