Ai i kërkon kreut të qeverisë të shprehet publikisht se e ka pranuar paketën e ofruar nga ndërkombëtarët për zgjidhje, dhe se nuk vendos asnjë kusht tjetër jashtë saj. Në letrën që mban firmën e tij, Basha thekson se opozita e ka pranuar pa kushte propozimin e ofruar nga McAllister dhe të sjellë sërish në tryezën e palëve në Shqipëri nga zyrtari i DASH Hoyt Yee.
Gjatë ditës së sotme, koalicioni opozitar bëri një deklaratë të përbashkët ku fajësonte kryeministrin Rama se është tërhequr nga marrëveshja. Ndërkohë në një reagim të Partisë Socialiste, Rama e quajti të gënjeshtërt këtë qëndrim.

Komentet