Bashkim Fino me puro Havane!
Bashkim Fino si derr i dhjamosur me puro të Fidelit,
Jo të Fidelit të kafenesë pa liçencë tek Parku Rinia, por të Fidel Kastros!
Bashkim Fino me puro Havane të Fidel Kastros është kandidati i vetëm që do të ndeshet me Armand Dukën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ne kontakt me mediat Finoja është shprehur se ai do të garojë me Dukën e Dukës, por pa hequr dorë as nga bakllavaja dhe as nga kadaifi.
Bakllavaja është posti i deputetit të PS, kadaifi kreu i FSHF.
Ose anasjelltas, FSHF është bakallvaja dhe deputetllëku është tepsia me kadaif.
Njërën dorë në kadaif dhe tjetrën dorë në bakllava Fino e justifikoi me faktin se nuk e pengon statuti,
se falë statutit ai mund të shembet edhe me bakllava edhe me kadaif, deri sa dikur të plasi nga sëmundja e sheqerit!
Sikur të kishte pasur Fino një grimë integritet, nuk do t’ja kishte lejuar kurrë vetes këtë makutëri, të dënushme edhe nga Talmudi, Bibla apo Kurani.
Këtë pangopësi që të hajë me duar e këmbë në çdo tepsi e të mos ngopet kurrë, që mos u ngoptë, ia ka mësuar nëna parti dhe burr i gjatë i nënës parti, shoku Edi Rama!
Vetem në një shtet të inkriminuar, bashkë me kanabisin, lulëzojnë të gjitha llojet e shkeljeve dhe keqpërdorimit të pushtetit.
Në një vend ku sundon ligji, Bashkim Finon e kishin lënë edhe pa bakllava edhe pa kadaif dhe e kishin çuar të gdhendte kalldrëme në Gjirokastër,
aty Bashkim Fino me puro Havane të Fidel Kastros, nëse do t’i mbante xhepi t’i blinte, le ta tregonte talentin !
A nuk ishte Fino, qe mbrojti Berishen ne vitin 1997?
I takon kreu i Footballit, se ka staturen dhe trupin e nje njeriu qe nuk ja ka idene e sportit. Edi e propozon e Sala e mbron. Ne afera te ngjashme gjendet kompromisi: Opozitare, por vellezer.
Sa gjynah qe jemi ne te gjithe, se na kane shkelur e vazhdojne te na shtypin e te na shkelin me kembe dhe jo vetem me kembe, por me gjithshka.
Shqiptaret te bashkohen per tu çliruar nga hajdudat “me bark shekullor gjithmone te pangishem” .
Koha po vjen!