Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka vënë në pozita ta sikletshme deputetët socialistë në Kuvend kur ua tha në sy nga foltorja e Kuvendit se të gjithë ata e dinë shumë mirë dhe e thonë nëpër kafet e Kuvendit se kryetari i tyre, Kryeministri Edi Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet e tij me krimin e organizuar.
Deklarata që krijoi pështjellim në radhët e socialistëve u bë në kohën kur në Kuvend vlonte debati dhe jashtë godinës, protestuesit ishin ngritur me parulla kundër narkoshtetit të Edi Ramës.
““Znj. Nikolla, – tha Bardhi, – nuk e di kush ka vendosur që të tallet me ju që keni firmosur këtë shkresë që më keni sjellë dje pasdite, por unë jam i detyruar që aq qesharake sa ç’është kjo përmbajtje, edhe pse ndjehem i turpëruar që firmosni argumente të këtij niveli, jam i detyruar të informoj opinionin publik.
Qytetarë, ajo që Kryetarja e Kuvendit ka vendosur të bëjë me mocionin për debat të kërkuar nga Grupi parlamentar i PD nuk është thjesht shkelje e Kushtetutës, por pjesë e një filozofie që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar si jashtë fushës së veprimtarisë të Këshillit të Ministrave!
Kjo është përgjigja që unë kam marrë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë! Më thotë se “çështja e parashtruar nga ju”, pra lufta ndaj krimit të organizuar, është një çështje që nuk bën pjesë në fushën e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave!!!
Dhe argumenti i dytë që më ka dhënë Kryetarja e Kuvendit është se në kërkesën për mocion, më thotë “ke shkelur etikën” se “ke cenuar”…. Se këta e dinë që Edi Rama është i lidhur me krimin, se unë nuk e kam përmendur këtu, po këta e dinë se përfaqësuesi i krimit të organizuar në Shqipëri është Edi Rama dhe nëse ti përmend debat për krimin e organizuar, këta shfaqin që ne po kërkojmë debat …për Edi Ramën!
Dhe më thotë “ke cenuar integritetin, personalitetin e figurës kushtetuese të Kryeministrit!”
Këto janë dy argumente që ju zonja Kryetare më keni sjellë me shkrim, kur në fakt kërkesa jonë ka të bëjë me shqetësim real që kanë qytetarët.
Ju e thoni në kafe, po nuk keni guxim ta thoni këtu. Edhe ju e dini që Edi Rama ka caktuar, po po, ju kolegë këtu, që ulni kokën tani, ju e dini shumë mirë që Edi Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar! Nuk e dini?!
Po a nuk jeni ju që pëshpërisni njëllloj si Arben Ahmetaj nëpër kafet e Kuvendit dhe në çdo kafe të Tiranës që po, shtetasi Ergys Agasi është koordinatori i posaçëm i Edi Ramës me krimin e organizuar”. sn