Pak kohë më parë kanali Rai Uno i Italisë dha filmin televiziv në katër mbrëmje kushtuar Gjeneral Carlo Alberto Dalla Chiesa.
Qëllimi i prodhimit të këtij filmi është që rinia ta njohë dhe ta ngulisë në kujtesë periudhën e Anni di Piombo, viteve të terrorit dhe terrorizmit të Brigatave të Kuqe, me vrasje, rrëmbime, tmerr dhe frikë, por që shteti me figura si Carlo Alberto dalla Chiesa e të rinj të përkushtuar deri në sakrifikim për të mbrojtur sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës, i dhanë Italisë paqen, vendit dhe qytetarëve rendin e sigurinë.
Krejt ndryshe nga ç’ka ndodhur tek ne këta 80 vjet, ku është censuruar e retushuar historia, janë fshehur krimet ose janë motivuar me akuza fallso, janë burgosur e vrarë njerëz të pafajshëm dhe gjithçka vijon të mbetet e mbuluar, duke e përdorur kohën dhe heshtjen si armë për të harruar gjithçka. Shqiparët vuajnë nga amnezia kolektive.
Ne nuk dimë cilët jemi. Për faj të politikave të këtyre 80 viteve.
Dekomunistizimi dhe denoncimi i krimeve te diktaturës, si krime kundër njerëzimit është obligim kombëtar, ndërkohë që ka qenë domosdoshmëri për establishmentin politik dhe për këdo që përfshihej në politikë që të mbetej çështje tabu.
Qendrimi ndaj diktaturës dhe krimeve të regjimit komunist duhet të përmbushet si kusht për t’i krijuar themele solide sistemit demokratik, të cilin Shqipëria nuk e ka shijuar ende, pasi tranzicioni është postdiktatura me trashëgimtarët biologjikë dhe superstrukturën e pakonvertuar. Ata kanë rrëmbyer pushtetin politik dhe ekonomik duke ua vënë zjarrin nën këmbë modelit te politikanit apo qytetarit e shqiptarit tē ndershëm. Fatkeqësit Perëndimi i mbështeti me indiferencë apo duke u kompromentuar.
Pozicionimi ndaj krimeve të diktaturës duhet të përmbushet jo për të larë hesapet, se 80 vjet persekutorër vijojnë të lajnë hesapet me viktimat e tyre, por për të çuar drejtësinë në vend.
Vetëm jetët e shkuara dëm të fëmijëve të “Armiqve të popullit” duke u trajtuar mizorisht që ne barkun e nënës, duke ua mohuar të drejtën e arsimimit dhe të perspektivës është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit.
Shqipëria jonë po shkon definitivisht drejt një diktature të ricikluar mafioze, sepse trashegimtarët biologjikë dhe jo biologjikë te regjimit komunist nuk heqin dorë nga strategjia antikombetare e eterve të tyre, ata për 50 vjet vrisnin, burgosnin, internonin, këta prej tre dekadash shpopullojnë Shqipërinë duke e kapur shtetin në çdo qelizë.
Krimet e komunizmit establishmenti politik i ka hedhur pas krahëve për qëllime pushteti, ky establishment bashkëpunon ngushtë me nëntokën e ish Sigurimit të Shtetit edhe gjatë ketyre tre dekadave të tranzicionit.Shpesh here me ndihmën e Ambasadorëve, të cilët i përdorin sikur perdornin gjatë diktatures teserat e partisë dhe levat e Partisë së Punës.
Në vend të kujtesës, ky establishment mbjell harresën si kompromis për të zgjatur pushtetin, duke vënë në rrezik ekzistencën e vetë shtetit.
Shqipërisë së postdiktaturës po i largohet truri, ndërsa diktatura komuniste e shpopulloi Shqipërinë nga familjet e medha, nga elita kombetare, duke e asgjesuar, me qëllim që ta shuante.
Këtyre ditëve na ra në dorë lista me emrat e kokave të kombit që u larguan nga Shqipëria përmes detit në prag të vendosjes të regjimit komunist. Këto fakte mund të jenë nëpër arkiva. Edhe historianët duhet të kenë njohuri, por gjithçka mbahet në errësirë.
Këtë listë na e ofroi për botim Z.Gëzim Peshkëpia, i biri i intelektualit të shquar, financierit, poetit dhe veprimtarit të Ballit Kombëtar Manush Peshkëpia, i pushkatuar pa gjyq në mesin e 22 personaliteteve me emër, me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike. Manushi drejtonte emisionin letrar në Radio Tirana dhe albanologu Maksimilian Lambertz e ka renditur ne poetet e rinj të talentuar të asaj kohe duke i perkthyer dhe përfshirë ne librin e tij “Albanische Lesenbuch” dy vjersha. Z.Gëzim Peshkëpia ështe i nipi i Nexhat Peshkëpisë, mësues, publicist, botues, edhe ky personalitet i dalluar, anëtar i Ballit Kombëtar, i arratisur politik, që emigroi në SHBA nga ku nuk e rreshti kurrë veprimtarinë patriotike, antikomuniste, duke botuar gazetën Shqiptari i Lirë për gati çerek shekulli. Nexhat Peshkëpia jetoi në New York, por prej kur u sëmur në Detroid prane kushëririt të tij, Eqrem Peshkopisë, komandant i Ballit për zonën e Fierit, edhe ky i arratisur politik, familja e të cilit pasi e mori shtetësinë Amerikane në vitin 1954, iu dedikua Vatrës dhe Diellit.
Vajza e Eqrem Peshkëpisë ishte Rose Karagjozi, bashkëshortja e Ing.Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës.
Vetë Z.Gëzim Peshkëpia, me babë të pushkatur e xhaxha të arratisur, e filloi kalvarin e vuajtjeve në moshën 11 vjeçare kur mbeti jetim, me motrën 2 vjeç e gjysëm dhe nënën e tyre, duke përjetuar poshtrimet, internimet deri burgosjen politike. Nëna e Z.Gëzim Peshkëpia u largua nga kjo jetë në vitin 1981 ndërsa i biri vuante burgun politik. Në korrikun e vitit 1990 kur shqiptarët iu dyndën Ambasadave, Z.Gëzim Peshkëpia bashkë me familjen u vendos në Gjermani dhe për asnjë çast nuk ka ndaluar së dëshmuari të vërtetat e hidhura pa të cilat ne si komb nuk mund të ecim përpara. Një vit më parë Z.Gëzim Peshkëpia, që është edhe anëtar i Bordit të Institutit studimit të krimeve të komunizmit ktheu dekoratën që kishte marrë nga Presidenca, kur Ilir Meta asaj kohe President i Republikës dekoroi Mehdi Bushatin, ish eksponent i Sigurimit të Shtetit.
Dekorimi i ish Sigurimsave të Shtetit në Shqipëri dhe diasporë është njolla e turpit e establishmentit politik këto tre dekada tranzicion.
***
Lufta e Dytë Botërore përfundoi duke iu garantuar lirinë vetëm një pjese të Europës ndërsa pjesa tjetër matanë Perdes së Hekurt mbeti nën thundrën e regjimeve staliniste. Më i egri, pas BRSS të Stalinit ishte ai i Enver Hoxhës, regjim që fillimisht u mbështet edhe nga Aleatët e Perëndimit deri në momentin kur diktatori i shpalli non grata ndërsa bashkëpunëtorët e tyre qindra e qindra intelektuale shqiptarë i vrau dhe i burgosi si “armiq të popullit” e “tradhëtarë”, ndërsa familjet e tyre përjetuan të zezat.
Pikërisht në fund të 1944, kur LDB ishte në të përfunduar një pjesë e madhe e elitës shqiptare që nuk besonte se regjimi komunist do të ishte gjakatar, aq më tepër kur fillimisht ishin të pranishëm dhe Aleatët, qëndroi në Shqipëri. Dhe fati i tyre dihet që nga Bahri Omari e me rradhë, të gjitha kokat e kombit, përfshi klerin, sidomos atë katolik u shfarosën. Të gjithë ishin të arsimuar ne Perendim, të gjithë ishin kthyer të bënin Shqipërinë për t’i sherbyer vendit, të gjithë perfunduan ne burg, litar, pushkatim. Ndërsa në internim u degdisën nënat, gratë, vëllezërit e motrat bashkë me trashegimtarët e tyre, me nipat e mbesat, në katër breza.
Shteti shqiptar i molepsur nuk i dënon krimet e komunizmit dhe tre dekada pas rënies së Perdes së Hekurt, në Shqipëri ruhet status quoja nga establishmenti dhe nga nëntoka e ishSigurimsave të Shtetit, të cilet gjatë gjithë tramzicionit, si zyrtarë të lartë publikë janë Kolona e Pestë që ka shkaktuar dështimin e sistemit.
Mjerisht një segment nga viktimat e komunizmit kanë tre dekada që bashkëpunojnë me ish persekutorët në këmbim te privilegjeve dhe skeletëve në sirtarë. Nëse gjatë diktaturës bashkëpunimi i viktimave me hetuesit bëhej nën terror e kërcënime dhe ishte plotësisht i justifikuar, pas 1991 ky bashkëpunim i bën ata shkelës të ligjit.
***
Duke u kthyer tek Shqipëria e nëntorit 1944, kur një pjesë e mirë e elitës që nuk kishte iluzione dhe nuk i besonte murtajës së kuqe, që i tradhetoi në Pezë e në Mukje, vendosi të largohet nga Shqipëria. Të damkosur si “tradhëtarë” e “armiq të Popullit”, te gjithë u strehuan në Europë dhe SHBA, pra në Perëndim. Diktatura komuniste e Enver Hoxhës mbajti të njëjtin qendrim duke e konsideruar sikur Elitën shqiptare, edhe Perëndimin armik të regjimit.
Seicili prej nesh që ka jetuar gjatë diktaturës e di se çfarë do të thosh “damka” e familjes me të arratisur politik në Perëndim. Regjimi i përndoqi dhe i vrau deri atje, e megjithatë me sakrifica e mundime, ata mbijetuan, u shkolluan, u dalluan, hapën sipërmarrje dhe nuk e ndalën aktivitetin patriotik.
Kisha lexuar se Ing.Agim Karagjozi, adoleshent, i ri i Ballit Kombëtar ishte larguar nga Shqipëria përmes detit me varkë, por se si e qysh nuk dija gjë.
Historiografia shqiptare mbetet e ngujuar në tunel, po ashtu edhe arti e kinematografia shqiptare që tashmë nuk prodhojnë asgjë.
Ne të gjithë si komb nuk e njohim historinë, ne njohim vetëm emrat e shkretë të establishmentit të sotshëm dhe nomenklaturën e diktaturës, por nuk i njohim krimet e saj. Bota njeh krimet e Nazizmit dhe i dënoi. Bota njeh krimet kundër hebrejve dhe i dënoi. 100 milionë janë viktimat e diktaturave komuniste. 85 milionë viktimat gjatë LDB, 6 milionë viktimat hebreje nga Holokausti nazist.
Ndërsa, shteti shqiptar këta 30 vjet e ka rehabilituar diktaturën sepse nuk ka mbajtur një qendrim shtetëror ndaj krimeve të komunizmit si dhe ndaj persekutorëve dhe ekzekutorëve. Për të krijuar turbulli në mendjet e lodhura të shqiptarëve kur vjen puna për të dënuar monstruozitetet e diktaturës, specialistët e propagandës sockomuniste, konfondojnë qëllimisht luftën partizane me krerët kriminelë të udhëheqjes të regjimit komunist.
Megjithëse propaganda komuniste ka 80 vjet që hedh helm e vrer kundër kokave të kombit që u larguan nga vendi në prag të vendosjes të regjimit komunist, largimi i tyre motivohet për dy arsye themelore: për të evituar vëllavrasjen dhe për t’i shpëtuar spastrimeve gjakatare të udhëhequra nga Stalini i Ballkanit.
Po si e qysh u largua nga Shqipëria atë fund nëntori të 1944 një pjesë e elitës së kombit, grupi i madh i nacionalistëve, disa edhe me familjet na e tregon Gëzim Peshkëpia. Ai i ka në duart e tij dokumentat autentike, listën me emra. Faksimilet e këtij dokumenti na i dërgoi ne. Emrat në letër duken si të pērhumbura prej mjegullave të kohës. Kanë kaluar gati 80 vjet dhe për ata njerëz nuk tregon kush asgjë.
Gëzim Peshkëpia rrëfen se si Enver Hoxha i vrau miqtë, të afërmit e të njohurit e tij, ata të cilët gjatë luftës e strehuan dhe e ndihmuan financiarisht. Enver Hoxha kishte miqësi e afërsi gjaku nga ana e gruas të xhaxhait, Nexhatit dhe gjatë luftës diktatori i ardhshëm u vinte në shtëpi. Plus që ishin edhe gjirokastritë. Një natë sipas tregimeve të nënës të Gëzimit kur në shtëpinë e tyre kishte bujtur Enver Hoxha, vjen e troket në derë Eqerem Peshkëpia. Ata i bashkonte gjaku, Balli Kombëtar dhe idealet patriotike. Eqrem Peshkëpia, ndryshe nga dy vëllezërit Manush e Nexhat, që ishin të penës, ishte edhe njeri i pushkës. Atë natë për të shmangur përplasjen, Nexhati dhe Manushi e ngjisin Enver Hoxhēn lart dhe pastaj i hapin portën dhe e pritën kushëririn e tyre Eqerem Peshkëpinë, i cili duke e ditur se Enveri u shkonte dy vëllezërve në shtëpi i pyet: “A mos e keni këtu doçin e Mulla Hysenit.”
Përse Z.Gëzim Peshkëpia e përmend Eqrem Peshkëpinë?!
Se do të ishte pikërisht Eqerem Peshkëpia ai që organizoi largimin e mbi 120 burrave të kombit asaj nate fundvjeshte përmes detit, nga ana e Shkodrës.
Do tē ishte Eqerem Peshkëpia që pagoi njerezit për të organizuar me varkë udhëtimin drejt Italisë, ku fillimisht të gjithë u vendosën në kampet e refugjatëve.
Në atë varkë ishin Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Kadri Cakrani, Xhevat Kallajxhi, Selahudin Velaj, Ramazan Turdiu, Nexhat Peshkëpia, Agim Karagjozi… Në atë varkë ndodhej edhe patrioti Mentor Çoku me nusen e re. Vajzën e vogël, bebe, Valbona Çoku – Mirakaj që sapo kishte lindur e kishin lënë në kujdesin e gjyshërve. Me shpresë për ta marrë sa më shpejt që të ishte e mundur. Por takimi u bë i mundur vetëm pas mbi katër dekadash…
Listën e plotë të emrave do ta sjell në anex.
Në këtë varkë ishte edhe Eqrem Peshkëpia, Nexhat Peshkëpia. Ishte edhe Manush Peshkëpia, por ai u kthye mbrapsht me merakun për familjen e tij dhe të vëllait, për t’u kujdesur për nënēn, gratë e fëmijët. Manush Peshkëpia iu shkëput grupit ndërsa Enver Hoxha, pa marrë parasysh se vëllezërit Peshkëpia e mikpritën në shtëpi, e burgosi Manush Peshkëpinë në vitin 1945, menjëherë sa mori pushtetin. Manushi bëri katër vite burg dhe doli. Por për Enver Hoxhën nuk mjaftoi. E pushkatoi pa gjyq në natën e 26 shkurtit 1951 midis 22 intelektualëve.
Më poshtë po iu sjell historinë se si Gëzim Pashkëpisë i ra në dorë lista me emrat e mbi 120 shqiptarëve, elitës të kombit që e lanë Atdheun sepse nuk u mbeti zgjidhje tjetër. Pjesa më e madhe e tyre nuk e pa më me sy për së gjalli.
Rrëfimi autentik i Gëzim Peshkëpisë:
“Ishte vizita ime e pare ne SHBA. Po shkoja mysafir tek shtepia e Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës në New York. Ai kishte per grua nje vajze peshkëpinjote, Rosen (Trendafile), bijen e Eqrem Peshkëpisë.Me Rozën kisha biseduar disa here nga Tirana para renies se komunizmit. Sapo erdha ne Gjermani u vura ne kontakt me te. Me vone si nepunes ku punoja perfitoja nje muaj e gjysem leje dhe ne kete kohe u ftova prej tyre në New York. Kisha degjuar qe nga femijeria per Eqrem Peshkëpinë, kusheririn e babait tim. Familja Peshkepia ishte tradicionalisht intelektuale, por Eqremi ishte i dhene mbas puneve bujqesore. Ai krijoi pyllin e lajthive, pune e nisur kjo nga i ati i tij, Hyseni. Eqremi e vuri ne baza agronomike kultivimin e lajthive per here te pare ne Shqiperi per te cilen pati si ndihme formimin e tij në shkollen amerikane te Harry Fultzit. Gjate luftes, Eqrem Peshkëpia kishte qene komandant i nje çete ballistesh, per te cilen dhe Mehmet Shehu ne kujtimet e tij shkruan diku “… Iu shmanga ndeshjes me çeten e Eqrem Peshkepise…” Vajza e tij Rose ishte afro moshatare me mua. Ne u konfiduam shpejt bashkë. Ajo iu thoshte shpesh te pranishmeve: ” Qe kur fola per here te pare me Gezimin ne telefon thashe me vete: Ky do te beje diçka me siguri, dhe ia doli…” Ajo kishte nje karakter te forte. Prinderit ia kishin ushqyer thelle antikomunizmin. Ajo bënte me dhembe te shtrenguar bilancin e humbjeve qe kishte pasur rrethi familjar dhe besonte se demokracia në Shqipëri do të sillte dhe duhej të sillte drejtësi… Mbas 3 javesh qendrimi ne shtepine e tyre, ajo bashke me Agimin me thane një ditë se më kishin prerë bileten e avionit New York- Detroit, ku me kishte ftuar nje jave Eqrem Peshkëpia, babai i Roze dhe vjehrri i Agim Karagjozit. Te them te drejten provova nje kenaqesi dhe padurim qe te kalonin sa me shpejt oret per te vajtur ne aeroport. Ne Detroit doli e më priti Hektori, djali i madh sepse Eqremi vete i kursente levizjet me makina ne ate qarkullim të madh. Kur arritem ne shtepi u krijua nje skene prekese qe dhe sot e kesaj e dite ende s’me hiqet nga mendja.
Sapo zbritem nga makina ne oborr tek kryet e shkalleve u shfaq nje figure si ato mitiket.
Nje burre me floke te bardha që kishte hapur krahet dhe klithi si e kane zakon gjirokastritet:
“Eeeja more ku jee! Me ka ardhur Manushi( emri i babit tim) moree…”
Ne faqet e tij rrodhen lotet… U rrenqetha. Me injektoi dhe mua lotet qe me rrodhen heshtas e nderkohe me pushtoi ne krahet e tij, unë e ndjeja denesen e tij papushim.
I biri, Hektori, ndiqte me ankth gjendjen emocionale qe s’ishte aspak e lehte per ate burre qe kishte kaluar te 80-at me nje seri operacionesh ne zemer. U ulem dhe nje cope here vetem shikonim njeri-tjetrin.
Me vone me çoi ne nje dhome, ku ishte vetem nje krevat, nje tavoline e nje biblioteke e vogel me libra te perzier ne gjuhet anglisht, shqip, frengjisht e italisht.
“Ketu lengoi Nexhati, rahmet paste”, me tha.
Shpreha deshiren te flija ne ate shtrat.
“E kam menduar, me tha, ndaj e kam pergatitur”.
U shtriva në ate shtrat e mendohesha me syte e mendjes të krijoja ndjesinë e xhaxhait tim ne ditet e fundit te jetes se tij te trazuar.
Gjate asaj jave degjova shume histori te kohes se luftes, peripecite qe kishte kaluar Eqrem Peshkëpia si komandant Balli e me vone ato te emigacionit te veshtire.
“Xha Eqrem”, i thashe, “dua te kujtoj nje ngjarje e te sigurohem nese te kujtohet akoma.”
Mua ma kishte treguar këtë histori nëna ime.
“Nje here kur ne Tirane ishte Coprifuoco, ti vjen tek ne bashke me dy shoqeruesit dhe troket tek porta.”
“Po” – mu pergjigj. “Me bie ndermend sikur te kete ndodhur sot.”
“Kur u mor vesh se po vije, në shtepinë dykateshe te vllezerve Peshkepia u be rremuje. Sepse aty ndodhej Enver Hoxha, i cili ishte kusheriri i shkalles se pare te
Feros, gruas se Nexhatit. Enveri u ngjit shkalleve perpjete, sapo degjoi emrin tēnd.
Askush në shtëpi s’ishte i sigurt nese ju e kishit vene re silueten qe levizte neper shkalle.
Kjo, apo nuhatja juaj prej kaçaku pruri zhvillimin e bisedes qe u bë me pas. Ju e kishit hequr automatikun dhe e kishit varur ne mur. Sakaq ime më dhe Fero kishin shtruar tavolinen me meze e gotat e rakise. Xhaxhai, Nexhati, qe shquhej per batuta e humor, nderkohe që ju u ulët, i ra ne sy pistoleta qe mbanit në brez dhe iu tha:
-Do pime raki apo do bejme lufte ketu?-
Ju vutë doren ne brez, e hoqët pistoletën dhe duke ia dhënë në dorë i thatë:
-Degjo Nexhat, shtepia tuaj eshte shtepia ime, nderi e turpi juaj eshte dhe imi, ndaj ju them se po ta kini ketu ate dobiçin e Mulla Halilit, dijeni se do ia hedh trute ne ere.
Babai dhe xhaxhai e kthyen me te qeshura, ndërsa xhaxha Nexhati iu tha:
-Pi raki aty o derezi se te eshte kthyer ne fiksasion dobiçi i Mulla Halilit.
Nderkohe nuk ishte çudi qe Enveri e degjonte…”
Pas historisë që i tregova Eqremi u ngrit me vrull nga tavolina dhe i ra ballit me pellembe:
“-Mos! -Mos…!” – thirri perseri. “Si more ka qene aty? -Do kisha shpetuar babane tend e nje Shqiperi te tere…”
Dhe vazhdoi: “Nuk kam ç’te them tani, te vdekurit nuk gjykohen e nuk fjaloset njeriu dot me ta. Si Nexhati e Manushi i gjore nuk jane me.”
Dhe i këputi ca te shara plot urrejtje Enverit dhe aty mu forcua bindja se Eqrem Peshkëpia ishte nga ata burra me te cilin nuk behesh shaka.
Me vone më hapi nje valixhe te vogel, ku kishte dokumenta te zverdhura, trakte te Ballit. Me dha edhe dy kaseta magnetofoni, njera me zerin e Nexhatit qe recitonte krijimet e tij dhe nje tjeter me nje fjalim qe nuk merrej vesh mire sepse ishte incizim i dobet. Po ashtu me dha dhe listen e nacionalisteve te larguar nga Shqiperia per ne Itali.”
Këtu përfundon se treguari Z.Gëzim Pashkëpia.
***
Pasi e dëgjova këtë histori kaq të dhimbëshme, i krahasoj ikjet e 1944 dhe ikjet e sodit.
A nuk është tragjike analogjia.
Atë fundnëntori të 1944 nga deti me varkë u largua nga Shqiperia ajka e kombit, pjesa e mbetur u asgjesua, ndërsa gomonet vazhdojnë e nuk ndalen së shpopulluari Shqipërinë nga djemtë e vajzat, nje brain drain i frikshëm. Gomonet në fillim nëpër Otronto ndërsa tani nëpër La Mansh.
A do të marrë fund ky shpopullim që ka nisur prej 1944 dhe nuk ndalet edhe sot pas 80 vitesh?
Ikën ajka, ikën rinia.
A do të dalim më në fund me një konkluzion?!
Diktatura komuniste u tregua e pamëshirëshme me figura e familje me kontribute shekullore në të mirë të Shqipërisë. Prej tetë dekadash Shqipëria jonë keqqeveriset, duke ua nxirë jetën shqiptarëve në mënyra të ndryshme, herë me diktaturë e herë me diktaturën e shkeljes së ligjit. Por, nuk duhet harruar thelbësorja, se janë vetë shqiptarët që ulin kokat dhe pranojnë këtë verdikt, në vend se ta bējnë Shqipërinë – Atdheun dhe shtëpinë e tyre të përbashkët, ku të jetojnë me dinjitet bij e prindër, gjyshër, mbesa e nipër, brez pas brezi.
BOX
Lista e emrave të Elitës të Shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria atë fund nëntori 1944
1. Zydi Karagjozi 2. Dervish Rexhepi 3. Hysen Prishtina 4.Ali Temali 5. Isuf Agushi. 6. Ismail Sefa 7 Dr. Kumbaro 8. Adem Hodo 9. Tajar Shaska 10.Xhelal Kreshpa 11. Neshet Kolonja 12. Ahmet Beqaj 13. Vehip Runa 14. Yzmet Lesko 5 Hasan Bosnjaku16. Xhemil Lek..(?) 17Qani Lesko 18. Sejfi Protopapa 19Agim Karagjozi 20. Bilal Topulli 21.Hasan Lepenica 22 .Nebi Lepenica 23. Hysen Sinani 24. Sami Avduli 25. Jani Dilo 26.Theodhor Papalilo 27.Qazim Emro 28.Azem Shehu 29. Gani Tafili 30. Talat Omari 31. Skender Omari 32. Enver Shaska 33.Hekuran Shaska 34. Muco Meco 35. Sabahudin Cami 36. Sadik Shaska 37. Hakim Shaska 38. Xhemil Meco 39. Galip Haxhi 40. Selahudin Velaj 41.Laze Tahiri 42.Nustret Tahiri 43. Kastriot Mara 44. Ismet Hoxha 45.Birbil Sefer 46. Qemal Mara 47. Thanas Ali 48. Memet Alemi 49. Deli Brati 50. Memet Karemani 51.Surja Shehu 52. Muhedin Haxhi 53.Qenan Hyska 54. Haki Shehaj 55. Hasan Tangjazi-Mishgjoni 56. Safet Kolonja 57. Hasan Dosti 58. Luan Dosti 59.Gasper Kici 60. Rudolf Kici 61. Nexhat Peshkepia 62. Zef Pali 63. Caush Aliu 64. Zef Logoreci 65. Dom Zefi 66. Muhamet Pali 67. Iljaz Guri 68. Emin Kopliku 69.Faik Anamali 70. Qazim Prodani 71. Karlo Harapi 72. Ruzhdi Daca 73. Mentor Coku 74.Hysni Jenisheri 75.Sali Efendia 76.Xhevat Kallajxhi 77.Musa Kranja 78. Kil Derani Xhemal Laci 80.Dule Sevrani 81. Teki Xhindi 82. Hamza Drini 83. Mazar Pustina 84. Rauf Fratari. 85. Brahim Farka 86. Astrit Sako 87. Rrapo Bineri 88.Qemal Shtino 89.Lufto Toto 90 Isuf Belishova-Hasani 91. Refat Peshtani 92.Ali Trebishti 93.Selim Zeqiri 94. Teki Lapuleci 95. Kujtim Cakrani 96. Faik Veizi 97.Niazi Atifaj 98. Gugush Gurgaj 99. Talat Karagjozi 100. Hysni Aliko 101. Vasil Andoni 102. Eqrem Telhai 103.Hysen Mavrova 104.Ali Agushi 105. Ruzhdi Meniku 106. Veniamin Deliana 107. Mustafa Maloku 108. Ramazan Turdiu 109. Rizvan Banku 110. Arif Peza 111.Seit Demneri 112. Mitat Frasheri 113. Halil Maci 114.Halil Meniku 115. Selim Damani 117. 117 117. Sulejman Meca 118. Fuat Myftiu 119. Lec Kurti.120. Hasan Kazazi 121. Eqrem Peshkopia 122. Ali Kelcyra (Klusura) 123. Kadri Cakrani124. Faik Quku 125. Mazar Sopoti
BOX
Skeda e Eqrem Peshkëpisë
Eqrem Peshkëpia lindi më 28 Janar 1912 në Gjirokastër
Ai është i biri i Hysen Peshkëpisë dhe Hajrie Nishanit
U arsimua në Shkollën bujqësore Amerikane në Kavajë – Tani Shkolla Harry Fultz
Dega Agronomi, mori diplomën më 1931
Ushtri – Oficer artilerie, Korçë
Martuar me Nekije Koprënckën më 1934
I përfshirë në Ballin Kombëtar – Kryetar i Përgjithshëm i Forcave të Ballit Kombëtar për Mallakastrën
Luftrat: Në Ruzhdije, Mallakastër kundër Trupave të EM Musolinit më 11,12, 13 Mars 1943
Në tendën e Qypit
Eqrem Peshkëpia bleu barkën me të cilën ikën një pjesë e mirë e Ballit Kombëtar nga Shkodra, nëntor 1944
Në Itali, në Bari më 22 Nëntor 1944, Eqrem Peshkëpia takohet me Harry Fultz –
Në Italia ai punoi me Amerikanët
Në prill 1949 vendoset me familjen në Brooklin, NY
më 1951 vendoset në Michigan
më 1953 vendoset me familjen në Dearborn, Michigan
Punoi tek General Motors nga 1951-1972
Themelon Teqenë e Bektashinjve në Taylor Mi – me Baba Rexhepin
Patën 5 fëmijë, mdis tyre Rose Karagjozin, bashkëshorten e Agim Karagjozit
Vdiq më 25 Prill 1999, në moshën 87 vjeçare
Box
Cila ishte Familja Peshkëpia treguar nga vetë Gëzim Peshkëpia
Familja Peshkepia,(Tajaraj) latifondiste zoteronte toka e shtepi ne Gjirokaster, Vlore dhe Fier por pasuria intelektuale ishte ajo me e çmuara e cila konsistonte kryesisht tek pjesa e familjes se shkeputur nga Gjirokastra dhe e vendosur ne Vlore. Bijte e saj jane arsimuar ne Vlore, Gjirokaster, Janine e Stamboll. E fillojme nga gjyshi im Tahsim Peshkepia, mjek me profesion, por i angazhuar me çeshtjen kombetare. Shquhet si anetar i rendesishem i klubit politik “Laberia”, berthama e ardhshme e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Ne kete klub Ismail Qemali ishte President Nderi. Dr. Tahsim Peshkëpia ishte nje nga 10 anetaret me te rendesishem te ketij klubi që ishin Xhemil Vlora, Spiro J. Koleka, Av Thanas Plumbi, Elmas Kanina, Alim Risilia, Ibrahim Avdullai, Ymer Radhime, Aristidh Rusi arketar dhe Leonidha Naci sekretar i pergjithshem. Ne vitin 1910 ndodh nje atentat ne Vlore, ku vritet nje oficer i garnizonit turk. Dr. Tahsimi ishte nje nga ata qe u arrestuan, se figuronte anetar i “dores se zeze”, formacion i klubit “Laberia”. Me nderhyrjen e Ferid Pashe Vlores, shokut te tij te rinise dhe studimeve ne Universitetin e Stambollit, denimi iu kthye nga burg ne internim ne Arabine Saudite, ne qytetin Xhide. Me vone Ferid Pashe Vlora nderhyri perseri dhe denimi i mbetur iu fal. Ne kohen kur do kthehej ne atdhe, ra nje epidemi kolere dhe Dr. Tahsimi u mobilizua si mjek i Perandorise. Ne kontakt me te semuret, ai infektohet dhe vdes e varroset po aty ne Xhide, ku nuk i dihet as varri. Ne Vlore mbeti e motra, Sabekua, nga vajzat e rralla te asaj kohe me arsim te larte dhe poliglote, qe zoteronte 6 gjuhe. Po ashtu dhe vellai i tij Talipi, qe kishte kryer studimet per jurispundence krahas bijve te tjere te kesaj familje si Azizi, qe studioi teologji dhe te drejten kanonike, po ashtu dhe Hyseni, i ati i Eqremit si dhe Pertefi. Talipi mbahet si keshilltar juridik i qeverise se Ismail Qemalit. Ne arkivin qendror te shtetit egziston nje leter derguar ne Tepelene per organizimin administrativ ku konsiderohesh ajo si krahine qe njihte juridiksionin e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Dy djemte e Dr. Tahsimit, Nexhati dhe Manushi, bashke me te emen u vendosen ne 1930 ne Tirane; i pari profesor i matematikes ne shkollat e gjimnazit e teknike, ndersa Manushi si financier prane Bankes se Shtetit ne Tirane. Te dy te mirenjohur ne rrethet intektuale sidomos letrare, lane gjurme ne faqet e shtypit dhe ne ndonje botim periodik ku me prezent ishte Manushi ne faqet e shtypit letrar. Nexhati u aktivizua me Levizjen Nacionaliste, duke pasur nje ndikim te madh ne rinine studentore te atyre viteve. Ne shtepine e tyre sipas deshmive, iu dha dora e fundit “dekalogut” te Ballit Kombetar. Mbas marrjes se pushtetit nga ana e komunisteve, Nexhati me shume nacionaliste te tjere largohen nga Shqiperia. Nexhati pati një djalë Nandin dhe një vajzë Teftën. Nandi pati dy fëmijë, Ritvanin e Dallëndyshen. Ritvani po ashtu dy fëmijë Dritanin e Tean. Me Ballin ishin pjesemarres dhe Eqremi, komandant çete ne Fier, i cili merrej me çifligun e tij, si dhe Selaudini, djali i Talipit, i cili ishte pedagog ne shkollen tregtare te Vlores, ku u zgjodh ne fillim si kryetar i rinise se Ballit Kombetar per Vloren.
Familja nga Nëna e Gëzim Peshkëpisë – Gjyshi nga nëna Sulejman Bej Vogli arrestoi Haxhi Qamilin
Mama ime vinte nga familja Kerçiku (Bargjinolli) nga Tirana. Permendim te paret e saj : Haxhi Bej Vogli (katragjyshi i mames) Mustafa Bej Vogli (Gjyshi), Sulejmani (i ati) dhe vellezerit: Shyqyriu, Hamdiu, Kadriu dhe Hajdari. Ishin familje latifondiste me toka ne periferi te Tiranes ne fshatin Babrru. Sulejmani mbasi kreu shkolle ushtarake ne Stamboll u emerua ne policine e Selanikut ku Esat Pashe Toptani ishte komisar policie. Me pas kthehet ne atdhe ku sherbeu si komisar policie ne Shijak e Tirane. Ne ate kohe Prefekti ose nenprefekti mbulonin dhe funksionin e komisarit te policise. Emerohet nen prefekt ne nenprefekturen e Tiranes njekohesisht dhe komisar policie i saj. Gjate kohes qe sherbeu ne Shijak u martua atje me vajzen e Abdulla bej Deliallisit, Hajrien, motren e vetme e kater vellezerve me te cilen pati kater djem dhe nje vajze, mamen time. Gjyshi beri emer ne arrestimin e Haxhi Qamilit. Me te kishte dhe nje “llogari personale” sepse ai i kishte djegur shtepine mbi themelet e se ciles u ndertua shtepia ku jetoj une sot. Ai dallohesh per strategjine e tij ne kesi rastesh. Ai shmangete perballjen frontale. Sulmonte si skifter me nje toge speciale te stervitur enkas prej tij. Te njejten metode ka perdorur gjate luftes se dyte boterore Otto Skorzen, i cili grabiti Musolinin me nje toge speciale qe desantoi ne Gran Sasso në Italine e veriut ku e mbanin te burgosur. Sulejman Kërçiku mbasi e dorezoi u rekomandoi ta mbanin te burgosur por ai u var ne litar kunder rekomandimit te tij. Keshtu veproi dhe kur nje fshatari nga fshati Ibe i grabiten vajzen 15 vjeçare te cilen mbas informatave shkoi per gjithe naten ne malesi dhe e liroi. Këtë vajzë me lutjen e prindërve të saj e mbajti ne shtepi me vajzen e tij dhe ajo doli nuse nga dera e tij. Ne perpjekjen me serbet, A.Zogut i kishte rene ne sy respekti i veçante i vendasve per Sulejman beun. Ahmet Zogu kur erdhi ne Tirane si kryetar qeverie i beri viziten e pare atij ne shtepi, ku njohu edhe djemte Shyqyriun e Hamdiun dhe i propozoi te bashkëpunonin por Sulejman Beu u terhoq nga veprimtaria e tij per mos u ngaterruar me pune shteterore . U terhoq ne privatesine e tij deri ne fund. U shua ne gusht te vitit 1940. Per shkak te gjendjes jo stabile te vendit dhe jetes plot peripetira ai pat bere krushqira e miqsira te cilat ishin interesante nga ana gjeografike sepse iu deshen ne situata te ndryshme. Ne Shkoder kishte familjen Begteshi, ne Mat Çelajt, ne Kruje Merliket, ne Ndroq, Kashar e fshaterat perreth Tiranes kishte miq te cilet kam arritur t’i njoh edhe une. Ne Tepelene kishte dhene nje moter tek Mullajt. Shyqyriu pati kater djem dhe nje vajze. Dy prej djemve u bene inxhiniere: Naimi, gjeodet dhe Faiku, inxh. ndertimi. Njeri djale Estrefi, njeri antikomformist vuajti 13 vjet burg politik. Dy prej djemeve Sulejman beu i dergoi ne Austri ku Kadriu mbaroi per mjekesi dhe u be nje nga dermatologet me te famshem ne Shqiperi. Gjithashtu drejtoi deri ne kohen e pensionit Katedren e Dermatologjise ne USHT. La tre femije: dy djem e nje vajze. Djali i madh Ariani mjek vdiq ne Tirane, kurse djali tjeter Arbeni, inxhinier jeton ne France . Djali i vogel i Sulejmanit, Hajdari qendroi ne Austri u martua me Prof. Dina Kerçikun. Hajdari arriti te behet dhe kryearkitekt ne bashkine e Grazit. U shuajt me 1980. Ka lene dy vajza. Hamdiu mbaroi shkollen amerikane te Fultzit dhe u martua me Fitretin te motren e Mustafa Merlika Krujes. Ishte me inteligjenti nga vellezerit, nje burre me integritet. Zoteronte nje anglishte te shkelqyer. I perkthente Zogut me pagese axhanset e New York Times. Iken nga Shqiperia me nacionalistet e fundit. Ne Amerike mbaroi nje shkolle te larte per finance-burse. Mbaroi me 1978. Ka lene tre vajza, Aferditen, Mirgjinen e Gjeraqinen qe rrojne ne Berlin me femijet e tyre. Vajza e Sulejmanit Nadiri, pati nje jete me fillim te lumtur e vazhdim cfilites. U martua me Manush Peshkepine nepunes ne Banken e shtetit me te cilin pati dy femije, një djalë e një vajzë, Gëzimin dhe Xhanfisene. Manushi u denua ne gjyqin special me 1945 me 5 vjet burg e mbasi u lirua u arrestua serisht me rastin e hedhjes se nje eksplozivi ne legaten sovjetike dhe sebashku me 21 intelektuale te tjere te pafajshem u pushkatua pa gjyq. Nadirit ju desh per vite te tëra ta ndjekë të birin Z.Gëzim Peshkëpia gjate viteve te burgut derisa u shuajt në mars të vitit 1981.