Kreu aktual i PD, Lulzim Basha që kërkon një tjetër mandat katër vjeçar nga demokratet ka mberritur ne qendren e votimit ne seline qendrore pak para ores 11:00.

Nderkohe ne radhe ka pasur demokrate qe prisnin te votonin me te cilet Basha eshte takuar e pershendetur. Me pas ka pritur ne radhe per procedurat e votimit, duke firmosur te komisioni i posacem.

Pasi ka votuar, Basha ka dhënjë një deklaratë për mediat, jashtë qendres së votimit, jashte selisë së PD-së.

“Shpreh mirënjohjen më të thellë për turin e bashkëbisedimit në gjithë vendin që më ofruan mua dhe kandidatit Seliami gjatë një fushate intensive në cdo degë të vendit. Mirënjohje infrastrukturës për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë, procesi po ecën i qetë dhe pa probleme. Jam i bindur se PD dhe demokratët dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen”- tha Basha.
Komentet