Kur Ruth e krijoi kukullën në vitin 1959, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara. Kompania “Mattel” ka shituar mbi një miliard kukulla barbu, ndërsa nga 1987, Barbie u bë pjesë e filmave të animuar, videogame dhe muzikës.
Nuk ka fëmijë në botë që nuk ka luajtur me kukullat “Barbie”, por jo të gjithë ndoshta e dinë se krijuesi i kukullës më të marketuar në botë është një amerikano-hebreje: Ruth Marianna Handler (1916-2002).
Biznemenia, shpikësja dhe presidentja e Mattel Inc, Ruth Marianna Mosko, e lindur në Denver, Kolorado, është vajza e një familje emigrantësh hebrenj nga Polonia.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Elltio Handler, ata krijuan një kompani të vogël që bënte fillimisht korniza pikturash plastike me plexiglas, ndërsa më pas nisën të prodhonin pjesë për kukulla, të cilat rezultuan më fitimpruresë së biznesi i kornizave. Kështu, që të dy vendosën t’u kushtoheshin vetëm prodhimit të kukullave.
BARBIE
Ruth Handler pretendon se ishte vajza e saj, Barbara, e cila u bë frymëzuesja për krijimin e kukullave “Barbie”, pasi i asaj i pëlqente të luante me kukulla që tregonin një moshë adoleshente. Ruth dëshironte të prodhonte kukula tre-dimensionale, me një trup prej të rriture dhe me një garderobë të pasur veshjes.
Kur familja Handler shkoi me pushim në Europë, Ruth Handler pa kukullën gjermane “Lili”, e cila shërbente si një dhuratë nga gazeta gjermane “Bild”, por që nuk ishte një kukull e vërtetë fëmijësh. Lili ishte modeli mbi të cilën u bazua Ruth për ta krijuar më pas në SHBA.
Kur Handler e krijoi kukullën, të modeluar nga dizajneri Xhek Rejn, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara.
Kukulla e pare Barbie
Barbie debutoi në panairin e kukullave në Nju Jork, në 9 mars 1959, 60 vjet më parë, dhe ishte një sukses i vërtetë i menjëhershëm. Kompania “Mattel” investoi rëndë në reklamat televizive dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Më pas, ata krijuan edhe një të dashur për Barbie, të quajtur Ken, sipas emrit të djalit të familjes Handler, dhe më pas disa “miq të familjes” në botën e Barbie.
Ruth Handler ndërroi jetë në vitin 2002 pas komplikimeve nga kanceri, në moshën 85 vjeç, ndërsa i shoqi, Elliot, nëntë vjet më pas, në moshën 94 vjeç.
Kompania “Mattel” ka shituar mbi një miliard kukulla “Barbie”, ndërsa nga 1987, Barbie u bë pjesë e filmave të animuar, videogame dhe muzikës./IzraeliSot
Detaje të reja dalin nga Shtëpia e Bardhë lidhur me marrëveshjen Rusi-Ukrainë për armëpushimin detar.
Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, SHBA dhe Rusia ranë dakord për lundrim të sigu . . .
Reporterët pa Kufij, i njohur me shkurtesën e tij franceze RSF, ka denoncuar atë që e quan “sulmin e synuar izraelit” që vrau Hossam Shabat, “një nga gazetarët më të njohur të Gazës . . .
Ushtar ukrainas në Detin e Zi.
Radio Evropa e Lirë
Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën se kanë arritur marrëveshje ndaras me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lëvizje . . .
Regjisori palestinez i dokumentarit fitues të çmimit Oscar No Other Land është arrestuar nga ushtria izraelite pasi kolonët e maskuar sulmuan shtëpinë e tij. Sipas pesë aktivistëve . . .
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të vendosë tarifë prej 25% për çdo vend që blen naftë nga Venezuela.
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump theksoi se Venezu . . .
Elon Musk ka bërë deklarata që kanë tejkaluar imagjinatën e njerëzve, por asnjë nuk është më e çuditshme se kjo: “Do të doja të vdisja në Mars.” Ai e tha këtë për herë të parë në vitin . . .
Papa Françesku mbërriti këtë të dielë në Vatikan. Procesioni hyri nga Porta del Perugino, më e afërta me Santa Marta.
Para se të hynte, Françesku ndaloi pak për të përshëndetur policin . . .
Shkatërrimet në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite. 5 mars 2025
Radio Evropa e Lirë
Sulmet ajrore izraelite në mbarë jugun e Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 19 palestine . . .
Papa Françesku do të përshëndesë dhe do të bekojë të dielën, gjatë meshës që mbahet në Vatikan, nga spitali “Gemelli” i Romës, besimtarët në mbarë botën. Kjo është dalja e parë publike . . .
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësim të thellë për rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza, duke i cilësuar ato një “hap dramatik prapa” si për popullsi . . .
Përfaqësuesit kinezë kanë zhvilluar bisedime jozyrtare në Bruksel, duke hetuar se si do të reagonin vendet evropiane ndaj kësaj ideje, – raporton Welt am Sonntag.
Sipas diplomatëve në . . .
Dje Kryeministri anglez, Keir Starmer, mori pjesë në inaugurimin e nëndetësen së re bëthamore HMS Agamemnon që u ndërtua për të zëvendësuar klasën Vanguard, në një ceremoni në Barrow-i . . .
Komentet