Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij nga çadra e protestës, duke i bërë thirrjen e radhës shqiptarëve të bashkohen me kauzën e fuqishme të opozitës, deklaroi se nesër do të jenë në shesh qindra mijëra, që nga të rinjtë, të papunët, të mashtruarit, të zhgënjyerit dhe biznesmenët.
“Nesër bashkohen në këtë shesh të gjithë të mashtruarit dhe të zhgënyerit. Mirësevini të papunë e të pashpresë sot, shpresa nesër merr rrugën e zgjidhjes së problemit të papunësisë, për mes republikës së re të taksave të ulëta. Nesër bashkohen në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja. Ne i hapim rrugën arsimit dinjitoz, cilësor, do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët”- tha Basha.
Komentet