*** Prof. Dr.Vesna Peshiq: “ Kisha serbe, retrograde”! (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/272939/Vesna-Pesic-SPC-je-retrogradna-treba-da-pojacamo-ateizam-u-drustvu/23/08/2011).
*** Prof.Dr. Sonja Biserko: “ Cela srpska istorija je velika laz”( E tërë historia serbe është një gënjeshtër e madhe”!( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/579124/Sonja-Biserko-za-casopis-Matice-hrvatske-Cela-srpska-istorija-jedna-je-velika-laz/29/07/2015).
***Ky vlerësim aksiomatik i Prof.Dr.Vesna Peshiq (filozofe dhe ish-ambasadore e Serbisë në Meksikë, njëra nga oponentët më vehementë të regjimit çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit), është i qëndrueshëm, sepse, vërtet, Kisha Ortodokse serbe është jo vetëm “retrograde” siç ka theksuar Vesna Peshiq, por është edhe politike, sepse që nga themelimi i Serbisë,e, edhe sot, asnjë qeveri serbe (mbretërore, fashiste, komnuniste, socialiste) nuk merr asnjë vendim politik, pa pëlqimin dhe miratimin e Kishës Ortodokse Serbe, për shkak se, sipas historisë serbe, kjo ka meritat kryesore për krijimin e shtetit serb.
-Absolutisht, nuk ka asnjë dilemë se Vesna Peshiq ka të drejtë në gjykimin e saj kritik të qëndrueshëm, që Kishën Ortodokse Serbe (KOS) e ka cilësuar “retrograde”, “dominuese” dhe “konservatore”, por ka harruar ta theksojë edhe rolin e saj kryesor POLITIK, e cila vërtet 600 vjet rresht nuk ka pësuar kurrfarë evoluimi progresiv, por e ka ngulfatur shoqërinë serbe në kuptimin regresiv, si dhe në vijimësi Ballkanin e ka mbajtur nën ethe konfliktesh dhe luftërash të përgjakshme, vetëm për vetëm që Serbia e Madhe të dominote si “superfuqi ballkanike” mbi popujt fqinjë në rajon, duke ua grabitur,kolonizuar dhe aneksuar territoret e tyre etnike.
Pikërisht, në saje të gënjeshtrave, të falsifikimeve dhe të intrigave politike me përmbajtje ekspansioniste, kolonialiste, hegjemoniste dhe imperialiste të Kishës Ortodokse Serbe në kurriz të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre indigjene etnike, Serbia e ndoqi në vijimësi, që nga pavarësimi i saj në vitin 1878, dhe më pas, që nga vjeshta e vitit 1912 dhe, edhe sot, nuk e ka braktisur politikën militariste dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë në Ballkan.
Vështruar historikisht, që nga sundimi osman në Ballkan e deri në ditët e sotme, Kisha Ortodokse Serbe më tepër është marrë me veprimtari politike dhe shtetërore sesa me atë të predikimit religjioz. Kjo formë e veprimit të KOS-it, në fjalorin terminologjik të filozofisë politike quhet veprimtari “simfonike dhe kakofonike”. Kësi shembulli negativ nuk ka në Ballkan.
-Edhe sot, recidivat politike të Milosheviqit dhe politika e KOS-it, janë duke luajtur rolin kryesor në politikëbërjen shtetërore për rikthimin e Kosovës nën sundimin kolonial të Serbisë (1912-1999) !
Para së gjithash, këtë të vërtetë e dëshmon edhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar, mbështetur politikisht dhe “moralisht” nga ana Kishës Ortodokse Serbe me metropolitan e saj Irinej në krye, që bashkërisht njëzëri (ashtu siç shkruan në Kushtetutën në fuqi të Serbisë, të miratuar më 2006) Kosovën shqipatare (ashtu sikurse regjimi shtetëror me Slobodan Milosheviqin në krye) ende e konsiderojnë si një “lloj autonomie” të dalë nga Kushtetuta e përgjakshme (mars 1989) e regjimit të Slobodan Milosheviqit nën Serbi, të “vizatuar” dhe të realizuar me tanke policore dhe ushtarake, me agresion dhe me gjenocid kundër popullit shqiptar në Kosovë (1989-1999).
Prandaj, derisa të mos përfundojë transfomimi i plotë demokratik evropian i shoqërisë serbe ( ardhja në pushtet e forcave të reja politike reformuese me orientim demokratik dhe paqësor evropian), BE-ja, nuk do të duhej t’ia hapte dyert Serbisë, që ajo të integrohej në “familjen” e saj, sepse, ende me mosnjohjen e Kosovës, Serbia vazhdon të njëjtën strategji politike të regjimit të Slobodan Milosheviqit, duke mos hequr dorë nga pretendimet territoriale dhe nga politika e saj e vjetër kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj territoreve etnike shqiptare, siç janë Veriu i Kosovës, si dhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.
Zgjohuni nga “gjumi” shekullor, Beogradi ka ndryshuar vetëm taktikën, por jo, edhe strategjinë e Milosheviqit ndaj Kosovës!
Ndryshe, do të jetë i pashmangshëm roli mbizotërues i Serbisë në Ballkan, pavarësisht nga tiradat dhe nga “paradat” e vetëkënaqësisë së “politikës faktorizuese” të Tiranës dhe të Prishtinës në rajon. Prof.dr. Vesna Peshiq (oponente e ashpër e politikës së regjimit fashizoid të Slobodan Milosheviqit) thotë: “Në Serbi dominon një kishë tejet retrograde, siç është vetë Kisha Ortodokse Serbe. Ajo qe 600 vjet nuk e ka thënë asnjë fjalë të re. Prandaj, duhet ta forcojmë ateizmin në shoqëri, m’u për shkak të dominimit të kishës, e cila është aq konservative saqë nuk po na lejon të marrim frymë”.( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/272939/Vesna-Pesic-SPC-je-retrogradna-treba-da-pojacamo-ateizam-u-drustvu/23/08/2011).
-Absolutisht, nuk ka asnjë dilemë se Vesna Peshiq ka të drejtë në gjykimin e saj kritik të qëndrueshëm, që Kishën Ortodokse Serbe (KOS) e ka cilësuar “retrograde”, “dominuese” dhe “konservatore”, por ka harruar ta theksojë edhe rolin e saj kryesor POLITIK, e cila vërtet 600 vjet rresht nuk ka pësuar kurrfarë evoluimi progresiv, por e ka ngulfatur shoqërinë serbe në kuptimin regresiv, si dhe në vijimësi Ballkanin e ka mbajtur nën ethe konfliktesh dhe luftërash të përgjakshme, vetëm për vetëm që Serbia e Madhe të dominojë si “superfuqi ballkanike” mbi popujt fqinjë në rajon, duke ua grabitur,kolonizuar dhe aneksuar territoret e tyre etnike.
Në saje të gënjeshtrave, të falsifikimeve dhe të intrigave politike me përmbajtje ekspansioniste, kolonialiste, hegjemoniste dhe imperialiste të Kishës Ortodokse Serbe në kurriz të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre indigjene etnike, Serbia e ndoqi në vijimësi, që nga pavarësimi i saj në vitin 1878, dhe më pas, që nga vjeshta e vitit 1912 dhe, edhe sot, nuk e ka braktisur politikën militariste dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë në Ballkan.
Pikërisht, duke u shërbyer me shekuj me këtë gënjeshtër skandaloze nacionalsitët serbomëdhenj dhe institutcionet e tyre shtetërore dhe shoqërore ( qeveritë e ndryshme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, Kisha Ortodokse Serbe, qarqet ushtarake e policore, shkenca, politika, propaganda, publicistika dhe mjetet e ndryshme të informacionit), në themel e kanë falsifikuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe historinë e kombit kroat, historinë e kombit shqiptar dhe historinë e popullit boshnjak mysliman.
Si rrjedhim i “një gënjeshtre të madhe të gjithë historisë serbe”, siç ka vlerësuar me të drejtë, edhe Zonja e nderuar Sonja Biserko, demokrate dhe luftëtare konsekuente për liritë dhe të drejtat e njeriut në krye të Këshillit të Helsinikit të Serbisë, regjimet e ndryshme të Serbisë ( fashiste, mbretërore, socialiste dhe komuniste), të prira dhe të ndihmuara nga politika edhe nga propaganda e Kishës Ortodokse Srebe (si industria më e fuqishme dhe më profitabile e falsifikmit të historisë), ia kanë arritur që me shekuj, ta indoktrinojnë, ta mashtrojnë dhe ta gënjejnë popullin serb se “armiq të tij të përbetuar janë kroatët, boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët e ngulitur në tokat serbe”!?
Vërtet, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më fatale e gjithë historisë serbe, sepse historia e vërtetë dhe objektive flet ndryshe: Ardhacakët barbarë serbë janë ata, që në shekullin VII, për herë të parë vërshuan në Gadishullin Ilirik, duke ua grabitur tokat shqiptarëve dhe kroatëve autoktonë ilirë.
Mirëpo, këtë të vërtetë historike, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe e kanë fshehur dhe falsifikuar me shekuj vetëm për vetëm për t’i jusitifikuar barbaritë, luftërat, agresionet dhe gjenocidet e tyre, të zhvilluara për grabitjen dhe për pushtimin e territoreve indigjene të kroatëve dhe të shqiptarëve. Mbi këtë “bazë” serbomëdhnjtë kanë falsifikuar historinë e tyre, si dhe historinë e popullit kroat dhe të popullit shqiptar në Ballkan.
Ky recidiv i së kaluarës serbomadhe, është një nga helmet më shkatërrimtare, edhe për marrëdhëniet e sotme mes Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht këtë e provuan, edhe tri gjenocidet serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999) për kryejen e të cilave Serbia ende nuk ka dhënë llogari juridike ndërkobëtare, ashtu sikurse dikur Gjermania naziste e Hitlerit, e cila me të drejtë dhe në afat tejet të shkurtër u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare.
Duke shikuar retrospektivën historike të Serbisë, del qartë se Kisha Ortodokse Serbe ishte ajo që e formoi Serbinë. Ky është shkaku kryesor pse KOS-i luan rolin kryesor politik në organet dhe në institucionet shtetërore të Serbisë, edhe pse kjo sipas statusit të saj nuk është kurrfarë subjekti politik, por vetëm institucion fetar. Pavarësisht nga ky fakt, Kisha Ortodokse Serbe (dikur dhe sot) njihet për rolin e saj kakofonik dhe simfonik në bërjen dhe në marrjen e vendimeve politike të shtetit të Serbisë.
Pikërisht, këtu qëndron fatkeqësia, sepse politika shtetërore serbe i ka “duart e lidhura” në veprimet e saj qoftë në kuptimin e brendshëm apo të jashtëm.
Mirëpo, derisa Kisha Ortodokse Serbe ta ketë fjalën kryesore në politikëbërjen e Serbisë, as ajo e as serbët, nuk mund të lirohen nga paranoja kolektive për pushtimin e territoreve shqiptare dhe kroate. Këtë konstatim tonin e ilustron edhe ky konkluzion i ish-ambasadores serbe , Vesna Peshiq, kur thotë se :“Gjendja e tanishme e vështirë, që po mbretëron në Serbi, po mbahet në saje të ndihmës së Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, Serbia në këtë nuk ka kurrfarë interesi real, sepse qytetarët e saj po vdesin nga mjerimi. Fjala është për obsesionin e territoreve, që është ngulitur në Kishën Ortodokse Serbe. Kështu që, si rrjedhim, idetë nacionaliste janë një sëmundje e vështirë për t’u shëruar”.( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/272939/Vesna-Pesic-SPC-je-retrogradna-treba-da-pojacamo-ateizam-u-drustvu).
Së fundi, nga të gjitha këto falsifikime të historisë serbe mbi shqiptarët, duhet të nxjerrim mësimin e duhur, njëherë e përgjithmonë, që të mos heshtim, të mos pranojmë dhe të mos pajtohemi me to, por t’i hedhim poshtë si të tilla, duke vazhduar luftën tonë të drejtë kundër politikës hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë.
Ne, nuk duhet të ushqehemi me përrallat e falsifikuara të gjithë historisë serbe, se gjoja “shqiptarët nuk janë ilirë, por ardhacakë në tokat serbe”, duke u mbështetur në “predikimet politike” të KOS-it dhe në mitet e paragjykimet e vjetra mesjetare serbomëdha antishqiptare, në saje të cilave është shkruar kuazishkenca historike, politike, juridike dhe diplomatike e Serbisë së Madhe (1844-2015).
Komentet