VOA
Rusia ka liruar yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, në këmbim të lirimit nga Shtetet e Bashkuara të tregtarit famëkeq rus të armëve Viktor Bout.
Lajmin e konfirmoi në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.
“Ajo është e sigurt. Është në avion, duke u kthyer në shtëpi,” tha zoti Biden në një postim në Twitter.
Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris bideuan në telefon me zonjën Griner nga Zyra Ovale, tha një zyrtar amerikan.
Komentet