Aleatët e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu për të diskutuar me lidershipin e PD pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
Aleatët e PD do të diskutojnë ftesën për dialog me mazhorancën.
Ilir Meta deklaroi dje se pa opozitën në zgjedhje, nuk do të ketë koalicion PS-LSI dhe u shpreh se partia e tij është gati të lërë mandatet për një qeveri besimi.
Ndërsa, Rama sot i qëndroi versionit të tij se zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor.
Komentet