*** “Njëriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”. ( Fan S. Noli)
*** Deri tani, “fabrika standardizuese” e Nexhmedin Spahiut ka prodhuar “dy produkte shkencore” : 1) “kombin kosovar” dhe 2) “nacionalizmin kosovar” ?!
Mirëpo, me gjithë këtë “zbulim shkencor”, N. Saphiu nuk ka asnjë shans, që këto prodhime t’i shes dhe t’i praktikojë në Kosovë, pa marrjen e pëlqimit paraprak të romëve, të ashkalinjve, të boshnjakëve, të goranëve, të turqve, të serbëve, të malazezëve, të kroatëve, të egjiptianëve, si dhe pëlqimin e Tiranës, të Podgoricës, të Beogradit, të Zagrebit, të Ankarasë, se a do të pranonin, që pjesëtarët e kombeve të tyre, të integroheshin në “thesin” e “kombit kosovar” artificial politik, kur dihet së në Kosovë ekziston më se gjysma e kombit shqiptar, i cili,me plot të drejtë nuk e njeh, as kurrë nuk do të njohë kurrfarë “kombi kosovar”, sepse nuk ka asgjë të përbasdhkët me komponentet e tij, përpos SHTETIT KOSOVAR, të cilin N. Spahiu gabimisht nga mosdija e tij, e quan “KOMB KOSOVAR”. Ky është problemi i tij i pazgjidhshëm me të cilin po i “torturon” të tjerët, që e kanë të qartë se koncepti “ shtet kosovar”, në asnjë mënyrë nuk do të thotë “komb kosovar”!
Prandaj, nuk ka asnjë dilemë se, që të dyja këto projekte janë të gabueshme, fallso dhe të pajusitifikueshme si teorikisht, ashtu edhe praktikisht, sepse deri më sot, pjesëtarët e “kombit kosovar”(turq, serbë, romë, ashkalinj, boshnjakë, kroatë, egjiptianë) asnjëherë nuk janë deklaruar, as nuk kanë shprehur kurrfarë dëshire ose interesimi të tyre, që të “regjistrohen” dhe të bashkohen në “kombin” e tyre “kosovar”, të “patentuar” nga N.Spahiu sipas “Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën”, i cili, sipas Spahiut, ai qenka një “lloj kushtetute” e “kombit kosovar”.
Mirëpo, edhe ky far konstatimi nuk është i qëndrueshëm, sepse në asnjë pasus të Planit të Ahtisarit, nuk flitet për kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm për shtet multietnik kosovar. Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, N.Spahiu e ngatërron konceptin “shtet” dhe “komb” mbase termi në anglisht the “ Kosovar Nation”, kur të përkthehet shqip, do të thotë “SHTET KOSOVAR”, jo kursesi “komb kosovar”. Por kot, sa ia vlen të “qash dërrrasa” në këtë temë, kur pronari i “fabrikës kombëtare kosovare” nocionin “nation”, që do të thotë shtet, në çdo kontekst e njëjtëson me nocionin “komb”, gjë që ky është një gabim i madh lëndor, sepse “kombi” dhe “shteti” nuk janë nocione të barsvlerëshme. Këtë e kanë shpjeguar, edhe teoricienët më të njohur në botë, që kanë dhënë përkufizimin e tyre se ç’është “kombi” dhe ç’është “shteti”.
Edhe “ nacionalizmi kosovar”, INEKZISTENT sikurse “kombi kosovar”!
-Sipas “zbuluesit” N. Spahiu, “Nacionalizmi kosovar është një refleksion i nacionalizmit serb… Mendësia monoetnike e kosovarëve është importuar nga Bogradi e jo nga Tirana. Por nacionalizmi kosovar dhe nacionalizmi shqiptar dallojnë thellësisht nga nacionalizmi serb në shkallën e tyre të zhvillimit. Nacionalizmi serb është tamam një nacionalizëm kombëtar d.m.th është një ndjenjë shteti, kurse nacionalizmi kosovar dhe ai shqiptar është më tepër një ndjenjë komuniteti”?! (N.Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, 2014:180-181).
Së pari, ashtu sikurse “kombi kosovar”-projektide e “kombit jugosllav”, ashtu edhe “nacionalizmi kosovar”, është inekzistent, edhe në aspektin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik, sepse në Kosovë, kurrënjëherë nuk ka pasur “ nacionalizëm kosovar”, ashtu sikurse nuk ka pasur dhe, as sot, nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një SHTET KOSOVAR” (17 shkurt 2008).
Së dyti, nacionalizmi serb në Kosovë, kurrënjëherë nuk ka pasur karakter pozitiv “kombëtar serb”, ashtu siç ka pasur dhe ka karakter pozitiv nacionalizmi kombëtar shqiptar, por vetëm karakter negativ të nacionalizmit shovinist, regresiv, gjeopolitik, agresiv, fashist dhe gjenocidal shtetëror, kishtar, kulutror dhe politik serbomadh, jo në asnjë mënyrë “nacionalizëm kombëtar”, siç e ka pasyqyruar gabimisht dhe naivisht, N.Spahiu. , si “ndjenjë shteti”?!
Çfarë absurdi intepretues ky, po çfarë “ndjenje” mund të ketë shteti, kur dihet se shteti nuk formohet, dhe nuk funksion në bazë të kurrfarë ndjenjash dhe fantazish emocionale, eksperimentale dhe imagjinare të autorit të “kombit kosovar” dhe të “nacionalizmit kosovar”, por në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës së tij.
Vetëm njerëzit kanë ndjenja, emocione, dhimbje…etj., kurse kjo nuk mund të thuhet për shtetin (edhe pse shtetin e përbëjnë njerëzit-populli), i cili, nuk vepron në saje të “ndjenjës” si “refleksion i përbashkët i nacionalizmit kosovar” (siç është shprehur N.Spahiu), por vetëm në bazë të ligjeve dhe të kushtetutës së tij në fuqi. Lidhur me këtë, ja një shembull i thjeshtë ilustrues: Nëse ndonjë ngasës nuk ndalon makinën e tij në dritën e kuqe të semaforit në trafik, ai automatikisht dënohet me gjobë nga paolici në bazë të ligjit mbi trafikun, jo sipas “ndjenjës si refleksion i përbashkët i nacionalizimit kosovar”
Së treti, çfarë do të thotë kjo “teoremë filozofike” iracionale spekuluese e Spahiut: “ Nacionalizmi kosovar është një refleksion i nacionalizmit serb…”?!
–Asgjë e shpjegueshme, as e qëndrueshme e as e justifikueshme mbi bazën e ndonjë teorie shkencore mbi nacionalizimin ngase në Kosovë nuk ekziston kurrfarë “nacionalizmi kosovar”, ashtu sikurse nuk ekziston kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një “shtet kosovar” multietnik, që përbëhet nga të gjithë qytetarët e tij (shqiptarë, serbë, malazezë, kroatë, romë, ashkalinj, boshnjakë, goranë, egjiptianë etj.)
Siç theksuam më sipër, në Kosovë nuk ekziston, as nuk reflekton kurrfarë “nacionalizmi kosovar”, ndaj, rrjedhimisht, asnjëra nga grupet etnike në Kosovë nuk kanë “reflektuar”, as nuk kanë “impotuar” kurrfarë “nacionalizmi kombëtar serb nga Beogradi”, por u është imponuar me dhunë, me terror dhe me gjenocid, nacionalizmi shovinist serbomadh, me qëllim të asimilimit, të spastrimit dhe të shfarsjes së tyre, e para së gjithash, të shfarosjes së 90 për qind të shqiptarëve, që me rrënjë, me lozë dhe me gjethe i përkasin trungut të KOMBIT SHQIPTAR dhe Shqipërisë tyre etnike-atdheut të stërgjyshërve të tyre, jo kurrfarë “kombi kosovar”, as kurrfarë “ndjenje komuniteti” të përbashkët të “nacionalizmit kosovar”, të shpikur nga patentuesi “shekncor” N. Spahiu.
Së katërti, çfarë kuptimi dhe interpretimi “shkencor” ka ky far konstatimi: “nacionalizmi kosovar dhe ai shqiptar është më tepër një ndjenjë komuniteti”?! – Çfarë “ndjenje” dhe çfarë “komuniteti”?!
As dreqi nuk i bie në “fije” këtij farë “konstruksioni” abstrakt, pa kurrfarë shpjegimi konkret se gjoja nacionalizmi shqiptar na qenka vetëm “një ndjenjë komuniteti”, e barasvlerëshme me “ndjenjën e nacionalizmit kosovar”?!
Nacionalzimi shqiptar nuk është kurrfarë “ndjenje” simetrike ose e ngjashme me “ndjenjën” e “nacionalzimit kosovar” të N. Spahiut, por, para së gjithash, vetëdije e lartë kombëtare, pozitive, progresive, qytetëruese dhe racionale, gjithmonë në funksion të mbrojtjes dhe të kultivimit të vlerave të tij kulturore, kombëtare, politike dhe shtetërore, pa dëmtuar asnjë komb dhe asnjë kulturë të popujve të tjerër në Ballakn.
Nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk ka asnë lidhje me teorinë dhe me praktinë gjenocidale të nacionalizmave negativë sllavo-bizantinë, fashistë dhe neofashistë në Ballkan. Ndaj, është e padrejtë dhe e pajustifikueshme çdo iniciativë dhe çdo fushatë politiko-strategjike për luftimin e tij përmes strategjive dhe metodave perfide ponderuese multietnike, multikulturore, integraliste, kozmopolite dhe antidemokratike, me bazë dhe me synim të fundit të bastardimit dhe të shthurjes së kombit dhe të Shqipërisë Etnike sipas modelit dizajnues strategjik të “kombit kosovar” dhe të “ncionalzimit kosovar”.
Si mund të krahasohet “nacionalzimi shqiptar” me “ndjenjën e përbashkët” të “nacionalzimit kosovar”, kur nacionalzmi shqiptar, kurrënjëherë në historinë e tij të deritashme, në asnjë formë, qoftë edhe në formën “reflkesive” negative të “ndjenjës” përgjithësuese të paqartë të “komunitetit” të N.Spahiut, nuk ka luftuar dhe, nuk ka asnjë meritë për fomimin e “kombit kosovar”!
– Andaj, si ndodhi që N. Spahiu, ndjenjën kombëtare të nacionalizmit shqiptar, ta fusë në “një thes” hybrid , si “REFLEKS” të përbashkët me ndjenjat e grupeve të ndryshme etnike(turq, serbë, kroatë, boshnjakë, romë, ashkalinj, egjiptianë, goranë) të “nacionalizmit kosovar”, të importuar nga Beogradi, jo nga Tirana, kjo është më se e saktë për faktin se “kombi kosovar” është pjellë e “kombit jugosllav”, të cilën N. Spahiu (në frymën ideologjike, politike dhe propagandistike proletare jugosllave) po mundohet që ta “ringjallë “ në Kosovë, duke e mohuar dhe bastarduar nacionalizmin shqiptar dhe kombin shqiptar të më se 90 për qind të shqiptarëve në Kosovë!
Nacionalizmi shqiptar nuk njeh, as nuk ka asgjë të prëbashkët, as të ngjashme me “nacionalzmin kosovar”, as me “kombin kosovar”, sepse “krijesa” të tilla nuk “banojnë në Kosovë (1878-2015)!
Nacionalizmi kombëtar shqiptar nuk ka kurrfarë “ndjenje” të përbashkët etnike, as kombëtare të “kombit kosovar” as të “nacionalzimit kosovar” (turq, serbë, kroatë, boshnjakë, romë, ashkalinj, egjiptian etj.), sepse as teorikisht, as praktikisht nuk ekzistojnë asnjëri e as tjetri, përveç “vizatimit” të tyre në paçavuret politiko-propagandistike antikombëtare të N. Spahiut.
Është tërësisht padituri, amoralitet, antihumane, mëkat, padrejtësi dhe verbëri profesionale, të shpiket, të trillohet dhe të manipulohet me të ashtuquajturin “nacionalizëm kosovar”, kur dihet se që më se dy shekuj, në Kosovën e Shqipërisë Etnike përplasen vetëm dy nacionalizma: 1) Nacionalizimi kombëtar shqiptar dhe 2) nacionalizmi hegjemonist, regresiv, gjenocidal dhe iracional shtetëror dhe kishtar serbomadh, i cili, gjithmonë e ka luftuar nacionalizmin kombëtar shqiptar pozitiv racional, me qëllim të zhdukjes së qenies shqiptare në Ballkan.
Në fund, duhet të kemi kujdes, që të mos i ofendojmë dhe të mos i akuzojmë pa asnjë të drejtë morale dhe ligjore grupet e ndryshme etnike në Kosovë, duke ua atribuar “nacionalzimin kosovar”, gjoja të “importuar nga Beogradi, jo nga Tirana”, siç shkruan krejt gabimisht autori i librit “Foshnjëria e kombit kosovar”(2014), sepse as shqiptarët si komb më vete, as turqit, as kroatët, as romët, as boshnjakët, as ashkalinjtë, as egjiptianët etj. , si grupe etnike, që sot jetojnë në një shtet të përbashkët multietnik dhe nuk njohin kurrfarë “kombi kosovar”, as kurrfarë “nacionalizmi kosovar”, kurrnjëherë në historinë e tyre të derisotme nuk kanë qenë “importues” të nacionalizmit serbomadh të Beogradit në Kosovë.
Deri më sot, nuk ka ndodhur që, ndonjë popull në botë, të ketë “importuar” nacionalzima të huaj, e posaçërisht që ndonjë popull i robëruar, të ketë “importuar” nacinalizmin e shtypësve dhe kolonizatorëve të tij, siç paska vepruar populli i kolonizuar i Kosovës nga Serbia, i cili, sipas N. Spahiut paskësha “importuar”: “Nacionalizmi kosovar si një refleksion i nacionalizmit serb…Mendësia monoetnike e kosovarëve është importuar nga Bogradi e jo nga Tirana.”?! – Ja, kësaj i thonë “shkencë moderne” e shkollës së “nacionalzimit kosovar” të N.Spahiut!?
Kjo është një e pavërtetë e madhe mbase nuk ka kurrfarë mbështetje teorike e as praktike, sepse një “import” i tillë i “nacionalzimit serb nga Beogradi”, deri më sot, nuk ka ndodhur në Kosovë (1912-20o15).
-Përkundrazi, asgjë nuk është “imoportuar” nga Beogradi, as “mendësia”, as asimilimi, as robëria e as “ndjenja”, as “nacionalzimi kombëtar” serbomadh, as hegjemonzimi, as shtypja, as terrori, as gjenocidi, as aparteidi, as shpërngulja sistematike, por të gjitha këto të zeza antinjerëzore dhe anticivilizuese me forcë policore dhe ushtarake u janë imponuar shqiptarëve në Kosovë(1912-1999).
Shqiptarët e kolonizuar dhe të shtypur nga Serbia kolonialiste, nuk kanë pasur kurrfarë nevoje që të “importojnë” kurrfarë ideologjie nacionaliste serbomadhe ose të indoktrinohen nga “nacionalzimi kombëtar serb” , sepse kanë pasur dhe, edhe sot e kanë nacionalzimin kombëtar shqiptar, i cili, është antitezë i nacionalzimit shovinist, gjeopolitik dhe agresiv serbomadh.
-Po, këtë far “shkence” injorante antishqiptare të N.Spahiut, nuk e kap logjika e shëndoshë, si ka qenë e mundur që shqiptarët e shtypur, të kolonizuar dhe të robëruar nga Serbia (1878-1999), të influencohen ose për më keq, ta “importojnë” nga Beogradi nacionalzimin shfarosës gjenocidal serbomadh për ta vrarë vetëvetën?!
Të mos luftohet nacionalizmi kombëtar pozitiv shqiptar, sepse nuk ka asnjë element të përbashkët ose gjasues me nacionalzimin serbomadh, as me të ashtuquajturin “nacionalizëm kosovar”!
-Sepse nacionalzimi shqiptar ka meritat kryesore historike për formimin e kombit shqiptar në Ballkan, jo kurrfarë “kombi kosovar”, as “nacionalzimi kosovar”, që janë janë shpifje ordinere poltiko-propagandistike, ideologjike, politike dhe tregtare me përmbajtje “mafioze” e jo kurrfarë kopjeje të kombit dhe të nacionalzimit shqiptar, siç shkruan N. Spahiu në librin e tij “Foshnjëria e kombit kosovar”(2014: 175: “Kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar…”(!?)
–Përkundrazi, “kombi kosovar” asgjë nuk ka të përbashkët me kombin shqiptgar, por është kopje origjinale e “kombit jugosllav” të shkollës komuniste Tito-Kardel-Bakariq, në funksion të shthurjes dhe të asimilit të kombeve të ndryshme në ish-RSFJ-në e tyre.
Prandaj, është antihumane, anrtietike, antiprofesionale, antikombëtare dhe anticivilizuese, që “kombin kosovar” ta cilësosh si “kopje të kombit shqiptar”!?
Këso tezë skandaloze krejtësisht antishkencore dhe antishqiptare, deri më sot nuk kanë shpikur, as trilluar as akademikët e rangut më ekstrem të nacionalizmit shovinist serbomadh: Vladan Gjorgjeviq, Dobrica Qosiq, Vasa Qubrilloviq, Ivo Andriq, Dimitrije Bogdanoviq, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, as shkenca historiko-politike dhe diplomatike, as Kisha Ortodokse e Serbisë me në krye Irinej e të tjerë, se gjoja “kombi kosovar është kopje e kombit shqiptar…” dhe se “nacionalzmi kosovar është importuar nga nacionalzimi serb nga Beogradi, jo nga Tirana.”!?
Asimetria e nacionalizmit shqiptar
Historikisht, nacionalizmi shqiptar, është sulmuar, anatemuar dhe keqtrajtuar nga ana historiografisë dhe e politikës falsifikatore serbomadhe, grekomadhe dhe bullgaromadhe, si dhe nga ana e disa kuazihistorianëve dhe e kryeliderëve politikë kuislingë nazifashistë dhe komunistë, gjoja se ka karakter primordial shovinist, ideologjik dhe gjeopolitik, gjë që të gjitha këto primesa tendencioze, të atribuara, të trilluara dhe të mistifikuara përbëjnë negativen e përkufizimit të nacionalizmit pozitiv shqiptar. Mirëpo, me gjithë këtë tendecë doktrinare dhe praktikë shumë negative dhe, tejet të rrezikshme, në thelb, nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk ka asnjë element të përbashkët me nazifashizmin dhe me komunizmin, as në kuptimin e trajtimit të tij qoftë si doktrinë, apo qoftë si praktikë ideologjike dhe partiake, pavarësisht nga skenat e derisotme teatrale të protagonistëve të ndryshëm për ta ideologjizuar dhe, për ta përvetësuar si pronë të tyre partiake, sepse nacionalizmi pozitiv është pronë e patundshme dhe e patjetërsueshme e gjithë kombit shqiptar, jo e asnjë grupi a partie, sepse themelues, kultivues dhe trashëgimtar i përjetshëm i tij, është ideali dhe ndjenja e zjarrtë shpirtërore patriotike dhe revolucionare e mbarë popullit shqiptar. Ndaj, legjitim, sovran dhe, i vetmi titullar i nacionalizmit pozitiv shqiptar ( cili nuk njeh kurrfarë nacionalizmi serbomadh, as “nacionalizmi kosovar”), është vetëm POPULLI SHQIPTAR, askush tjetër. Së këndejmi, edhe në kuptimin e përgjithshëm, nocioni i nacionalizmit pozitiv nuk njeh parti, thjesht, nga fakti se, asnjë parti në botë nuk është themeluese e nacionalizmit pozitiv, por është e kundërta, vetë POPULLI (vetëdija e tij e lartë dhe vizionare, shpirti revolucionar, liridashës dhe atdhedashës i tij) është burimi, kultivuesi dhe promovuesi i tij si në kuptimin teorik, ashtu edhe në atë praktik.
Nacionalizmi kulturologjik dhe kombëtar shqiptar është asmiterik me nacionalizmat primoridalë, fashistë dhe gjeopolitikë negativë serbosllavë në Ballkan. Ndaj të gjitha frocat, tendecat dhe përpjekjet e ndryshme politike dhe jopolitike për luftimin dhe për zhdukjen e këtij lloj nacionalizmi pozitiv shqiptar (duke e futur në një thes të përbashkët me nacionalizmat negativë me primesa fashistoide, kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine të vendeve fqinje ballkanike), janë të gabueshme dhe të pajustifikueshme si mbi bazën historike, politike, juridike, ashtu edhe mbi atë demokratike ngase deri më sot, (dekada e dytë e shekullit XXI, viti 2015) nacionalizmi pozitiv shqiptar ka qenë në funksion vetëm të mbrojtjes dhe të ruajtjes së identitetit të kombit dhe të shtetit shqiptar-Shqipërisë Etnike, pa prekur asnjë pëllëmbë territor të huaj të vendeve kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine fqinje. Përkundrazi, nacionalizmi pozitiv kombëtar shqiptar, si dhe shteti shqiptar (me mbi 50% territor dhe popullësi), edhe sot, janë të dëmtuar nga nacionalizmat negativë gjeopolitikë të fashizmit dhe të kolonializmit të vendeve fqinje (Serbia, Greqia, Mali i Zi, “Maqedonia”).
Prandaj, realisht, de fakto dhe de jure, do të ishte e pranueshme dhe e justifikueshme që, strategjia integruese rajonale, evropiane dhe globale, si dhe politika aktuale e qendrave shqiptare në Ballkan, të përqëndroheshin në luftimin dhe në spastrimin përfudnimtar të nacionalizmave negative me bagazh kolonialist dhe hegjemonist të shteteve të theksuara të aleancës sllavo-bizantine, sepse (edhe pas vetëvrasjes së Slobodan Milosheviqit), sidmos, nacionalizmi shovinist, fashist, kolonial dhe neokolonial i Serbisë, ende është tejet aktiv-prush i pashuar, i cili drejtpërdrejt po rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, jo nacionalizmi pozitiv shqiptar, i cili historikisht, në vijimësi ka qenë, dhe ende është në funksion të mbrojtjes së identitetit të vet, së këndejmi edhe të ruajtjes së ekuilibrit të marrëdhënieve paqësore me vendet fqinje sllave në Ballkan, edhe pse këto, ende nuk ia kanë kthyer borxhin historik (50% të territorit dhe të popullësisë së copëtuar dhe të kolonizuar qe 131 vite të plota) shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse nacionalizmi pozitiv shqiptar nuk mund të vihet në të njëjtën shënjestër të luftimit të tij, së bashku me nacionalizmat e tjerë negativë serbo-sllavë në Ballkan.
Historikisht, lindja dhe kultivimi i nacionalizmit shqiptar është i lidhur ngusht me ekzistencën dhe me mbrojtjen e qenies shqiptare në Ballkan. Prandaj, si në kuptimin historik, ashtu edhe në atë psikologjiko-politik dhe sociologjik, përmbajtja e nacionalizmit shqiptar ka karakter kulturologjik dhe kombëtar, sepse buron nga shpirti revolucionar i popullit shqiptar për t’u skapulluar nga skllavëria dhe tirania e huaj, që nga periudha e lavdishme dhe e ndritshme e luftërave dhe e kryengritjeve çlirimtare të shqiptarëve me në krye heroin zulmëmadh legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kundër hordhive pushtuese osmane, e deri në ditët e sotme të kohës më të re të fundshekullit XX, që identifikohet me pasardhësin e Skënderbeut, heroin gjithëkombëtar shqiptar, Adem Jashari.
Nacionalizmi shqiptar është i vjetër aq sa është mosha shekullore e vetë kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike. Kështu që, çdo prerje dhe “megjë” tjetër përkufizuese e historisë së tij, është e gabueshme dhe e papranueshme moralisht, kombëtarisht dhe shkencërisht, sepse ka vetëm karakter politik dhe propagandistik, të importuar, të imponuar dhe të sofistikuar nga invaduesit, nga kolonizuesit dhe nga copëtuesit e sundimeve të huaja bizantine, anadollake, serbosllave, fashiste, borgjeze, komuniste dhe antidemokratike mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike në Ballkan.
Tezat e kuazihistorianëve, të pseudopolitikanëve dhe të shtetarëve të ndryshëm shqiptarë, serbë, grekë, francezë, italianë, rusë, bullgarë…, etj. me bazë sllavobizantine, fashiste komuniste, kozmopolite, pluraliste, integraliste dhe globaliste, se kinëse nacionalizmi shqiptar daton dhe identifikohet si fenomen politik kombëtar shqiptar vetëm nga periudha e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), shkencërisht është krejtësisht e gabueshme dhe e paqëndrueshme, sepse bie ndesh me vjetërsinë shekullore historike, kombëtare, kulturore, tradicionale dhe shtetërore të lindjes dhe të zhvillimit të nacionalizmit pozitiv shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Sikundër edhe me rastin e formimit të kombeve të tjera në Evropë, ashtu edhe formimi i kombit shqiptar në Ballkan, është fryt, meritë dhe vepër e drejtpërdrejtë pozitive historike, kombëtare dhe politike e zgjimit të ndërgjegjës dhe të vetëdijes së nacionalizmit shqiptar, që rrënjët burimore dhe shpirtërore të tij zënë fill me luftërat dhe me kryengritjet çlirimtare kombëtare shqiptare të Skënderbeut dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) kundër sundimit pushtues 500-vjeçarë të Perandorisë Osmane, si dhe me kryengritjet dhe me luftërat e përgjakshme heroike të fillimshekullit XX të lëvizjeve guerile popullore shqiptare kundër pushtimit dhe sundimit kolonialist dhe imperialist serb, malazez, grek dhe bullgar (1907-1945), që identifikohen me veprën dhe me kryebartësit e tyre revolucionarë dhe nacionalistë kombëtarë shqiptarë, siç ishin: Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Bajram Curri, Avni Rrustemi…, etj.
“Kombin kosovar” nuk e ka njohur asnjë shtet dhe, asnjë komb në botë, veç pronarit dhe “punonjësëve” nostalgjikë të fabrikës së “kombit jugosllav”!
Prandaj, edhe ky konstatim në “erë” i N.Spahiut nuk është i saktë, kur thotë se “ Ekzistenca e kombit kosovar është evidente për faktin se ky komb njihet nga gati gjysma e kombeve të botës.” (Fosjnjëria e kombit kosovar,2014: 174).
Edhe në këtë rast, pronari i shkollës së “kombit kosovar” dhe të “nacionalizmit kosovar” bën tërkuzë konceptet “shtet” dhe “komb”, duke i interporetuar gabimisht, me qëllimin e fundit, që ta “bindë” opinionin publik se gjoja “fëmija i tij ka lindur, por po pret të regjistrohet në regjistrin civil. Mopranimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk është fakt i mosekzistencës së tij”. Sipas tij, kjo do të thotë se, tanimë, “ekziston foshnja e tij-kombi kosovar”, të cilin e kanë njohur “gati gjysma e kombeve të botës”!?
-Çfarë mashtrimi, çfarë manipulimi dhe çfarë difekti i interpretimit “shkencor” të tezës së “kombit kosovar” kinëse, tanimë, shpërpallja e “kombit kosovar”, është akt i kryer dhe i pranueshëm “nga gjysma e kombeve të botës” vetëm se po pritet “regjistrimi” dhe “vulosja” e tij nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara?!
Edhe në këtë kontekst, shtruaja e tezës së tij apolitike dhe antijuridike bie në kundërshtim flagrant me parimet dhe me normat jurdike të së drejtës ndërkombëtare, kur dihet se deri më sot, OKB-ja (1945-2015) nuk ka pranuar në radhët e saj “kombe” të tipit të “kombit kosovar” të N. Spahiut, por vetëm shtete të mirëfillta sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Këtë fakt e dëshmon edhe struktura e shteteve anëtare të saj prej 193 shtetesh.
Pra, assesi nuk është e vërtetë se “kombin kosovar”, tanimë, e kanë njohur “gjysma e botës”!?
-Në kuptimin juridik të drejtës dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, sintagma e N. Spahiut “gjysma e botës”, do të thotë asgjë, sepse OKB-ja nuk është tërë bota (por përbëhet vetëm nga 193 shtete të botës). Madje, edhe në kuptimin e përgjithshëm spekulues të nocionit “bota”, nuk do të thotë se gjysma e asaj, tanimë, e ka njohur “kombin kosovar”, të patentuar nga “fabrika e kombeve” të N.Spahiut. Pra, “bota” si nocion i tillë përgjithësues (sepse ka disa lloj botësh: bota njerëzore, bota bimore, bota shtazore etj.), nuk njeh kombe e as shtete, por OKB-ja është ajo që njeh shtete, jo kombe, sepse kombe janë edhe : kurdët, çeçenët, tibetianët, por nuk kanë shtetet e tyre.
Madje, në këtë kontekst, kur është fjala për njohjen e shteteve të reja, kemi edhe një paradoks absurd jurdik në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, sepse OKB-ja për shkak të veto-s së Rusisë në KS të Kombeve të Bashkuara ka bllokuar njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës ( jo të “kombit kosovar” të N.Spahiut) , edhe pse shpallja e saj është bërë në frymën dhe, në përputhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me objektivat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010).
Pra, “baba” i “kombit kosovar” dhe i “nacionalizmit kosovar”, nuk duhet të jetojë në iluzione dhe në vetëkënaqësi , duke falsifikuar dhe ndërruar tezat historike, politike dhe juridike, kur është fjala për interpretimin e drejtë dhe të saktë shkencor të nocioneve “komb shqiptar” dhe “shtet kosovar”, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmohet, as të kualifikohet si “komb kosovar”, sepse pjesëtarët a atij far “kombi kosovar” (serbë, romë, turq, goranë, boshnjakë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malzezë etj.) kurrë nuk kanë luftuar, as nuk kanë kërkuar, as nuk janë deklaruar, as nuk kanë votuar që të formojnë ndonjë “shtet kosovar” apo në rastin edhe më absurd, të formojnë ndonjë “komb kosovar” me në krye N.Spahiun (sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me 90% të shqiptarëve, përveç një SHTETI TË PËRBASHKËT KOSOVAR) , por shqiptarët mbi 90%, janë ata, që me gjenerata dhe breza kanë luftuar dhe kanë derdhur gjak, duke flijuar jetët e tyre, që Kosova të bëhet shtet i lire, i pavarur dhe sovran, si dhe të ribashkohet me Shqipërinë mëmë.
Sa më sipër, në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, as kurrfarë “nacionalizmi kosovar, të “importuar nga Beogradi”, ashtu siç ka konkluduar gabimisht “fabrikuesi” i tyre N. Spahiu. Por kemi vetëm një SHTET KOSOVAR, që ende është duke pritur në “sportelin” e KS të Kombeve të Bashkuara, të njihet si shtet (jo si “komb kosovar” assesi) i pavarur dhe sovran sikurse 193 shtetet ekzistuese të nomenklaturës së OKB-së.
Ndërkaq, “kombi kosovar” kurrë nuk do të njihet as nga kombi shqiptar, as nga OKB-ja, as nga BE-ja, as nga Amerika, as nga NATO-ja, as nga OSBE-ja e as nga nomenklatura e tij spekuluese: serbë, turq, kroatë, malazezë, boshnjakë, goranë, egjiptianë etj., ku as një përfaqësues i tyre, deri më sot, nuk kanë deklaruar regjistrimin në “kombin kosovar”, as njohjen e tij. Kjo dëshmon se “ gjysma e botës” së N. Spahiut, as që ka ndonjë far njohurie për “zbulimin shkencor” , si dhe për njohen e tij në shkallë vendore, ballkanike, evropiane dhe botërore të “kombit kosovar” , ashtu sic po propagandon “baba” i “kombit kosovar”, por fatbardhësisht për “produktin shkencor” të tij, deri tani, askush nga “konsumatorët” dhe nga “klientët’ e tij, nuk kanë shprehur kurrfarë interesimi për blerjen e tij, në asnjë variant të shitjes së tij në tregun “global” ballkanik.
Së fundi, N. Spahiu, mund t’i shkruajë edhe 10o libra-paçavure për “kombin kosovar” dhe për “nacionalizmin kosovar”, por me to mund ta “zbavit” vetëm vetëvetën dhe laraskat e zeza pansllave, por jo KOMBIN SHQIPTAR, në asnjë mënyrë, sepse shqiptarët kanë vetëm një komb, të formuar, në shekullin XIX, kur janë fromuar, edhe kombet e tjera në Evropë.
Ndryshe nga nostaligjikët dhe “gardianët” e “kombit jugosllav”, shqiptarët në Ballkan nuk po mendojnë fare se si të formojnë “kombin kosovar”, sepse ata e kanë kombin e vet ( dhe se janë shumë të vetëdijshëm, se asnjë një popull nuk mund t’ i ketë dy kombe). Pra shqiptarë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme se si të ribashkohet Kosova me Shqipërinë, përkatësisht Shqipëria Etnike, jo se si t’ i hipin “kaligulës” së “kombit kosovar”, të cilin nuk e njohin as romët e as ashkalinjtë në Kosovë, lere më “gjysma e botës” siç ka fantazuar ai.
Komentet