Barcelonasit janë treguar të fortë për fituesin e kupës Libertadores, River Platen, duke e mposhtur në finalen e Club World Cup.
Megjithëse rezultati ka qenë bindës në anën e spanjollëve, është vërejtur që herë pas here edhe River Plate ka poseduar topin mirë dhe i ka bërë rezistencë kampionëve të Evropës, por pa mundur t’i bëj ballë deri në fund. Por epilogu i posedimit të topit ashtu si edhe rezultati ishin në favor të Barcelonës, transmeton Koha.net.
Pjesa e parë ka qenë e baraspeshuar duke kaluar Barcelona në epërsi tek në minutën e ’36-të me golin e Lionel Messit në një rrëmujë para portës së argjentinasve, ku me një zgjatje të këmbës së majtë, Messi dërgoi topin në rrjetën e River Plates. Më këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të lojës, spanjollët ishin të furishëm duke shënuar në minutën e ’49-të me anë të Luis Suarez, i cili nuk u mjaftua me një gol, duke e shtuar në bilancin personal edhe një gol tjetër në minutën e ’68-të.
Komentet