“Të dashur tifozë. Më vjen shumë keq. Ëndrra jonë nuk u përmbush. Nuk ia dolëm të shkonim në finale, kështu që Rio nuk do ndiqet nga një tjetër natë magjike. Për fat të keq, ne na mungoi diçka shumë e rëndësishme kundër Francës: pak fat. Humbjet janë pjesë e lojës megjithatë, edhe pse dhemb. Ne duhet të pranojmë performancën e kundërshtarëve tanë dhe ta urojmë përzemërsisht skuadrën franceze për kalimin në finale.
Unë jam krenar për atë që arritëm. Ne luajtëm deri në fund futboll sipas stilit tonë. Ne vazhduam të rriteshim si skuadër në shtatë javët e fundit dhe ky bashkim, që na bëri të fortë në Brazil dy vjet më parë, bëri të njëjtën gjë këtu në Francë. Ne jemi një skuadër, ne jemi Die Mannschaft.
Tifozët tanë janë gjithashtu pjesë e saj. Kudo ku ishim, Lilë, St. Denis, Paris, Bordo ose Marsejë, falë jush, ne kishim lojëtarin e dymbëdhjetë. Entuziazmi juaj ishte i qartë dhe dukej në stadiume. Ne gjithashtu ndjemë mbështetjen e gjithë popullit të Gjermanisë. Në këtë pikë, duam t’i themi faleminderit të gjithë tifozëve.
Ne do donim gjithashtu të falënderonim Francën dhe francezët. U ndjemë të lumtur, të sigurt dhe plotësisht të mikpritur që nga dita e parë. Kishim kushtet më të mira të mundshme në Evian. Kishim mundësinë të përqendroheshim dhe të stërviteshim intensivisht, si dhe të qetësoheshim dhe të rekuperonim aty ku qëndronim. Franca ka qenë një vend pritës I shkëlqyer për Kampionatin Evropian. I heq kapelen Francës në emër të skuadrës.
Merci! Au revoir! Mirupafshim së shpejti!”
Letra është publikuar në faqen zyrtare të skuadrës gjermane. Schwinsteiger, tani do të bëjë një shkëputje nga futbolli para se të nisë parasezonin me Manchester United.
Komentet