Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian do ta luajë kundër Sllovenisë si mysafire më 31 gusht të këtij viti.
Ndërkaq ndeshjen e dytë Kosova do ta luaj si nikoqire më 3 shtator kundër Ukrainës, kurse më 7 shtator është mysafire e Bullgarisë, derisa më 10 shtator e pret Slloveninë, pastaj udhëton në Ukrainë më 14 shtator dhe ndeshjen e gjashtë e të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve do ta zhvilloj si nikoqire më 17 shtator ndaj Bullgarisë.
Duhet theksuar se sot në Munih të Gjermanisë është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në vitin 2017 në katër shtete, Finlandë, Turqi, Izrael dhe Rumani. Përfaqësuesja e Kosovës do të garoj në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Kosova do të luftoj për dy vendet e para në grup që e dërgojnë në Kampionatin Evropian. Ndeshjet do të zhvillohen prej 31 gusht deri më 17 shtator 2016 me sistem vajtje-ardhje dhe në tërësi Kosova do t’i luaj 6 ndeshje gjatë këtyre kualifikimeve.
Grupet e kualifikimeve për Kampionatin Evropian:
Grupi A: Belgjika, Islanda, Zvicra, Qipro
Grupi B: Gjermania, Holanda, Austria, Danimarka
Grupi C: Rusia, Bosnja dhe Hercegovina, Suedia
Grupi D: Polonia, Estonia, Bjellorusia, Portugalia
Grupi E: Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Kosova
Grupi F: Gjeorgjia, Mali i Zi, Slloavkia, Shqipëria
Grupi G: Maqedonia, Hungaria, Britania e Madhe, Luksemburgu
Komentet