Me shumë shqetësim i kam ndjekur zhvillimet e kohëve të fundit rreth çeshtjes BELERI zhvillime që kulmuan sot me deklaratën skandaloze të BE rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Greqia sot ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke avancuar ndjeshëm një kauzë për të cilën ka disa dekada që punon e që është helenizimi, autonomia dhe pse jo shkëputja e jugut të Shqipërise para anëtarësimit të plotë të saj në BE duke shfrytëzuar një shtet krejt të dobët dhe aspak serioz shqiptar më i dobëti i të gjitha kohërave që nga viti 1912 dhe padyshim më antikombëtari që ka njohur historia e shtetformimit shqiptar.
Interesi gjeostrategjik i Greqisë është krijimi i një situate në jug për një asociacion të ardhshëm (siç e tha Ardit Bido tek Çim Peka Live) dhe pse jo autonomi të jugut të Shqipërise në një të ardhme shumë të afërt!
Beleri është vetëm masha për njohjen ndërkombëtare të Himarës si zonë minoritare kur aty ka vetëm një përqindje banorësh shqipfolës dhe jo minoritarë grekë!
Greqisë nuk i plas fare për Fredi Belerin por po e shfrytëzon atë për qëllimet e saj ekspasioniste dhe helenizuese të Jugut të Shqipërisë.
Greqia arriti ta inkorporojë çeshtjen Beleri në refuzimin e avancimit të negociatave për antarësim në BE.
Por brenda këtij refuzimi Greqia ka arritur ta mbjellë dreqin në Himarë që qeveritë pasardhëse shqiptare do ta kenë thuajse të pamundur ta shkulin.
Fredi Beleri është akuzuar nga prokuroria e Janinës për pjesëmarrje në grupin terrorist të Peshkëpisë dhe akuza sipas studiuesve grekë i është hequr për interesa madhore politike greke.
Beleri është mbrojtur nga shteti grek!.
I dënuar nga shteti shqiptar për poshtërim dhe dhunim të simboleve të shtetit shqiptar dhe i mbrojtur nga shteti grek deri sa i është parashkruar (skaduar) dënimi.
Është akuzuar nga drejtësia greke për pjesëmarrje ne organizatën MAVI në një tentativë dytë për akt terrorist në Shqipëri pas atij të Peshkëpisë në vitin 1994 dhe dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje (kuptohet nga ndikimi politik grek).
E pafalshme që ky njeri u lejua të kandidohet nga opozita shqiptare si kandidat i saj!
E pafalshme çfarë dëmi i kanë bërë jo vetëm opozitës por interesit kombëtar shqiptar.
Më bën për të vjellë fakti që ndërhyrjet nga kryeministri grek për Belerin nuk kundërshtohen në bllok nga partitë politike shqiptare pavarësisht kushteve të vështira ku ndodhet opozita dhe Partia Demokratike në veçanti!
Është e mirëpritur çdo deklaratë e Greqisë si shtet i BE-së pêr gjendjen e mjeruar dhe kapja e shtetit nga mafia por narrativa vetëm për Belerin sikur demek po shkelen të drejtat e minoritetit na çon në vitin 1995 dhe është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë!
Më këtë qëndrim të nderuar miq të mos ju shkojë në mend që po mbroj Edi Ramën dhe qëllimet e tij pas sagës Beleri të cilën unë vazhdoj ta mendoj si të orkestruar dhe koordinuar me miqtë e tij greke!
Me këtë Rama edhe plotëson ambicjet greke edhe stopon avancimin e integrimeve në BE gjë të cilën nuk e ka dashtë kurrë por si mjeshtër propagande duke na u shitur si patriot kur në fakt po bën krejt të kundërtën duke rrenuar interesin kombëtar shqiptar.
Sikur të mos na mjaftonte rënia e shtetit në duart e mafias, rënia praktike e pluralizmit politik tani duke qenë në këtë derexhe jemi para një rreziku edhe të vënies në pikëpyetje serioze të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.
Milaim Nela