Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga selia blu pas dorëzimit të mandateve të deputetëve se duke filluar që nga sot, e gjithë opozita do të jetë në krah të protestuesve si qytetarë të thjeshtë të vendit derisa Rama të rrëzohet nga pushteti.
Madje Lulzim Basha në përfundim të fjalës së tij ka nisur të këndojë himnin kombëtar të Shqipërisë duke thënë se beteja do të vazhdojë kudo në qytetet shqiptare derisa regjimi kriminal i Ramës do të rrëzohet.
Basha: Ka vend për të gjithë në shtëpinë e lirisë. Hapuni pak dhe më andej të futen të gjithë këtu.
Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, misionarë të shpresës, kudo që na ndiqni, opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krah të popullit. Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini evropian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale, Rama ik!
Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të mbruojë vetëm nga shpirti i një race fisnike evropiane siç jemi ne. Le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe forcë të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për rrëzimin e Maduros së Evropës dhe për të kthyer shprssnë dhe bindjen se e nesërmja po vjen. Shqipëria do të ketë një të ardhme që nuk i takon kriminelëve, që nuk i takon narkotrafikantëve, nuk i takon oligarkëve hajdutë që u kanë zhvatur xhepat dhe u kanë hequr bukën e gojës. Nuk i takon njeriut që i solli Shqipërisë këtë të zezë.
Bëhuni gati për betejën e rradhës në Tiranë, në Shkodër, në Durrës, në Sarandë, në Tropojë, në Kukës, në Dibër, kudo.
Basha fillon të këndojë himin kombëtar të Shqipërisë…/Express
Mos e beje simbolin tone se nuk je Shqipetar.Se po te isheje to te punoje per ate vend .Por ke menduar vetem per familjen tends.Prandaj uli duart dhe koken bashk.