Kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur sot në Shijak, duke u takuar dhe biseduar me qytetarët.
“Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve”, shkruhet në FB.
Por ai ka folur edhe për takimin me Trump i pyetur nga një qytetare.
Qytetarja: Si ia kalove në Amerikë?
Basha: Jashtëzakonisht mirë, se fjalën jashtëzakonisht e përdorim vend e pa vend por kësaj rradhe jashtëzakonisht mirë. E njoha zotin Trump me modelin tonë ekonomik, që i ngjan modelit të tij ekonomik”, tha Basha.
Komentet