Një lajm i trisht mori sot dhen e u përhap në Betat e më gjerë, vërtet ashtu si dhe ishte, poeti, publiçisti dhe gazetari i njohur Simon Vrusho. Në këtë moment nuk gjen dotë fjalë që të shkruash, pasi lajmi i ndarjes kjo jetë është i hidhur, për njeriun që diti të punoj me kurajo, me vendosmëri e me dinjitet në një rrugë të quajtur e gjatë e plot andralla. Ndonse e kam njohur që në kohë e Kushtrimit të Beratit, gazetë ku botoja edhe unë, për më shumë se 20 vjet që nga konferenca e parë për hebrenjët që u mbajt në Berat në 27-28 Janar 2008, do të bashkëpunonja më gazetarin Vrosho për shumë e shumë shkrime ku prioritet do të ishte tema për hebrenjët e më gjerë. Sot që kam mbet pa fjalë, di të them se rradhë gjen bashkëpuntor si ti. U prehshë në paqe miku im Simon Vrusho, lamtumirë !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ida Mazreku ndjehet i mërzitur me Simon Vrusho. 1 orë • Miku im , nuk po mund te kuptoj pse kaq heret te mori vdekja? A do te kete Berati me ate hijeshin qe ka pasur me ty? A do te jete ndonje person tjeter qe do ta vazhdoj rrugen e Solomon ,ashtu siç punove ti? Athua ka Berati nje tjeter ciceron qe turisteve te tere botes ju tregove ne detaje historin e qytetit tend nder me te bukurit ne bote! Sa veshtire qenka ta marresh nje lajm te hidhur qe ne mengjes. Te qofte dheu i lehte .
Esat Bunguri Me befasoi ky lajm i rende. Miku im, bashkestudenti im, kolegu im, lamtumire. Pse kaq shpejt kjo ndarje, kur kishe pa thene e shkruar plot e plot gjera te tjera! Ngushellime familjes. Qofte i lehte dheu per ty, Simon i paharuar!
Albana Picinane Ëaëëë e pabesueshne..punoi me mish e shpirt per muzeun.Ngushellimee gruas.
Adrian Hysi po ndihet i mërzitur. 2 orë Sot rrëfenjat pushuan dhe Solomoni mbylli dyert.
Ti ike për të treguar se dinjiteti njerëzor është i pavdekshëm.
Cohen Nila është duke e ndjerë i thyer me Simon Vrusho në MUZEU Solomoni BERAT.
32 minuta • Berat • Lamtumire Simon Vrusho, na mbeti pa u pire kafja e fundit mik i çmuar…Jam e lumtur qe te njoha sepse prej teje mora mesimin e madh “Mos hiq dore nga endrrat Cohen” Te premtoj se do bej me te miren time per te çuar deri ne fund ate qe nise Ti, ashtu siç e doje!
Fatbardh Hoxha 2 orë • Lamtumirë miku im Simon Vrusho!Lamtumirë “Solomon”miku i mirë dhe i rrallë i beratasve! Ky qytet i përzishëm s’ka kuptim pa Ty…………….. Lamtumirë poet!!!!!!!!!!!!!!
Luan Shmilli U preftë ne paqe, Bardhi! Ti ne momente te veshtira shendeti, si me ka thenë, ju ndodhe prane! Ngushëllime familjes!
Fitim Kanaci Keqardhje per kete burre fisnik dhe te mencur.Intelektual i rralle dhe me vlere.Njeri i fjales dhe i penes.Ngushellime familjes!
Namir Lapardhaja ka shpërndarë një postim. 2 orë • Sot është larguar nga kjo jetë poeti, publicisti dhe gazetari Simon Vrusho. Me Simonin nuk kemi menduar gjithmonë njëlloj. Ndonjëherë i tejkaluam edhe kufijtë e diskutimeve dhe debateve, por ajo që ngelet është vlera dhe kontributi i një njeriu të rrallë që kurrë nuk bëri kompromise në këtë jetë me të keqen.
Në kujtim të miqësisë dhe viteve kur punuam dhe bashkëpunuam së bashku 😓😓😓…..Pushofsh në paqe, Simon!
Gazetarët e Beratit i shprehin sot ngushëllimet familjes së Simos Vrushos. Ne humbëm një kolegë, qyteti humbi një qytetar të denjë, familja një familjar të përkushtuar. Do të kujtojmë përherë Simon për mençurine, urtësinë dhe dinjitetin njerëzor qe percolle përgjatë gjithe jetës tënde!!!!!!!!!!!!!!
U prehësh në paqe miku dhe kolegujon Vrusho !!!!!!!!!!!!!!
Dhimiter Rrera është me Simon Vrusho. 48 minuta •
Ndërron jetë SIMON VRUSHO! – Spo u besoj syve! Sapo hapa faqen time të fb ,mësova se,sot ka ndërruar jetë Simon Vrusho ! Mësuesi dhe intelektual i mirënjohur, në hapsirat e Beratit e më gjerë .Simoni ishte poet, publicist, studjues e mësues , fjalë pakë dhe i urtë. Simoni është autor i disa librave si ” Hebrenjt e Beratit”. Studiues dhe hulumtues i historisë së Hebrejve në trevat shqiptare ku me inisiativen dhe financimin e vetë , hapi dhe muzeun historik ” Solomoni”, ku pasqyrohet historia e hebrenjve të Beratit e më tej. Lajm i hidhur që në orët e para të kësaj dite këtej nga ana tjetër e oqeanit, humbje e madhe për publicistikën e trevës së Beratit. Humbje e madhe për familjarët e shokët . Të qoftë dheu i lehtë e u prehsh në paqe miku ynë i qeshur Simon Vrusho. Kujtimi ytë do të rroj gjatë në shkrimet që lë pasë dhe në memorjet tona .
Portali Iliriatv Arizona i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve .
Harilla Dafa Iku shpejt Sulo. Duket e pabesueshme kur shikon fotot dhe kujton energjinë dhe pasionin për të treguar se çfar kanë bërë familjet beratase për të ndihmuar dhe mbrojtur hebrenjtë.
Nini Mano – 3 orë -• Sot iku nga kjo jetë miku dhe bashkëpunetori im i mirë, poeti dhe beratasi i palodhur për arsimin dhe kulturën beratase, Simon Vrusho. – Iku i lodhur nga puna e madhe e palodhur që bëri gjatë gjithë jetës për Beratin tonë.
I solli në librat e tij copezat e jetës me mencuri të spikatura të shumë e shumë njerëzve të mirë që mban Berati dhe rrethinat, si model bashkëjetese. I rritur në ererat e Shpiragut, ndjeu përkëdhelinë e ajrit, suferinën e tij, bukurinë e lëndinave, krojeve, maleve dhe mbi te gjitha, mbeti një analist i rrallë i vlerave të shpirtit njerëzor, që i pasqyroi aq bukur në publicistikën e tij. Por dhe poezinë lirike, që nën penën e tij sillte ndjesi ferfëritëse vajzerore dhe dashnorësh rrugeve të ngushta të Mangalemit, copeza jete të pavdekshme…. Demokrat i lindur në lirinë e vet, nuk bëri asnjëherë pazare mbi bindjet e veta si rrallëkush në këtë jetë të trazuar që kalojmë në këtë vend, ku ndershmëria quhet budallallek.
Nuk ndaloi asnjë ditë derisa realizoi dhe Muzeun e vetëm për hebrejtë, të cileve u kushtoi librin e tij me kujtimet e beratasve fisnikë që mbrojtën nga holokausti hebrenjtë që jetonin në Berat, duke nderuar vetë qytetin.
Duket u lodh shumë zemra e Simonit, që nuk donte të ndalonte për të realizuar idetë e pafund që kishte deri në fund. Nuk ja doli dot lodhjes, të cilës nuk ju bind asnjëherë……….
Lamtumirë miku im i mirë, qofsh i parajsës përherë….. Do mbetesh model i bukur jete dhe lum kush do të ndjekë ecjen tënde dinjitoze si ty!
Të qoftë i lehtë dheu!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shpend Sollaku Noé përditësoi fotografinë e tij të kopertinës. 3 orë •
Nuk ikin kështu miqtë, vella Simon Vrusho. Papritur, pa lajmëruar. Mbetemi të gjithë përjetë të tronditur. Mes qiellit mbi kala do të vazhdoj të kërkoj urtësinë tënde; në vargjet e gjithkujt prej nesh – lirizmi yt i rrallë; në prozat e tona – do të vazhdojë të ndihet edhe urtësia jote; në veprimtarinë tonë – edhe kryenecesia jote në betejat shoqërore proverbiale. Merri edhe një palë flatra prej nesh, në fluturimin prej Beratit drejt bojëqiellësisë së përhershme.
Luan Shmilli është me Simon Vrusho. 3 orë •
Një humbje e madhe intelektuale dhe kreative, për qytetin e Beratit dhe më gjerë!
Eshtë larguar nga jeta, publicisti, poeti, punetori i madh i dijes dhe Vlerave, miku dhe kundershtari luajal, kur ishte nismëtar e aktiv në PD, serish miku dhe shoku i penës, nxitës dhe frymezues për politike qytetare, pertej partive politike,
Simon Vrusho! Njohje tepër e hershme me ketë njeri mendjezgjuar, i zones se Shpiragut, i hollë ne mendime, i qete ne gjykime, i hidhur, por jo vrases, shpifes, por ilac, në shkrime, për të gjithë ata që e kuptonin shpejte dhe ata që e kuptonin vone…
Duhet te kenë qenë fundvitet ’70 kur per herë te pare, ne ish klubin 22 Tetori, e kam takuar! Une me i ri, ai më me pervoje dhe mbi te gjitha me cilesi shkrimesh…Hapem mbi tavoline poezitë tona te asaj kohe…poezi te mbrekullueshme, por qe pak i botoheshin, ne gazetat qendrore ku kisha filluar te trokisja dhe une me i riu…
Edhe kur ishim kundërshtarë politike, kur gazeta lokale, e PD e nxjerrë me kurajo dhe dëshirë ndryshimesh, prej tij, “Ideja Kombëtare” ( gazeta e parë posttotalitarizem) ishte kundërshtare e fortë e gazetës së PS, “Berati”- vizioni eurosocialist-, drejtuar nga unë; marrdhëniet tona miqsore dhe qytetare nuk u prishën, nuk atakuam personalisht në individidualitet a karaktere, njeri tjetrin…por idetë e dy partive të qytetit, veprimet negative të tyre dhe drejtuesve, kur vërtet meritonin kritika shtypi!
Simoni ishte e mbetet i pakrahasueshëm!
Takimi im i fundit dy vjet më parë në një klub te Beratit, e ku menjëherë, më ftoi, për zgjidhjen e një “basti” qytetar, por për politike, e unë pranova ti bëj Simonit “arbitrin” ku, pasi dëgjova të dy miqtë, të kthyer në kundërshtare, dhash vendimin!…
Simoni miratoi…”vendim për mua i drejtë dhe “humbesi” do paguajë kafetë…”
Nuk pranoi, muaj më parë, propozimin tim, të vinte në një konkurs ndërkombëtar të poezisë, si një nga poetët më të mirë të Beratit dhe vendit, sipas meje, përfituar nga besimi që më është kërkuar nga organizatorët e festivalit të poezisë, ku autori të ketë libër ose publikime poetike në rjet social. “Nuk ndihem mirë,” më tha dhe me propozoi dy të tjerë, njeri prej të cileve mund të paraqitet në konkurim në Festivalin e këtij viti… Unë këmbëngula, për Simonin, por …paska pasur të drejtë! Iku një zjarr poetik, një ushtar serioz i penës një mediatik i cilësishëm, që ka lënë pas libra, poezi, komente në letër dhe gazetën më të madhe të globit, facebook!
U prehsh në paqe, Simon Vrusho, miku im i vjetër, i drejtë dhe ilaç, për ata që dinin të kuptonin mendimet dhe idetë e tua progresiste dhe plotsisht moderne!
Nuk do të harrojmë!/Sulo Guzho
Komentet