Gjatë një ceremonie të mbajtur në Bruksel, Bashkimi Evropian dhe Kolumbia, kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave për qëndrim të shkurtër për qytetarët e Kolumbisë në Evropë dhe për evropianët që duan të shkojnë në Kolumbi.
Në emër të BE-së, marrëveshja është nënshkruar nga Jean Asselborn, ministër i Emigracionit dhe Azilit në Luksemburg njëherazi kryetar i Këshillit si dhe nga Dimitris Avramopoulos, komisioner për Emigrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.
Maria Angela Holguin, ministre e jashtme e Kolumbisë, ka qenë gjithashtu pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja është nënshkruar në prani të presidentit kolumbian Juan Manuel Santos dhe shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Me marrëveshjen e re, sipas një komunikate të lëshuar nga Këshilli i Evropës, qytetarët e BE-së mund të udhëtojnë drejt Kolumbisë dhe të qëndrojnë pa viza deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Një lehtësim i tillë është mundësuar edhe për qytetarët e BE-së.
“Kjo marrëveshje do ti sjellë më afër njerëzit e Kolumbisë dhe të BE-së”, ka thënë Jean Asselborn.
Komentet