“Madonna” nga Edvard Munch, piktori norvegjez ekspresionist është pikturuar disa versione. Një nga këto u ble me një çmim të ulët nga Kunstmuseum në Basel në vitin 1933.(SRF)
Nëntë vjet më parë Basel hodhi poshtë kërkesën për kthimin e njëqind veprave të artit – duke përfshirë vepra nga Munch, Matisse dhe Chagall – që i përkasin hebreut të njohur koleksionist dhe kritik arti Curt Glaser. Të gjitha punët e blera nga Kunstmuseum (Muzeu i Artit) në Basel. Qyteti është tani nën presion dhe është i ftuar për të rishqyrtuar pozicionin e tij.
Një litografi nudo, kuq e zi nga Edvard Munch me titulluar “Madonna”, një me bojëra uji e dy vajzave bjonde mga Max Pechstein dhe gravura e një violinçelisti nga Chagall . Të gjitha veprat që janë pjesë e koleksionit të pasur të Kunstmuseum (Muzeumit të Artit) dhe që dikur i përkisnin historianit dhe kritikut të artit Curt Glaser, ish-drejtor i bibliotekës artit të Berlinit.
Pak muaj pas erdhjes në fuqi të nazistëve në vitin 1933, u fut një ligj që i dëbonte hebrenjtë dhe disidentët politikë nga funksionet publike. Glaser u hoq kështu nga pozita e tij si drejtor dhe u dëbua nga shtëpia e tij. Gestapo themeloi selinë e saj në shtëpinë e Glaser. “Ai humbi gjithçka”, shpjegon Valerie Sattler, nipi i Glaser dhe një prej trashëgimtarëve të tij. “Ai humbi apartamentin e tij, punën e tij dhe çdo mundësi punësimi”.

Curt Glaser dhe gruaja e tij Elsa në një punim nga Edvard Munch (1913)
Glaser shiti koleksionin e tij të artit, mobiljet dhe librat në dy ankande në Berlin dhe u largua nga Gjermania për të shkuar në Nju Jork.
Ankand nga Christie’s
Muzeumet e Artit në Hanover, Berlin, Këln, Nuremberg, Amsterdam dhe Monako ia kanë kthyer së fundmi punimet në zotërim të tyre trashëgimtarëve të Glaser ose kanë gjetur një marrëveshje me ta, duke pranuar se Glaser i ka shitur veprat e tij në nxitim për të financuar ikjen nga Gjermania naziste.
Më 7 dhjetor, Christie hodhi në ankand një punë nga piktori manierist Bartholomäus Spranger në Londër. Të ardhurat u ndanë midis trashëgimtarëve të Glaser dhe një koleksionisti privat nga Gjermania veriore i cili e kishte pikturën mbi krevat pa e ditur historinë e pronarit të saj.
Në çdo rast, Baseli ka ruajtur vendimin e vitit 1998 për të mos iu përgjigjur kërkesave për ripagim. Në atë kohë qyteti ishte i mendimit se muzeu i qytetit i paguante punët, të ankanduara në vitin 1933, me çmimin e tregut dhe nuk mund të dinte që veprat i përkisnin Curt Glaser. Por që nga viti 2008 ka dalë një informacion i ri që sqaron se argumentet e paraqitura nga qyteti janë të rreme.
Procesverbali i Komisionit të Arteve të Bukura të Bazelit në qershor 1933, zbuluar në vitin 2010, i referohet një raporti nga një kurator i pranishëm në ankandin e veprave të Glaser në Berlin. “Komisioni – shkruan kuratori – ka qenë në gjendje të blejë një numër të mirë të punëve moderne me një çmim të ulët”.
Informacioni i ri, zbuluar kohët e fundit në një raport të televizionit gjerman në gjuhën zvicerane, e shtyu Baselin të rivlerësojë qëndrimin e tij. “Ne do të studiojmë dokumentet për të marrë një pasqyrë të çështjes dhe për të diskutuar se si të vazhdohet”, tha Melanie Imhof, zëdhënëse e qeverisë kantonale Basel duke shtuar se “çdo gjë është ende e mundur.”
Felix Uhlmann, kryetar i Komisionit të Arteve të Bukura të Bazelit, tha se në muajt e ardhshëm do të kryhet një shqyrtim i kujdesshëm i blerjeve të veprave që i përkasin Curt Glaser. Ndërsa do të pranonte se çmimet ishin të ulëta, “ato megjithatë ishin në përputhje me çmimet e tregut gjatë krizës ekonomike globale të kohës, gjë që nuk do të thotë – shton ai – se ne nuk e njohim situatën e vështirë në të cilën ndodhej në atë kohë Curt Glaser. ”
Burimi/Catherine Hickley, swissinfo.ch/ Përktheu jo në mënyrë integrale Elida Buçpapaj
Komentet