Ngjarjet ne Mitrovicen e Veriut ku dhunshem nga banditet serbe u nderpre atje vizita e presidentes ne detyre Vjosa Osmani dhe e Albin Kurtit, treguan se nuk eshte e veshtire te konstatosh se Kosova realisht eshte e ndare, nuk eshte çliruar asnjehere veriu i saj, sovraniteti eshte i cunguar dhe Serbia eshte prezente atje me kapacitet te plote!
Ata komandante te cilet i kane atribuar vetes meriten e clirimit te Kosoves, duhet te ndjehen te turperuar, kokeulur perpara popullit te Kosoves, dhe gabimin historik te lenies se veriut ne dore te Serbise ,duhet ta shlyejne minimalisht me largimin perfundimtar nga skena politike , per te mos thene te paditen penalisht per tradheti kombetare.
Bashkimi i teritorit te Kosoves, largimi i bandave serbe, rikthimi i popullates se shperngulur ne pronat e tyre ne veri, ndalja e dores se Serbise dhe largimi definitiv i saj nga Veriu eshte imperativ i kohes .
Ne se Kosova do te ishte vertete shtet sovran e i pavarur , sot policia e saj do te duhej te ishte ne nje operacion te gjere per arrestimin e banditeve serbe ne veri. E ne se nuk behet kjo atehere askush nuk ka te drejten te diskutoje me per Kosoven si shtet i pavarur, multietnik e perralla te tjera te kesaj natyre!!
–
Komentet