Pas përfundimit të takimit me 43 deputetët e opozitës, Gazment Bardhi theksoi se është caktuar agjenda parlamentare për sesionin e ardhshëm.
Në deklaratën e tij për mediat, Bardhi renditit 3 prioritetet e opozitës parlamentare, siç ishin ngritja e komisioneve hetimore për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe 14 majit 2023, për koncesionet dhe PPP-të në shëndetësi, vjedhjen e të dhënave nga patroanzhistët, si dhe për çështjen e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit me abuzimin me detyrën.
‘Kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në 32 vite histori të vendit. Çdo ditë përballemi me skandalet e kësaj qeverie ku milionat e eurove janë kthyer si bileta të autobusit dhe kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramëndëse’, u shpreh Bardhi.
Bardhi: Falenderoi secilin nga kolegët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që u bë pjesë e një takimi të nevojshëm dhe madje të vonuar të të gjithë deputetëve opozitarë të Parlamentit Shqiptar.
Sot në takimin me 43 deputetë të Partisë Demokratike Aleancës për Ndryshim kemi caktuar një pjesë të agjendës parlamentare për sesionin e ardhshëm parlamentar.
Së pari prioritet i punës së deputetëve të opozitës në parlament do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore e cila për fat të keq është bllokuar prej dy vitesh dhe është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës atyre që e ndjejnë veten ende opozitar në Parlamentin e Shqipërisë duke rikonceptuar komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe detyrat që duhet të përmbush edhe detyrat që duhet të përmbush me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision i ri i reformës zgjedhore.
Është e papranueshme ndërsa që opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, ka denoncuar masakrën zgjedhore të 14 maj të mos çojë para një prioritet jo vetëm të opozitës por edhe të Shqipërisë.
Na rezulton se komisioni i reformës zgjedhore nuk ka pasur asnjë produkt dhe nuk mund të vazhdohet më kështu. Vendimi i parë që kemi marrë është rikonceptimi i deytareve të përbërjes së komisionit.
Kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në 32 vite histori të vendit. Çdo ditë përballemi me skandalet e kësaj qeverie ku milionat e eurove janë kthyer si bileta të autobusit dhe kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramëndëse.
Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore së pari për koncesionet PPP dhe problematikat në shëndetësi. Ende nuk është finalizuar hetimi mbi këto çështje. Komisioni hetimor do të ndihmojë edhe punën e Prokurorisë për hetimin penal.
Çështja tjetër është për të cilën kemi rënë dakord ka të bëjë me të dhënat e qytetarëve abzimi me patronazhistët apo shqetësimi më i fundit i ngritur nga SHBA për ndërhyrje serioze në sistemin TIMS dhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.
Jemi njohur dhe njihemi çdo ditë ku zyrtarë publik marrin vendime për të pasuruar miq shok dhe familjarë të tyre dhe një tjetër komision do të ngrihet për çështjen e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit me abuzimin me detyrën.
Këto ishin dy shtyllat kryesore të diskutimit të sotëm. Këtë takim e shoh si të vonuar të deputetëve të opozitës në parlament dhe si një mundësi e humbur gjatë këtyre 2 viteve për të pasur një agjendë të përbashkët politike dhe parlamentare të të gjithë deputetëve të opozitës.
Për një pjesë të vogël të kolegëve që nuk u bënë sot pjesë e këtij takimi unë dua të vazhdoj të besoj se misionin i tyre është mbrojtja e interesit publik dhe opozitarizmi, kjo është një tryezë e çdo deputeti të opozitës dhe nuk duhet të mbajë larg kësaj tryeze asnjë deputet që është mandatar nga qytetarët.