Njoftohet se Ukraina ka përdorur për herë të parë raketa britanike të tipit “Storm Shadow” me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, sulmi ukrainas vjen pas njoftimeve se Presidenti Joe Bien vendosi në fillim të javës që ta lejojë Kievin të përdor raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva në brendësi të Rusisë.
Mediat britanike njoftuan të mërkurën se Ukraina kishte përdorur për herë të parë raketa të tipit “Storm Shadow”, të furnizuara nga Britania, për të goditur objektiva brenda territorit rus. Raketa të tilla janë përdorur në të kaluarën kundër forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, si vitin e kaluar, kur u godit shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Londra dhe Kievi nuk e kanë konfirmuar sulmin e djeshëm.
Në fillim të kësaj jave, ushtria ukrainase përdori raketa me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, për të goditur në thellësi të territorit rus, pas miratimit nga Uashingtoni.
Franca gjithashtu e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por raketat evropiane dallojnë nga ato amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Patrick Bury nga Universiteti Bath.
“Ato janë raketa që lëshohen nga ajri dhe kanë një rreze veprimi prej 250 kilometrash. Raketat amerikane kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe nuk lëshohen nga ajri, ndaj janë më të vështira që të eliminohen, të paktën në teori”.
Dy sistemet e raketave ofrojnë mundësi për objektiva të reja.
“Rrezja e veprimit të dy llojeve të raketave është e mjaftueshme për të depërtuar brenda territorit dhe goditur infrastrukturën ruse, duke ndërprerë furnizimet për frontin e luftës. Rrezja e veprimit nuk është aq e rëndësishme sa fakti që Ukraina ka nevojë për sasi të mëdha raketash dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë për Zërin e Amerikës, James Nixey, i cili drejton programin Ruso-Euroaziatik në Institutin Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare që njihet edhe si Chatham House.
Ukraina duhet të zgjedhë me kujdes objektivat e saj, thotë analisti Bury.
“A do të lejohen ata (Ukraina) që ta shtojnë trysninë dhe të godasin infrastrukturën energjetike, ushtarake, rafineritë e naftës, objektiva që do të fillonin me të vërtetë të dëmtonin ekonominë ruse? Kjo është pyetja.”
Por Gjermania, furnizuesi i dytë më i madh i Ukrainës me armë, e përjashtoi këtë javë mundësinë që t’i ofronte Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi. Berlini druhet se mund të përfshihet në luftë.
“Asgjë nuk ka ndryshuar për ne, situata dhe rrethanat janë të njëjta. Raketat gjermane nuk janë si ato amerikane apo britanike. Këndvështrimi ynë për këtë çështje është i njëjtë”, tha shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius.
E ardhmja e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin mbetet e pasigurt. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar t’i japë fund luftës në ditën e parë që merr detyrën. Kievi i druhet tërheqjes së mbështetjes amerikane. Analisti Bury thotë se Britania dhe Franca mund të vendosin që të vazhdojnë furnizimin e Ukrainës me raketa.
“Dy vendet kanë armë bërthamore dhe mund të rrezikojnë nëse duan. Mund të gjenden dallime mes NATO-s evropiane dhe asaj amerikane për disa çështje politike lidhur me Ukrainën”.
Pas vendimit të Uashingtonit për ta lejuar Ukrainën që të godasë territorin rus me raketa amerikane, Moska uli kufizimet për përdorimin e armëve bërthamore.
Firmen per varjen e Havzi Neles e vuri edhe Kristaq Rama ,babai i kryeministrit aktual dhe shume te korruptuar Edi Rama.Shqiperia eshte akoma nen sundimin e mbeturinave komuniste, si ato majtas apo ato “djathtas”.Mjafton te hedhish nje shikim perciptas jetes tone ,dhe liderit qe sundon vendin; kuptohet mire se ne çfare ujrash noton demokracia Shqiptare : Sali Berisha, ishte komunist dhe bashkpuntor i sigurimit,deshmia e te cilit ka derguar ne burg Hysen Sheshori ;ish doktorri i Hysni Kapos e Simon Stefanit dy sekretaret e KQ te PPSH qe mbulonin sigurimin e shtetit, i besuari i diktatorit Alia ,dr. Berisha eshte kali i trojes ne demokracin shqiptare . Gramoz Ruçi ministri i brenshem i PPSH,Edi Rama, Ditmir Bushati, Ilir Meta , Luzim Basha, dhe shume e shume te tjere , kane lidhje direkte o familjare(prinderore) me sigurimin e shtetit dhe PPSH .Fakti qe nuk jane hapur dosjet e kriminelave komunist qe shtypen me gjak rezistencen per liri dhe demokraci, tregojn qarte se sistemi komunist eshte permbysur vetem formalisht. Liria ne vendin tone nuk ka ardhur akoma! Ate duhet ta fitojme! Presidenti Trump ka thene:
“Lufta jonë për Perëndimin nuk fillon në fushën e betejës. Filloni në mendjet tona, në vullnetin tonë dhe në shpirtrat tanë. […] lirinë tonë, qytetërimi ynë dhe mbijetesa jonë varet nga këto obligacione të historisë, kulturës dhe kujtesës.” zb
Thuajse te gjithe firmetaret e vendimit te varjes se Havzi Neles jane dekoruar, e fundit – Fatmira Laska.
Komentet e tjera vertet jane te teperta