Në një prononcim për Panorama Online ai foli për lidhjen me vajzën e deputetes së Partisë Socialiste, Ledi Shamku dhe këshilltarit të kryeministrit, Artan Shkreli.
“Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur””, thotë Këllici.
Reagimi i plotë
“Miq. Po lexoni këto ditë muhabete kollovarësh? Mos u trishtoni! Vijnë nga jashtë nesh! PD nuk merret me biografi. Me to merrej Fronti Demokratik i Nexhmije Hoxhës të cilit mesa duket i ka prishur planet gara jonë dhe po fut fuqishëm hundët. Këta tipa, theksoj: pa lidhje me FRPD dhe PD, kanë ditë që po ju fryn në vesh se “dhëndrri i rilindjes po ju merr Forumin”.
Së pari, unë jam Belind Këlliçi dhe votohem për këtë që jam. E kam krenari që vij nga e djathta tradicionale që nga të parët e mi, gjyshi me të vëllanë, me kontribute në të Pavarësinë dhe ngritjen e shtetit shqiptar, në të djathtën dhe vetëm të djathtën shqiptare. Jam biri i dy prindërve të mrekullueshëm, demokratë të orëve të para dhe vet, që fëmijë, jam militant i angazhuar fort në Partinë Demokratike, të cilës prej 6 vitesh, i kam kushtuar gjithçka.
Së dyti, ka kohë që jam i lidhur me një vajzë të mrekullueshme. Është e vërtetë që është e bija e atyre prindërve që shkruan Fronti Demokratik. Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur”. Unë që kam drejtuar departamentin e Ish të Përndjekurve në PD kam dëgjuar plot raste rrënqethëse kur njëri partner e ka pësuar se tjetri s’kishte “partishmëri”. Por kjo ka ndodhu dikur. Ka ndodhur në kohën dhe partinë e atyre që përmbysëm para 25 vitesh.
Kush ka hyrë si kollovar në shoqëri, politikë, intimitet beson se “krushku” që të ka futur e të mban , të lëviz edhe fijet e të drejton. Të përdor edhe si mashë për të kapur gështenjat që s’i zë dot. Ky sorollop Fronti s’e ka për gjë të tradhëtojë si kauzat ashtu edhe dashuritë. Unë nuk kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë llumnajë. Jemi ndarë që në ’90ën ne demokratët prej luftës së klasave, rrëmimeve në biografi, intrigave dhe shantazheve të bodrumeve. Unë kam hyrë në një garë ku kërkoj votat e çdo demokrati të ri që në rradhë të parë ka respekt dhe vlerësim për veten, që beson tek vlerat e individit, që kërkon të udhëhiqet nga një drejtues me integritet e dinjitet, që kërkon një politikë të re dhe një FRPD të fuqishëm”.
Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë nga Pogradeci në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të tepërt në pushtet për çdo minutë që . . .
Në një intervistë për “Vanity Fair”, Ermal Meta tregon se e vogla Fortuna Marie, e lindur në qershor 2024, nuk është vajza e tij e parë. Ai dhe partnerja e tij Chiara Sturdà u bënë prin . . .
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të një kontrate lobimi në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 6 milionë dollarë. Në një reagim zyrtar, PD sqaroi se pagesa është mbuluar tërësisht . . .
Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit po përballen me kushte të vështira jetësore. Përveç mungesës së lirisë, ata po përballen me mungesë së aksesit në drejtësi dhe trajtim çnje . . .
Qeveria ka shpallur 26 prillin (ditën e shtunë), ditë zie kombëtare, pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Franceskut.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të u . . .
Ndërsa bota përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe komunitetet fetare në Shqipëri do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe shpirtërore dhe hi . . .
Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.
Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë . . .
Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dh . . .
SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri . . .
Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana . . .
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e kreut të Kishës Katolike të Ronës, Papa Françesku.
Përmes një njoftimi zyrtar, Kisha Orthodokse Autoqefa . . .
Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkv i metropolit të Tiranë-Durrësit, e ka konsideruar të Papa Franceskun si Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit.
Në një reagim për ndarjen n . . .
Komentet