Belgjika ka fituar pastër 2-0 kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 të Botërorit.
Skuadra belge, e cila në gjysmëfinale u mund nga Franca, fiton për herë të dytë kundër ‘Tre Luanëve’ në këtë Botëror pasi diçka të tillë e kishte bërë më parë edhe në fazën e grupeve.
Takimin e vulosën golat e Munier dhe Hazard. Mbrojtësi i krahut i dha shumë shpejt avantazhin skuadrës së drejtuar nga Martinez pasi zhbllokoi që në minutën e katërt, ndërsa Hazard realizoi golin e qetësisë në minutën e 81-t.
Si rrjedhojë Belgjika e mbyll me medalje këtë Botëror, të bronztë, pavarësisht se ata kishin pretendime për më shumë. Ndërkohë Anglia pas humbjes në gjysmëfinale kundër Kroacisë nuk bën një figurë të mirë në mbyllje të “Rusi 2018”.
Gjithsesi edhe skuadra e drejtuar nga Sauthgate mund ta konsideroi një Botëror pozitiv, pasi nuk pritej që ata të shkonin deri në këtë fazë.
Belgjikë 2-0 Angli
Komenti i ndeshjes
82′ Hazard dysfishon rezultatin, shënon golin e dytë për Belgjikën
46′ Nis pjesa e dytë
45′ Përfundon pjesa e parë, vendos goli i shënuar në minutën e katërt
4′ Minuier kalon Belgjikën në avantazh, nuk fal nga brenda zone.
1′ Ka nisur takimi
Do të luhet sot në “Saint-Petersburg Stadium” ndeshja e parafundit e Botërorit e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 mes Belgjikës dhe Anglisë, dy skuadra të cilat janë ndeshur edhe në grupe.
Belgjika e eliminuar në gjysmëfinale nga Franca dhe Anglia e eliminuar nga Kroacia do të përcaktojnë ndërmjet tyre fituesen e medaljes së bronztë.
Për këtë sfidë të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në formacion. Nga ndeshja e fundit Belgjika ka zgjedhur të ulë në stol Fellaini-n dhe Dembele, ndërsa Anglia do startojë me Rose, Dier, Jones, Delph dhe Loftus-Cheek, lojtarë të cilët janë rezervë për Anglinë.
Formacionet zyrtare
Komentet