Marrëveshja më e rëndësishme që qeveria shqiptare nënshkroi sot me qeverinë e Malit të Zi, ajo për ndërtimin e urës mbi Bunë që do të lidhë dy shtetet, u bë qesharake nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.
Kryeministri malazez Dritan Abazoviç shprehu kënaqësinë e tij dhe vlerësimin e madh për këtë projekt me shumë vlerë për të dy shtetet, ndërkohë që Rama e përzjeu si zakonisht me ironitë e tij të zakonshme dhe thumbat për të tërhequr vëmendjen.
“Më vjen shumë mirë, – tha Rama ndër të tjera, – që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme në aspektin e jetëzimit të vizioneve dhe të planeve, që është marrëveshja për ndërtimin e urës mbi Bunë, e cila do të kthejë distancën mes Malit të Zi, më saktë midis Ulqinit dhe Velipojës në 300 metra, nga dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra kilometra, një absurditet. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë, është një marrëveshje jetësimi e bazuar në projektin e zbatimit që është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projektin e zbatimit e kemi realizuar me fondet tona. Tani me fonde të përbashkëta do të bëjmë edhe urën, se siç i thashë edhe Dritanit, këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta dhe nuk shkon që tua paguajë Shqipëria dhe urën!”.
Kjo deklaratë erdhi pasi Abazoviç e vlerësoi projektin me seriozitetin më të madh për rëndësinë që ai paraqet për zhvillimin e përbashkët. Një pjesë nga përgjigjet:
Gazetarja malazeze: Keni përmendur ndërtimin e urën mbi lumin e Bunës. Kur është parashikuar nisja e ndërtimit dhe fundi i punimeve? A i keni siguruar financat dhe nga cilat burime? Pyetje për të dy kryeministrat.
Dritan Abazoviç: Kjo ishte marrëveshja qendrore, të cilën e kemi nënshkruar, për ndërtimin e urës. Kjo ide varion dhe disa animime i kemi treguar. Në këtë kontekst, është pak më i shtrenjtë sesa e kemi menduar herën e parë. Nuk është asgjë spektakolare. Mendoj se do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë. Do të mundësojmë financimin nga buxheti kapital. E kemi pikën e hapur, kemi edhe mjete rezervë për këtë çështje, por ditën e parë nuk do të jepet vlera e plotë, por do të jepen mjete fillestare. Dhe tashmë kemi biseduar që do t’i ndajmë dhe kjo të bëhet në disa vite, pagesa të bëhet në disa vite që të mos jetë asnjë ngarkesë e tepruar për dy vendet tona. 73 km në mes të Ulqinit dhe Velipojës janë – ura do të jetë 300 metra.
Kemi trafik të jashtëzakonshëm gjatë verës në pikën kufitare, trafik të jashtëzakonshëm gjatë verës dhe unë mendoj se shumica e këtyre mysafirëve do të kalojnë nëpër aksin e ri rrugor. Do të ketë benefite të drejtpërdrejta në GDP e njërit apo tjetrit shtet. Marrëveshja që ta paguajmë 50 me 50 është shumë në rregull, është e drejtë, pala shqiptare e ka bërë projektimin, e ka liruar Malin e Zi nga këto shpenzime. Nuk janë as këto shpenzime të vogla dhe unë shpresoj që do të vijmë shpejt në faqet që të hapim tenderin për ofertuesin më të mirë.
Edi Rama: Tani, mua më …se ishte pyetja për të dy më duket, mua më vjen keq që nuk flas dot në gjuhën tuaj, siç bën Dritani që kush e pyet shqip, i përgjigjet shqip dhe kush e pyet në malazezish, i përgjigjet malazezisht, por Dritani është fenomen i rrallë. Edhe nga ata që unë njoh, në ditët e sotme, mbase është i vetmi edhe pse i flet shkëlqyeshëm të dyja gjuhët, nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve kur ecën.
Kështu që unë po ju përgjigjem shqip, në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni. Projekti ….faleminderit njeherë se pyetja më bëri të ndjehem në shtëpi, se edhe gazetarët në Shqipëri kur thua për një projekt, thonë “sa kushton?”. Të krijojnë ndjesinë sikur gati gati iu kërkohet ta paguajnë ata…. syri.net