Valon Behrami e Granit Xhaka janë nominuar për futbollistin më të mirë të vitit 2016 në Zvicër përkrah portierit Yann Sommer.
Federata e Futbollit e Zvicrës, në uebfaqen zyrtare ka njoftuar të enjten se këta tre futbollistë janë të nominuar për çmimin e më të mirit për vitin 2016, përcjell Koha Ditore.
Votimet janë të hapura në uebfaqen zyrtare, kurse tifozët mund të votojnë deri më 14 gusht, pasi shpallja e më të mirit do të bëhet më 29 gusht.
Behrami e Xhaka ishin pjesë e ekipit zviceran në “Euro 2016”, që u eliminua në 1/8 e finales nga Polonia. Si Behrami ashtu edhe Xhaka në edicionin 2016/17 do të bëjnë karrierë në Premier League. Përderisa Behrami do të paraqitet me skuadrën e Watfordit, Xhaka është bërë pjesë e Arsenalit.
Komentet