ZËRI I AMERIKËS:
Një udhëtim i dhimbshëm 11 vjet më parë në burgun e shkatërruar të Qafë Barit…
– Mos e lerë babin vetëm, – i tha Eda, mami, Atjonit maturant dhe ai erdhi me mua, megjithëse nuk doja të shikonte burg…
Dhe dhashë një intervistë për “Zërin e Amerikës” me gazetarin Pëllumb Sulo, shok i fakultetit, kemi qenë studentë në të njëjtën kohë në Shkodër.
Ja, të njëjtat rrëfime sërish, po ato shqetësime, po ato kërkesa, që vetëm përsëriten dhe po ai zemërim… fjalë, fjalë, fjalë, Imzot, siç thotë Shekspiri në një tragjedi të tij.
Ndërsa në një poezi timen, – ia tregova Atjonit vendin, se ku mund ta kisha fshehur, – shkruaja: Shqipëria si një Hamlet me kafkën e burgut ndër duar…
Im bir ende më vështron me ata sytë gjithë kërshëri, me një ngulmim vezullues dhe enigmë, të zmadhuar sa një qiell.
Visar Zhiti