SHESHI I TIRANËS PËR FESTA
Laundromati – Skicë nga LD-NY 2024
Apo e sfidon Erion Veliaj drejtësinë?
Veliaj vs SPAK është kjo ndeshja e tapetit të pritshëm, në qoftë se do të drejtoheshim me gjuhën e disiplinës së mundjes në sportet e rënda edhe për rastin kur për t’i mëshuar propagandës së Rilindjes Socialiste dhe të bërit lajme nga kryetari i bashkisë Tiranë edhe kur ai i fshihet kërkesave të qytetarëve dhe të opozitës të shprehura me protesta të vazhdueshme. Vetëm gjatë një jave e gjen Veliajn në sa në tapetin e “Botërorit të Mundjes” dhe sa në themelet mbi një simbol kulture të shkatërruar prej disa vitesh si Teatri Kombëtar deri sa arrijmë tek dy ngjarjet më të bujshme siç ishin riorganizimi i 12 drejtorive dhe Parada e 28 Nëntorit. Tek këto dy të fundit duhet ndalur pak më gjerë pasi propaganda shtyhet tinëzisht dhe gjithnjë fsheh shpenzimet dhe spekulon me datat.
Në rastin e Botërorit të Mundjes – jo olimpike, duke u shprehur se Bashkia e kryeqytetit i ka energjitë për ta kthyer Tiranën në një qytet për të gjithë, ky term sportiv i huazuar nga mundja, por mesazhi se Veliaj ka kënaqësi për të:-“pritur në Tiranë dhjetëra shtete, nga të gjithë cepat e botës, dhe pavarësisht se politika ka bindje të ndryshme, ca janë majtas, ca janë djathtas, ca janë në veri, ca janë në jug” etj. për të gjithë ata që e dinë se planeti është në sormë sfere, cepat në ligjëratën e këtij agjitatori përsëritës janë vetë koncepti i dijeve për të mashtruar. Termi sportiv për “ta kthyer”, pra jo zhvilluar etj. etj. i huazuar nga mundja nënvizon forcën me të cilën Veliaj mendon se ka. Pasi duket qartësisht se ai është harruar se është nën hetim që prej vizitës së tij të parë në SPAK, 6 muaj më parë.
Gjatë boshllëkut ndërkombëtar që Rama krijoi me vizitën në Selanik si një takim me diasporën, Veliaj u gjend pikërisht në mjedisin ndërtues të Teatrit duke “garantuar” se ky projekt bëhet për të jetuar deri në 100 vitet e ardhme. Një mesazh mjaft i fortë që i kundërpërgjigjet protestave popullore që duan ta largojnë Velinë nga Bashkia e Tiranës si kreu i korrupsionit dhe pastrimit të parave në ndërtime.
Një reagim i tretë vjen nga lëvizja e ristrukturimit të administratës. Zgjedhjet janë përpara kështu që formacioni i ri i zgjedhur duhet të ndryshojë taktikën e 5D-ve për të arritur rezultatin për zgjedhjet e ardhshme nga e njëjta strategji e përdorur më parë në në 2021 dhe 2023. Pikërisht në këtë pikë duke patur parasysh se ashtu sikurse Kuvendi drejtohet me frymë parti-shtet, të njëjtën frymë Veliaj e përcjell në Këshillin Bashkiak Tiranë. Në qoftë se në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë juve do të kërkoni ORGANOG-RAMA, (Organograma), aty do të gjeni qindra qoshet e rrjetës administrative. Nëpunës apo patronazhistë kjo tashmë ka pak rëndësi sepse në çdo njërën prej tyre është një vend pune me rrogë shteti dhe me përfitimet e saj që lidhet me partinë-shtet. Pas Kryetarit, Nënkryetarëve, Kabinetit dhe Sekretariatit, Organog-Rama Veliaj ka 72 Drejtori, 159 Sektorë, 24 Njësi administrative, 3 Lagje dhe vetëm një Zyrë të Gjendjes Civile. Mendoni Tiranën, kryeqytet me gati 1 milion banorë dhe ku mbi 40 mijë apartamente, produkt i ndërtimit, janë bosh dhe të pa jetuar.
E fundit në këtë analizë jo për t’ia thjeshtuar SPAK-ut dhjetra kallëzimet që janë depozituar ndërkohë, por mos përgjegjësia dhe mashtrimi i vazhdueshëm të kthyera në propagandë e kanë lodhur publikun për gjetjen e zgjidhjeve të duhura. Besojeni ose jo, por është Veliaj ai që shtron dreka bamirësie për pensionistët dhe tashmë po i largohet kauzës së tij sepse kryeministri po kujdeset për rritjen e pensioneve jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin. Një elektrizim propagandistik elektoral i shëmtuar që shkon deri në tallje me publikun kur krerët e korrupsionit janë ata që organizojnë 112 vjetorin e Pavarësisë.
Sa e kujdesshme është gjuha e propagandës kur thotë për Paradën e 28 Nëntorit:-““me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”. Në pamje të parë duket si festa e Ditës së Flamurit, por të valëvitet flamuri për gjatë gjithë muajit Nëntor kudo, ky mesazh bëhet gjithëpërfshirës ashtu sikurse edhe agjenda e Rilindjes Socialiste ka punuar për të qendruar në pushtet gjatë këtyre 11-12 viteve.
Ku e ka Veliaj ditën e Çlirimit të Tiranës?
A është ai kryetari i Bashkisë që veç qytetit edhe Sport Klub Tiranën po përpiqet ta fundosë?
Veliaj është Kryetari i Bashkisë më të madhe të vendit ku jeton thuajse 1/3 e popullsisë së vendit. Kryetari i disa dhjetra sektorëve dhe drejtorive i një kryeqyteti ku mbrëmja bie duke zgjuar mbi 40 mijë fantazma apartamentesh të cilat nuk harxhojnë ujë, energji elektrike apo të prodhojnë plehra. Një krahasim me fantazmën e inceneratorëve që rrëmben çdo ditë 80 mijë €.
Nuk ka patriot më të përgjegjshëm se sa Erion Veliaj, njeriu i rrjetës së mijëra fijeve që e lidhin korrupsionin me pushtetin vendor të kryeqytetit, me administratën shtetërore dhe qeverinë, sheshi “laundromat” ku pastrohen paratë të cilat synojnë vazhdimësinë e pushtetit pas çdo lloj zgjedhjesh.
6 Nëntor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Greqija duhet te paguaj per krimet qe Ka bere ne Shqipri
Qeverija shqiptare nuk duhet ta mbyll gojen prepara greqis qe ti vej kushte si iintegrim per europen