Gazetari Berat Buzhala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ideja që me Presidentin Vucic mund të kryhet një marrëveshje, është naivitet, sepse Serbia ende vijon të minojë pavarësinë e Kosovës me anë të një ofensive diplomatike.
“Serbia është në një ofensivë të tmerrshme diplomatike, kundër pavarësisë së Kosovës. Vetëm vitin e fundit janë bërë 5 tërheqje të njohjeve, si rrjedhojë e diplomacisë serbe. Cfarë bisedimesh mund të kryhen, kur ti me atë që bisedon nuk mund ta qetësosh që të mos minojnë pavarësinë që kemi tash.
Kosova nuk arriti të bëhet pjesë e Interpolit, kryesisht për shkak të kësaj.
Kosova do të vazhdojë të rrjedhë gjak, do të tërhiqen njohje, do të vijojë të sabotohet pavarësia e Kosovës.
Thaçi doli në konferencë për shtyp me Vucic dhe u tha ndërkombëtarëve, nuk jemi problematik, na lini të bisedojmë vet me njëri tjetrin. Për herë të parë, në 100 vite, një lider shqiptar i thotë Bashkësisë Ndërkombëtare, na lini ne të merremi vesh me Serbinë, mos u përzieni.
Shumë keq. Kurrë me Serbinë nuk kemi pas sukses me diskutuar kokë më kokë, përveç kur janë kryer masakra dhe nuk kemi patur bashkësinë ndërkombëtare.
E gjtihë kjo është një naivitet, një interes personal i presidentit Thaçi.”
/TPZ.AL/
Komentet