SYRI raportoi ekskluzivisht sot se mbrëmjen e kaluar Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën dhe Erion Veliajn në ambientet e hotel Prestige.
Basha konfirmoi lajmin e SYRI-t, por edhe pse mohon që të jetë takuar me Veliajn dhe Ballën rrethanat e tradhtojnë dhe del zbuluar.
SYRI duke dashur të tregojë kujdes ndaj familjes Basha nuk e përmendi faktin që ishte edhe bashkëshortja e zotit Basha në takim.
Tani pyetjet për Bashën: Pse shkove për ngushëllim në 12 të natës?
A ishte aty edhe Taulant Balla dhe Erion Veliaj?
Sa qëndruat për “ngushëllim” me Ballën e Veliajn tek hotel “Prestigj” në 12 të natës?
Pasi është fakt që ju pasi keni mbaruar emisionin tek TV i “juaj” News 24, në orën 23.30 keni marrë edhe bashkëshortën në shtepi dhe i jeni bashkuar “ngushëllimit” të Veliaj e Balles në hotel për njeriun e shtrenjtë të Hysenbelliut.
Në 12 të natës nuk shkohet për ngushëllim, por për pazare.
Çfarë koincidence, edhe Veliaj e Balla paskan zgjedhur orën 12 të natës për ngushëllim!
Dhe pyetja e fundit:
Pse nuk e atakoni asnjëherë për inceneratorin e Tiranës, Veliajn?
Reagimi i Lulzim Bashës
Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.
Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë.
Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë.
Komentet