Është thirrja më e përdorur në këtë fillim fushatë për zgjedhjet e ardhshme politike. E artikulojnë opinionistë, politikanë e demokratë të vërtetë.
Të gjithë nisën nga dëshira për të ndryshuar situatën e pa precedentë të pa shpresë ku e ka katandisur vendin, një qeveri e korruptuar dhe e pa përgjegjeshëm për pasojat negative, me afatgjatësi të pa llogaritshme.
Të gjithë e duam ndryshimin,mund të themi edhe një pjesë e konsiderushme e elektoratit socialist, shpreson se një ndryshim do jetë i dobishme edhe për ato. Se në fund të fundit,bukës i thonë bukë, si të djathtë e të majtë e kur ajo mungon në tryezë ,dhimbjet e barkut janë njësoj për të gjithë.
Thënë këto natyrshëm lind pyetja:shumë e drejtë të kërkohet bashkim i të gjithë energjive dhe potencjaleve që mund të ndryshojnë situatën.
I bëhet thirrje të larguarve,biznesit të vogël e të madh,intelektualve e gjithë komponentëve të shoqërisë shqiptare.
Nënshkruhen kontrata me të pakënaqurit e momentit,rasti i banorve të Astirit,apo lëvizjes për mbrojtjen e teatrit, po ne gjithë këtë përpjekje për të afruar sa më shumë të pakënaqur nga qeverija, është harruar apo neglizhuar një shtresë e popullatës,dhe jo e vogël,shtresa e (ish) të persekutuarve politike.
Dikush mund të thotë po ato dihet se do votojnë djathtas,e drejtë dhe e gabuar. E para nuk jemi në vitet e para të demokracisë kur në të persekutuarit kënaqeshim me premtimet dhe lirinë për të çfaqur mendimet pa frikë.
Kanë kaluar 30 vjet dhe ish të persekutuarit ngelën pjesa më e neglizhuar e shoqërisë shqiptare.
Në çdo prag zgjedhjesh na qerasin me karamele,me slogane që tashmë të shkaktojnë dhimbje koke.
Kemi shumë borxhe ndaj jush,Ju jeni krenaria jonë,duhet të bëjmë më shume sheqerka të tjera.
Na premtohen se në listat për deputetë do ketë përfaqësues dinjitoz të shtresës tonë,po ajo kryesorja,ajo kontrata që pamë të bëhet me banorët e Astirit apo me artistët e teatrit ,nuk i shkon fare ndërmend njerëzve përgjegjës në PD t’i afrohet edhe shtresës tonë.
Ne nuk na duhen individë ,kushdo qofshin ato me të kaluar perskutimi që kur janë në karriget e parlamentit kanë vetëm kartonat jeshil,ne na duhen veprime konkrete qe do i vinin në ndihmë shtresës që u persekutu dje dhe përbuzet sot.
Ne kemi të drejtë që të kërkojmë të mos tallet njeri me ne si deri tani,na thonë se do dëmshpërbleheni me tetë keste,po ne kemi të drejtë të pyesim ,këto këstet sa janë një vjeçare,dhjetë apo qindra vjeçare,boll me lojna fjalësh .
Nuk po kërkojmë lëmoshë ,është punë e pa paguar,punë skllevërish,se po të kërkonim edhe dëmshpërblim për burgosje të padrejtë ,Ju duhet të na dëmshpërbleni si dëmshpërblyet byroistët Ramizit e Fullanet.
U privatizuan banesat me nga dy qind mijë lekë,ndërsa të persekutuarve I zbritet nga ai palo dëmshpërblim vlera e banesës me çmimet e tregut(personalisht nuk kam asnjë interes,thjeshtë se nuk kam marr banesë).
Nëse i doni votat tona na flsni për problemet tona ,nuk duem fjalë të bukura,duam të dijmë si do e zgjidhni mashtrimin kolosal me letrat me vlerë që i mblodhen me Adriatikën e famshme.
Po të doni mos dërgoni asnjë emër ne parlament nga të persekutuarit ,po na jepni një program të qartë e të ndershëm e na premtoni se çështjet tona nuk do zgjidhen me VKM,po do kalojnë si ligje nëpërmjet parlamentit,e keni parë se si i mbrojnë njerezit e tyre socialistët ,I bëjnë ligje që nuk I prek njeri.Të persekutuarit janë kundër pinjollve të diktaturës ,po ka kalu ajo kohë që vetëm urrejtja mjaftonte për të motivu shtresën tonë.
Tashti pyetja që shtrohet është e thjeshtë:I doni votat tona apo doni që ditën e votimeve të persekutuarit të rrinë në shtëpi e të bëjnë sehir se cila palë do ulet në karrigen e artë.PD u kriju si një parti antikomuniste,ne jemi antikomunistë , fatkeqesisht shohim që komunizmi nuk përmendet asgjëkundi.
Dekomunistizimi i shoqërisë nuk është bërë,prova më konkrete është mentaliteti dhe metodat me të cilat qeverisë Enver Rama.
Të gjithë e duam ndryshimin ,të gjithë duam që e ardhmja të vendoset në binarë të drejtë,po që të vij ndryshimi me plot të drejtë bëhet thirje për Bashkim,po në këtë Bashkim na beni edhe ne pak vend,nuk jemi pak ,jemi shumë dhe eksperienca na ka mësue të bëhemi pragmatist.
Është më e dobishme të flitet haptas ,se të bëhet sikur çdo gjë është në regull, kur problemet janë e duan zgjidhje.Kujtohuni se me ne keni më shumë siguri, se me aleatë, që nesër mund ti gjeni duke hangër ngjala me kundërshtarët tuaj.
BASHKIMI BEN FUQINË,PO NA KONSIDERONI EDHE NE.NE DO JEMI ME JU PO TË JENI EDHE JU ME NE!
Nuk ka thanje ma te kjarte dhe te hapte se kjo: “Dekomunistizimi i shoqërisë nuk është bërë,prova më konkrete është mentaliteti dhe metodat me të cilat qeverisë Enver Rama.”
Ju falemnderes z. Lek!