Ne gjithe ç’kam lexuar, studiuar, mesuar ne shkolle ose permes librave…pare apo degjuar e perjetuar ata qe prishin per interesa te tyre vetjake, partiake e pushtetmbajtese e abuzive kane hyre ne mendjen e memorjen time vetem si Barbare…prishes ose Jeziter…e ndoshta edhe me keq akoma …
Te mos shkoj shume larg e shume thelle per tu marre e per te risjelle ne kujtese se ç’ngjau e ç’ndodhi me Shqiperine ne teresi qe pas ardhjes se Murtajes se kuqe komuniste e bolshevike ne fuqi e ne pushtet qe prej 1944 …ku vetem hedhja ne ere e kulteve fetare dhe objekteve monumentale e historike qe s’kishin lidhje me triumfin e luftes se tyre”nacional-clirimtare”…besoj se eshte mese e mjaftueshme per te treguar barbarine e kafsherine e tyre qe ishte qindra vjet pas qyteterimit e civilizimit normal te nje vendi e te nje komuniteti njerezor normal….
Le te mbetemi vetem tek kryeqyteti yne tek Tirana jone qe me thene te drejten na dhemb kaq fort te gjitheve per ate se ç’i kane berte e ç’po i bejne vandalet , hordhite e falangat prishese te hajduteve …barbaret e banditet me pushtet e me tesera Partie ne xhep …te pa fete, te pa beset, provincialet e pa ndreqshem e jezuiterit e frikshem…te cilet me cdo kusht po bejne te pa munduren te zhdukin cdo lloj gjurme e shenje te Tiranes se djeshme krenarise kombetare te shqiptareve…kryeqytetit model te simbolit kombetar i cili pas pak vitesh kremton 100 vjetorin e tij…
I prishen Pazarin e vjeter …per tu thene brezave te neserm se ne kete qytet kurre nuk ka egzistuar nje i tille ku ne menyren me mjeshterore e tradicionale aty nderthurej aq bukur e fisnikerisht puna e ndershme me traditen ….artizanati e mjeshteria e disa profesioneve te trasheguara brez pas brezi…miresia e qytetaria tipike tironase ,,,virtytet e kultura artizanale e qytetare nderthurur persosmerisht me vete historine e qytetit…
I prishen Bar Kursalin…zemren e asaj pak aristokracie tironase dhe njeren prej mrekullive te asaj kohe ku njerezia kalonte nje pjese kohe krejtesisht te qyteteruar …sikurse me pas i hodhen ne ere me Dinamit njeren prej godinave te kompleksit arkitekturoro-urbanistik italian te qendres se qytetit [ ndertesen e ish Komitetit Ekzekutiv]…sikurse i mbyllen radhazi te gjithe Banjot Publike…me pas edhe Kinemate e rralla te Kryeqytetit…etj etj…per te mos u ndalur kurre ne barbarine e hajduterine tyre pa fre…
Dhe radha i erdhi edhe Stadiumit te Lojrave te para Ballkanike…aty ku Shqiperia ne futboll pat fituar te vetmet e te paktat Trofe te rendesiishem nderkombetare ne futboll …duke u shpallur Kampione e Ballkanit me 1946 si Kombetare e po dy here te tjera Kampione e Rajonit Ballkanik po me ekipet Shpresa…
I prishen ate stadium ku neser nuk do te kemi dot asnje lloj mundesiue tu themi brezave te ardhshem,.,niperve e mbesave tona se pikerisht aty Shqiperia me 1967 pat barazuar 0-0 me Gjermanine nen -kampione bote dhe e pat lene jashte finaleve te nje Europiani…pikerisht aty…Partizani pat barazuar 0-0 me Kelnin e madh gjerman e pat mundur italianet e Torinos se fameshme te asaj kohe …sikurse Tirona e famshme e Lym Alles pat tronditur boten futbollistike me ate barazim sensacional 2-2 me Ajaksin e frikshem hollandez…e pat mundur Dinamon e madhe te Bukureshtit te Mircea Luceskut…
C’do tu themi brezave neser e c’do te mund tu tregojme per ate stadium ku tashme nuk egziston asnje lloj gjurme e tij e asnje lloj shenje e historise se tij 70 vjecare zhdukur prej barbareve… e zevendesuar me Kullen e Rame -hajdutit…kur te bjere fjala se aty jane mundur edhe Begjika e famshme e Enzo Shifos me shoke apo edhe Greqia e sapo shpallur Kampione e Europes…e se aty kane luajtur mjeshtra te medhenj te futbollit boteror e idhujt tane te futbollit kombetar per dekada me radhe…?
C’do te mund t’ju tregojme brezave neser per Sheshin Skenderbej apo Bulevardin Zogu i Pare …mbushur sot me guret e shkurret e provincialit e jabanxhiut Kryetar Bashkie qe e ka katandisur pjesen me te bukur te Tirones sone sikur meqene pjese e ndonje guroreje a ferme bujqesore …e ku neser brezat qe do te vijne , mes mallkimeve pa fund qe do na japin me te drejte nuk do ta besojne dot kurre se pikerisht ne ate shesh dikur Diktatori e uli ne gjunje popullin e tij pse kishte vdekur e kishte shkuar ne te semes krimineli rus Stalini…apo edhe pse ne ate shesh pas viteve te gjata tmerri komunist shqiptaret kishin pritur sikur te ishte Zoti i rene nga Qielli sekretarin amerikan te shtetit James Becker…per te mos folur per ate se pikerisht mu ne bash te atij shteti po shqiptaret kishin rrezuar Shtatoren e njeriut me te urryer te historise se tyre kriminelit Enver Hoxha…
Ok …ok…do na thone neser po provat e faktet .,,,,po gjurmet e simbolet historike ku i keni e ku jane qe tu besojme… pse i late barbaret qe tu a prishin e tu a rrafshojne kesisoj…
E te njejten akuze te rende do na bejne kur te nisim tu tregojme se dikur ketu ka qene Teatri yne Kombetar simboli i Artit e shtepia e madhe e plejades se pa perseriteshme te Artisteve shqiptare per dekada me radhe …qe sot nuk eshte me [ larg qofte e kurre mos ndodhte ishalla]… se ne vend te tij pushteti i babezitur i disa banditeve e hajduteve te pa ngopur ka ngritur keto Kullat qe ju shihni sot….
Dhe ja keshtu e ashtu ore miqte e mij te mire …dite pas dite e vit pas viti Tirones sone po i marin fytyren po i marin erezin po i shuajne historine e biografine e saj qytetare e tradicionale…po i humbasin e fshijne memorjen e po i zhdukin simbolet dhe emblemen e saj si qytet e kryeqytet…aq sa dhimbja del pertej shpirtit e zemres…
Dhe kur flasin keta hajdutet e bastardet per ndertime bashkekohore, per urbanistike moderne e sidomos per turizem te hapin zorret e barkut…
Po pse ore koqe kandari vertet besoni se ka njeri sot ne Shqiperi e vecmas ne Tirone qe te besoje se turisti prej perendimi e skandinavie prej amerike , afrike e azie te vije sot ne kryeqytetin shqiptar per te pare kullat ku pastrojne parate e tyre te pista Edvini e Erioni…dhe jo fjala vjen Xhamine e Et’hem Beut…te kerkoje te shohe stadiumin ku u ndal Gjermania e madhe e Mylerit e Beckenbauerit me shoke…te kerkoje te shohe Teatrin e skenen ku gjigandet e artit kombetar shqiptar interpretuan kryevepra te dramaturgjise e komedise kombetare e boterore…te kerkoje te shohe ate shesh kur ne permbysjen e diktatures mbajti ne kurriz te tij gati 1 milion shqiptare…te bredhe si i marre ne kerkim te ndonje gjurme te Pazarit te vjeter a te ndonje objekti e kulti fetar qe sot su gjendet kurrfare gjurme, nami e nishani…… per te mos folur me per ato lloje Kinemash ku rregjimi sadist komunist i shnderroi ne Gjyqe speciale ku denoi me vdekje qindra e qindra intelektuale, patriote e nacionaliste te njohur shqiptare…etj etj…
Turisti e brezi i neserm kerkojne te njohin, te dijne e te shohin historine e djeshme te ketij vendi e te ketij populli …fjala vjen Ndertesen e pare Mbreterore….Parlamentin e pare Shqiptar….ndertesen ku u strehua Qeveria e pare shqiptare ne Tiranen e sapo shpallur kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes……kerkojne te shohin Pallatin e Rezidencen Mbreterore…Bllokun rezidencial komunist sic ka qene dje e jo sic eshte katandisur sot mbushur me lokale nate ku Droga eshte e pranishme ne cdo Menu lokali ….etj etj…
Ja keto lloj gjurmesh e shume te tjera te tilla kerkon te shohe turisti i huaj ne Tirane sikurse kesi lloj historie do kerkoje te dije, te njohe e te shohe brezi i neserm qe do te jetoje ne ate lloj kryeqyteti shqiptar …ku per neglizhencen e pa fuqine tone …per pa aftesine e fajin tone …pushtet-mbajtesit e te gjitha formave e rrymave politike qe ishin e jane ne fuqi ne ate vend …bene kerdine e baterdine e prishesve te poshter…e barbareve te pa shpirt dhe jezuiterve te pa fe…duke e shnderruar Tironen e traditave , qytetarise e historise sone kombetare ne Tironen e bandave te Krimit e te Kullave nga ku burojne e pastrohen para te pista droge e kurvlliku…pushteti e krimi…
Barbare- Prishes e Jeziter……
…..Ju siguroj se brezat e neserm do t’ju mallkojne shume rende dhe me c’keni bere e po beni me ate Tirane ju e meritoni plotesisht mallkimin e tyre edhe pse une personalisht do te isha per ndeshkimin tuaj te rende sot pasi neser kur te mos i kete mbetur asnje lloj gjurme kryeqytetit shqiptar me goxha histori kombetare c’kuptim do te kete …pasi do te jete vone…teper vone…
Komentet