Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhje se deputeteve të opozitës.
Bardhi është shprehur se nëe mazhoranca do të vazhdojë më sulmet dhe tentativat për të eliminuar opozitën do të përballet me pasoja të rënda.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD dhe Aleancës për Ndryshim dua të informoj se kemi diskutuar me shumë përgjegjshmërinë situatën në të cilën mazhoranca e ka vendosur opozitën dhe parlamentarizmin në vend.
Përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje iniciative të deputetëve të opozitës dhe që nuk merren në shqyrtim as nga komisioni parlamentar dhe prej kohëhs janë përshirë në programin e punës pa pasur një ditë të shqyrtimit të tyre.
Brenda një jave si në asnjë rast tjetër në historinë e parlamentarizmit në 32 vite janë rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor duke mohuar an këtë mënyrë 45 deputetëve të drejtën që ja jep kushtetuta.
ëtë të enjte me urdhër politik të Ramës opozitës ju mohua e drejta që të caktoi anëtarët që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore, edhe pse gjatë dy viteve kemi pritur për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR nëpërmjet një komisioni të posaçëm bipartizan që është një traditë për parlamentin, për herë të në këto 32 vite mazhoarnca ika hequr të drejtën shumicës dërrmuese të opozitës të caktoi bashkëkryetarin dhe anëtarin në komisioni e reformës zgjedhore. në këto kushte opozitës i janë mohuar të gjitha të drejtat q ja njeh kushtetuta duke i mbyllur çdo rrugë institucionale të funksionimit në parlament.
I kërkoj dhe një herë mazhorancës që të kthehet në rrugën e drejtë dhe kushtetutshmërisë, nuk është vullneti ynë të bllokojmë punën e parlamentit. vendimmarrja e Ramës me një tentativë të qartë për të eliminuar opozitën po na dërgon drejtë vendimeve ekstreme, ,irno nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të marrësh mbrapa dhe pasojat.