Nga Kosta Papa Tomorri
Memorie.al/ publikon librin “Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut” – në vitet 1913 – ’14, të shkruar Kosta Papa Tomorri, i cili ka qenë prift ortodoks shqiptar, me origjinë nga Leusa e Përmetit. Si dëshmitar i masakrave greke gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ai shkroi të libër, apo më saktë një vëllimth, duke ia kushtuar Mehmet bej Konicës dhe u botua më 1917-ën.
Prifti Kosta Papa Tomorri, ishte një dëshmitar i kohës së sulmeve dhe barbarive greke të viteve 1913-1914, që i përjetoi ngjarjet tragjike mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur në Jug të vendit, të cilat më pas i përshkroi në atë libër. Dëshmitë e tij janë tronditëse, edhe për faktin se ai ishte një vëzhgues i saktë i atyre ngjarjeve dhe në kronikat e tij, ndriçon shumë ndodhi dhe ngjarje që hedhin dritë mbi barbarizmat e pushtuesve grekë. Ai libër është një ekzemplar i veçantë, ndoshta i vetëm, që iu kushtohet atyre ngjarjeve, nga një dëshmitar okular.
Libri i Kosta Papa Tomorrit, përshkruan ngjarje rrëqethëse, dhe dëshmon me hollësi, historinë tragjike të banorëve të atyre anëve, ku shërbeu autori në ato vite. Libri është një akuzë që u bëhet nga një prift dhe duke shfletuar fletët e tij, shikojmë se në mes të tjerash, ai shprehet: “Shqiptarë! Juve djemtë tanë, brez pas brezi, kur të zini në gojë fjalën grek, mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet”! Këtë porosi e jep prifti,
Ju Shqipëtar’ me vllazën jinni tuj vra, En’nj qint çeta jinni shpërda. V.P
BARBARITË GREKE NË SHQIPËRI
Prej
COSTA P. TOMORI LEUSA
JOURNAL PRESS
FRAMINGHAM, MASS
1917
KUSHTON 35 C
DELEGATIT TË SHQIPTARËVE T’AMERIKËS MEHMET BE KONITZA QË PËRPIQET T’A SHPËTOJNË SHQIPËRINË NGA MJERIME TË NESËRME SI ATO TË KËSAJ LIBRE
KËTË VEPËR JA DEDIKONJ NJË USHTAR I TIJ
Një shkrepëtihmë, pastaj natë,
O e bukur Fluturakë.
Ahere me një zë të dridhur ju thotë; i qindroni egërsira, që s’paski as Perëndi, as Krisht, të gjitha na i punuat, mallë na e muart, burrat, vëllezërit dhe prindërit na i vratë, më së fundi na arthtë dhe në ç’nderim, nuk e dini që shqipëtarka të gjitha të ligat që i vine, munt t’i durojnë, përveç se një dhe kjo është ç’nderim! Prandaja atë që kini ndër mënt, ju nuku munt ta mbaroni gjer sa shpirti t’im është në kufomë, si të më dalë shpirti, nga kufoma munt të më bëni ç’të doni, po do të jem e vdekur dhe nuku do të shoh gjë, do të vdes pra e gëzuar dhe me nder. Po ju lutem pra më orën e fundit, që të kini mëshirë dhe zgjithni burin tim. Sikur të qetë ju në vënt të burrit tim, dhe të shikonit gruan tuaj të turpëronej përpara syve, si do t’u vintej? Mejtoni këtë dhe lërnani të lirë! Po Greku në vënt të mëshirës, i zgurdulloj sytë Gruas dhe ju sul që ta vintej poshtë.
Shqipëtarka po mburontej veten e saj me duar, më së fundi Greku nzori kamën dhe ja mati t’i ja ngultej në barkut. Zonja si pa që nuku kish shpëtim, ju vërvit Grekut dhe ja zuri kamën me duar dhe po mundohesh t’i ja mertej, dora e saj ju bë thela dhe kamën nuk e lëshoj, shoku i tija si pa që nuku qe e mundur që ta bënin shqiptarkën si të donin, ju sul me thikë dhe ja nguli në barkut! Zonja sa po ndjeu thikën në bark ra përdhe dhe duke hequr shpirt tha tani po vdes, munt të më bëni si të doni, vdes me nder! I shoq’ saj qe lidhur po e shikontej këtë skenë dhe po derthtej lot, kështu pra e mjera zonja i dha funt jetës saj për nderin, po Greku barbar, duke hequr shpirt Zonja, ai po mbushtej dëshirën! Në orën e fundit të saj…!
OFENSIVA E AREZES
Siç thamë më sipër, qarku i Leskovikut kishin zënë kufinë në fshatin Arëzë dhe Barmash, nënë kumandën e Kapedan Fjorgakaqi, Shqipëtarët kishin zënë kufinë në vari Chobanit dhe zbritej gjer në lumi Barmashit. Shqipëtarët nuku donin kurrë t’ju jepnin çik Grekërve, vetëm zunë kufinë për të mbrojtur nderin e Shqipërisë. Po Grekërit që kishin ardhur vetëm për të treguar barbaritë e tyre, dhe për të shkretuar Shqipërinë, kërkonin shkak për të mbaruar qëllimin e tyre. Mbi fshatin Shalës, është një fshat që quhet Leshnjë me ndënjës Muhamedanë, Grekërit ju sulë këtij fshati si bisha dhe ç’gjenë përpara, i shkonin me thikë, gra, bura, foshnja u masakruan prej egërsirave, rugat e fshatit u mbushnë me kufoma, pastaj ju vunë zjarrë shtëpive dhe i bënë hi…!
Shqipëtarët të cilët nuku qenë shumë lark nga ky fshat, si panë tym dhe flagë, nuku menduan po u sulën kundra Grekëve. Pas një lufte të reptë ju dhanë datën, i vunë përpara si kecërit, dhe ju dhanë një tmerr të math, sa nuku gjenin vrimë se ku të futeshin, i ndoqnë gjer në Leskoviq dhe zunë Grykën e Postenanit. Grekërit më të shkuar nga Leskoviku, i vunë zjarë dhe e bënë hi. Në këtë luftë u plagos dhe kumandar’ i çetave, Grek Kapedan Fjorgakaqi, të cilën e shpunë në Janinë për të shëruar. Vëndasit e Leskovikut, dhe të fshatërave rotull, si panë panikun, për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijës, u ngrinë dhe muar rugat për të gjetur mbrojtje në mes të hurave, atje qe dhe ushtria e regullshme e Greqisë.
Po Grekërit me gjithë që gjendeshin në këtë panic, nuk’i lanë të qetë këtë popull që po gjesdistej rugave për të shpëtuar jetnë e tyre, që lanë gjë e mall shtëpi të shkreta dhe duall me robet e trupit, nuku qenë mjaft këto, po ja të shikojnë dhe gratë, vajzat e tyre, të turpëronenin nëpër rugat prej barbarëve Grekër, gjer sa harritnë në mes të hurave. Sheshet që janë në mes të hurave, u mbushnë me plotë fëmijë. Qeveriaj Greka u hapi ca tenda dhe u a la që të ulnin fëmijnë dhe u jeptej nga një copë bukë, për të mbajtur shpirtin: Po edhe andarët me atë panik që muar, dhe ata vanë në mes të hurave, po qeverija Greke nuku i qasi atje, se ju tha të vini të vdisni atje. Ju dha dhe ushtri tjatër dhe u nisnë të ndiqnin Shqipëtarët nga Leskoviku dhe nga gryk’ e Postenanit.
ATË STATHI MELANI
Siç thamë më sipër, që shqipëtarët si vunë andarët e qarkut Leskovikut përpara, zunë grykën e Postenanit. U muar vesh paniku i andarëve dhe në qarkun e Përmetit, vendasit e qarkut Përmetit dukmë parë përparimin e Shqipëtarëve nga an’ e Leskovikut, ishin të sigurt që qarku i Përmetit, Shqipëtarët do ta mbyllnin brenda, nga ana tjatër e dinin fort mirë që andarët Grekë, po të thyeshin, kishin program që të diqnin gjithë shtëpirat e kreshtera dhe ta bënin vendin hi dhe pluhur, që kështu Shqipëtarët, ta gjenin fëmijën dhe të vinin në Janinë. Mblodhë të gjithë plaçkat e tyre dhe i dërguan në Janinë dhe vetë po prisnin orën e fundit që të shkonin.
Shqeria si u përndanë andarët e Leskovikut mbeti bosh, vetëm në fshatin Melan gjendej At Stathi, me një çetë të vogël prej vendit. At Stathi është një prift Shqipëtar me ndjenjë Kombëtare, po me qenë që ndodhej nënë bajonetën Greke, nuku kuxontej t’i çfaqtej ndjenjat e tija, nga e keqja kish marë kumandën e asaj çete në Melan dhe po priste orën që të bashkonej me Shqipëtarët.
Nuku mënoj shumë, se Shqipëtarët si zunë Grykën e Postenenit, hodhe lumën e Barmashit, dhe zunë fshatin Radinisht, Peshtan, Kreshovë, Icgar, Ogdunan dhe Delvinë, këtu qindruan. Andarët e qarkut Përmetit i zuri data kur mësuan që Shqipëtarët zunë Delvinën, se pa fjalë do të mbylleshin prej Shqipëtarëve. Kumandar’ i Përmetit, i dërgoi At Stathit një ndihmë prej 50 vetësh nënë kumandën e Kapedan Josifit nga Arëza. At Stathi mori kurajo të math se i ardhi ora që të tregontej atdhetarismin e tija. Ju dha urdhër çetës, kur pa që Kapedan Josifi po vinte në Melan, që t’i binin se janë Shqipëtarët ju tha, çeta e tij pa ditur se qe ndihm’ e tyre, ju dhanë një batare.
Po dhe Kapedan Josifi, ju përgjeq bateresë dhe pas gjysëm ore luftë, Kapedan Josifi se e pa pisk, mori shokët dhe iku duke lënë një të vrarë dhe një të plagosur. Pandehu se Shqipëtarët kishin zënë dhe Melanin. At’ Stathi kur pa çeta ndihmëtare u përnda, merr të birin e tij dhe vate në Delvinë, ku u bashkua me Shqipëtarët. Çeta e At’ Stathit, e kupëtuan që At Stathi i gënjeu, u zëmëruan keq dhe vanë në shtëpi të tij dhe gjetën të shoqen e At’Stathit, bashkë me të dy fëmijët e saj, i zunë dhe i dërguan në Përmet dhe shtëpisë i vunë zjarë.
Kur vanë mandatarët në Përmet i thanë Kumandarit për tradhëtin’ e Atë Stathit. Kumandari z. Kocifaq, kur mësoj këtë ngjarje zgurdulloj sytë dhe tha; a! Trathëtor do të nisem vetë dhe do të përpiqem ta zë të gjallë dhe në dashtë zoti që ta zë të gjallë, do ta shkonj në hell qeratanë. Nuku mënoj Z. Kocifaqi, po përgatiti ushtërin’ e tij dhe u nis për në Melan.
OFENSIVA KUNDËR SHQIPËRISË
Qeverija Greke kur pa që andarët që kish dërguar po thyheshin nga çdo anë dhe po të mos dërgontej tjatër ndihmë, Shqipëtarët do të zinën mesn’urave, dërgoj pra një oficer me një 100 shpirt në krahinën e Leskovikut. Kumandar’ i trupave Leskovikut u muar vesh me Kumandarin e Përmetit, që t’u bënin ofensivë Shqipëtarëve. Kumandar’ i Përmetit i dërgoj dhe një top Kumandarit Leskovikut dhe shënuan ditën e ofensives, e cila qe 2 Prill, 1914. Dita ardhi dhe pas fjalës që kishin bërë trupat e Përmetit, do ta zinin luftën më parë. Kocifaqi zuri qafën e Melanit, trupat që gjendeshin në Lupcke nënë Kumandën e Pappageorgiut, gjysmët zunë tabor’ e Ogrenit dhe gjysmët zunë bregun e Kostrecit dhe topin që kishin në Lupcke, e shtinë mbi Kostrec.
Atë ditë më ora 4 në mëngjes, Kocifaqi ju dha urdhër trupave të tij të zinin luftën kundër Delvinës. Ushtria pas urdhrit Kumandarit, zunë batarën kundër Delvinës. Po dhe Shqipëtarët si breshër, ju përgjeqnë Grekërve. Pas pak minutash dyfek, Pappa Gjeorgjiu i vuri zjar topit dhe bombardistej Delvinën, po trupat e Leskovikut, kur digjuan që ofensiva zuri kundër Delvinës, nuku mënuan po zunë dhe ata dyfegun, kundër qafës Postenanit dhe top’i tyre po bombardontej Tabjet’ e Shqipëtarëve.
Lufta po bënej e reptë, e cila mbajti tërë ditën dhe nuku muntnë dot t’i çkulnin Shqipëtarët nga positat e tyre, gjer sa u ngrys dyfeku dhe topi nuku reshti, ndaj të ngrysur zuri vesë shi u shtrënguan pra ta pushojnë dyfegun. Shqipëtarët që gjendeshin në Delvinë atë natë, u shtrënguan t’a lënë Delvinën se vendi nuku qe tragjikisht dhe po të rinin për të nesërmen, do të zireshin të gjallë, atë mbrëma e lanë Delvinën dhe zunë qafën e Peshtanit. Qaf’ e Peshtanit, është një vend strategjik. Më të nesërmen kumandari Grek, ju dha urdhër trupave që të hidhnin batarë kundër Delvinës, po në këto batare, nuku u përgjeq njeri nga Delvina, kumandari e kuptoj që Shqipëtarët e kishin lënë Delvinën.
Ahere Kumandari nuku mënoj pa ju derth Delvinës. Të krishterët e Delvinës kur panë se po vinin andarët, duall jashtë dhe i pritnë me këngë. Myslymanët e Delvinës, kishin ikur bashkë me Shqiptarët dhe kishin lënë shtëpit’e tyre, me gjithë mall të shkretë. Si rynë andarët në Delvinë, u derdhë nëpër shtëpit’ e myslymanëve, u hapnë dyert i plaçkuan dhe pastaj u vunë zjarë dhe i bënë hi, Shqipëtarët që qenë në grykën e Postenanit, nuk’u thyen, po prapë ditën tjatër po lëftonin reptësisht.
Andarët e Përmetit si mbaruan nga Delvina, u hodhë në fshatin Kreshovë, 1 orë lark Delvinës, dhe në këtë fshat, andarët u pritnë me nder të math. Si ndenjnë pak të çlodhnë në këtë fshat, u nisnë të shkonin për në Peshtan, duke shkuar me një vërejtje të madhe se nuk’ e dinin se ku kishin qindruar Shqipëtarët. Si u afruan në lum’i Peshtanit, Shqipëtarët qenë shumë të forta dhe nuku do të mundnin dot t’i çkulnin nga vendi.
Ahere Kumandari z. Kocifaqi dërgoi një mandatar në Lupçkë ku qe Pappa Gjeorgjiu, ku i thosh që të mertej topin dhe ta shpintej në Kreshovë dhe se andejmi të bombardhistej Qafënë e Peshtanit dhe fshatërat rotull. Pappa Gjeorgjiu, nuku mënoj po mori topin dhe e shpuri në Qafën e Kreshovës. Dita u ngrys dhe lufta s’kish reshtur, që nga gryk’e Postenanit gjer në Peshtan, tym dhe flagë shikonjë, si u erë, lufta pushoj. Me të nesërmen që pa gdhirë, zuri lufta nga të dy anët, topi nga Qaf’e Kreshovës po bombardhontej pa pushim Qafën e Peshtanit dhe fshatërat rotull, Icgar, Radimisht dhe Barmash.
Trupat Shqipëtare që qenë në grykë të Postenanit, atë ditë lëftuan 10 orë burërisht kundër Grekëve, po mjerisht nuku muntnë të qindrojnë më, se Grekërit qenë më të shumë dhe topat 10 orë nuku pushuan së bombardhisuri. U shtrënguan pra ta lenë grykën e Postenanit. Si u er, iknë dhe qindruan mbi Barmash. Grekërit atë mbrëma se këptuan se i lanë vëndet Shqipëtarët. Ditën tjatër si u gdhi, lufta zuri më parë prapë në Peshtan, Shqipëtarët që qenë në Qafën e Peshtanit, nuk’i lanë vëndet dhe se kuptuan që Shqipëtarët’e Postenanit, i kishin lënë vëndet, natën e parë, prandaj prapë atë mëngjes, zunë pushkën me qëllim t’u dërmonin eshtrat barbarëve.
Po u gënjyen, se trupat Greke si panë atë mëngjes që Shqipëtarët kishin ikur, muar udhën dhe ju afruan Barmashit. Me të afruar në Barmash, u përpoqnë me Shqipëtarët u bë një luft’ e reptë, gjer sa i shtënguan Shqipëtarët t’i lenë vëndet, Grekërit rynë në Barmash dhe i vunë zjarë. Shqipëtarët që qenë një Qafën e Peshtanit, kur panë që Barmashi po digjej, e kuptuan që qenë në rezik se do të rethoheshin, vendosnë pra t’a lenë Peshtanin. U ngritnë ca nga ca dhe iknë dhe u bashkuan me trupat e tjera që qenë përtej lumit Barmashit. Në këtë luftë, Grekërit lanë shumë të vrarë dhe të plagosur.
Grekërit kur panë që Shqipëtarët e lanë Qafën e Peshtanit, ju derdhë këtij fshati, në Peshtan qenë dhe 30 fëmijë Myslymanë të cilët nuku muntnë të shkonin bashkë me Shqipëtarët, po fati i la atje që të shikonin lemerira. Si rynë egërsirat në fshat, të Krishterët bashkë me Myslymanët, u duall përpara që t’i pritnin ato egërsira! Barbarët pra sapo rynë, mblodhë të gjithë burat Myslymanët të cilët bënë një shumë prej 40 veta dhe i shpunë me një përhua jashtë fshatit dhe i vunë në batarë, i vranë dhe i lanë në përhua, pastaj u kthyen në fshat, mblodhë të gjitha gratë dhe çupat dhe i mbyll më një shtëpi.
Foshnjat e mjera po sheshitnin rugat duke ulëritur dhe kërkonin prindërit e tyre. Egërsirat pra i mblodhë të gjithë foshnjat dhe i shpunë me një shtëpi, ku kish një pus dhe atje i mernin foshnjat një nga një, u prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. Shuma e foshnjave që therë qe 27. Si mbaruan së theruri foshnjat, pusin e mbuluan me gurë. Pastaj plaçkuan shtëpitë dhe u vunë zjarë dhe i bënë hi. Plaçkat që muar nga Peshtani, i dërguan në Delvinë, ku kishin dhe të tjerat. Tani ardhi radh’e grave. Muar të mjerat gra dhe i larguan nga fshati ku me një shesh ndenjnë atje, Kocifaqi ju tha andarëve; jinni të lirë të dëfreni me këto gra. Zunë pra egërsirat dhe po mbushnin dëshirat e tyre. Si mbaruan së dëfryeri, u shkuan bajonetat dyfekëve dhe i çponin të mjerat gra gjer sa dhanë shpirtin…! Kështu mbaroj skena tragjike e Peshtanit.
Nga Barmashi, Grekërit i thyen Shqipëtarët dhe duke shkuar duke djegur fshatërat që gjenin, po i rynin Kolonjës, vanë gjer në fshatin Ngjonç dhe qindruan. Trup’i Kocifaqit u këthye prapë në Përmet. Ky trup në ur’e Badelonjit qindroj, se Badelonji ka dhe ndënjës Myslymanë. U ngjitnë në fshat dhe thirë Myftarin e fshatit, që t’u tregonin shtëpit’e Myslymanëvet, se do t’i bastisnin thanë për armë. Myftari u a tregoj dhe këta u lëshuan si bishat nëpër shtëpirat, mblodhë të gjithë burrat sa gjenë dhe i mbyllë më një shtëpi. Pastaj vanë të kërkonin shtëpitë u hapnë kasellat muar paratë, unaza, ora, byrzylike dhe çdo gjë që gjenë të vyer. Çnderuan gra, kur vanë në shtëpi të hoxhës Badelonit, ky kish një çupë në vërsën 16 vjet, ju mblodhë së mjerës vajzë 30 shpirt, dëfryen dhe e lanë më gjysmë shpirt, vajza u dergj dy javë në krevat dhe dha shpirtin…!
Si mbaruan së dëfryeri, u vanë burrave i shtruan në dru dhe ju thoshin; ku i kanë armët, të mjerët ç’të jepnin, kur nuku kishin?! Më së fundi u kërkuan të holla, të cilët sa kishin me vehte jua dhanë. Si u muar dhe të hollat, i lanë të lirë. Kështu vanë të mjerët nëpër shtëpira me gjysmë shpirti, po në shtëpi ç’gjetnë? Fëmijën e tyre duke qarë, të cilët po u tregonin ç’u punuan katilët, po ç’të bënin? Ku të qaheshin? Kush do t’ju jiptej të drejtë?
OFENSIVA KUNDËR KOLONJËS DHE TË FRASHËRIT
Trupat’e Leskovikut që gjendeshin në Gjonç dhe në Borrovë, ndenjë gjer më 20 Prill pa bërë nonjë luftë. Ditën e 20 Prillit, zun ofensivën kundër Kolonjës. Pas një luftë të reptë, Shqipëtarët u thyen, në këtë luftë Sali Butka rethoj një trup Gjiritas prej 160 vetsh, nga të cilët vetëm 80 vetë shpëtuan. Si u thyen Shqipëtarët, Grekërit ju rynë fshatëravet Kolonjës, duke djegur, tym dhe flakë po deltej nga malet e Kolonjës. Trupat e Përmetit që gjendeshin në tabor të Ogrenit, kur shikonin tym dhe flakë që po deltej nga malet e Kolonjës, po gëzoheshin dhe pyetnin njeri-jatrin (ti dhjavollo? Pote tha ekomen ap’edho panigiri?). Trupat e Leskovikut, arritnë duke djegur fshatërat gjer në vakëfet.
I rynë Luarasit i vunë zjarrë. Në këtë fshat, dogjë dy fëmijë të krishtera se u kallëzuan si kombëtarë. Gjithë fëmija e këtyre fshatërave, muar rugat dhe harritnë në Lupçke. I rynë andarët në këtë fshat, therë 275 vehta, fshatin e dogjë. Këtu andarët qindruan, të gjitha këto u bënë më 3 ditë. Kumandar i trupave Përmetit, Papa Gjeorgjiu, kur pa që Kolonja u dogj e tërë, vendosi dhe ky të bënjë offensive kundër Frashërit, dita qe 23 Prill, duke gdhirë e Diel.
Të shtunën mbrëma u mblodhë në tabor të Ogrenit të gjithë Kapedanët, që të bënin pllanin e offensivës, pasi u muar vesh se ku secili do të zintej vënt. Lajmëruan ushtarët që të bëneshin gati, se më të nesërmen do t’i binin Kokojkës Frashërit. Si shkoj mes’i natës, çdo Kapedan thiri trupin e tij për të vatur në vendi që e urdhëroj Kumandari. Kapedan Farmaqi, një çoban nga Kosova, do t’i binin Zavalanit nga Ogreni. Kapedan Bubuna nga Buhali, në qaf’ e Korbit.
Qirovaso çoban dhe Kapedan Begori në vigje, Lake Kosina çoban dhe Nikio, Grykën e Borockës. Zuri si cili vendin. Topin e suall në tabor’i vjetër dhe grykën ja këtheu Kokojkës. Sapo zuri të zbardhëllenës nga an’e Qirovasës zuri pushka, me një herë zuri e tërë vija dhe Shqipëtarët po përgjigjeshin si mitralloz. Pas pak minutash zuri topi të bombardhontej Kokojkën, me gjysmë orë hodhi 80 gjyle. Nga Shqipëtarët, po rallëcohej dyfeku. Shqipëtarët si panë se nuku mbaheshin dot më se u a preu kurajon Kolonja, ndenjnë ca të pakë në Kokojkë, të mbanin mbrojtje gjer sa të shkontej fëmija nga Selenica dhe nga Frashëri.
Si panë andarët që u rallësuan dyfeku nga Shqipëtarët u sulë, Qiro Vasua me Kostë Beçorin, dreq mi Kokojkë. Shqipëtarët iknë pastaj u sulë të gjithë trupat andarët dhe i vanë Kokojkës, atje gjetnë dy Xhandarmanj Shqipëtarë të vrarë. I vanë Selenicës, në Selenicë s’kish mbetur njeri, vetëm shtëpitë gërmadha, plaçkat e tyre i kishin lidhur dhe i kishin bërë denga, gati për të ngritur, po nuku haritnë të gjitha, këto denga i ngritnë andarët dhe si i mblodhë më një shesh, ju vunë zjarë shtëpive. Vanë në Frashër, në Frashër të Krishterët kishin mbetur, të cilët duall përpara që të pritnin uqërit.
Këta si rynë në Frashër, ju sulë dyqaneve i hapnë dhe u muar plaçkat, të krishterët po ulërinin se qenë plaçkat e tyre, po ata ju thoshin që edhe ju Turko-Allvanj jini, pastaj u derdhë në mëhallë të Muhamedanëve, ju vunë zjarë shtëpive. Një Muhamedanë i cili kish mbetur me gjithë të birë, e gjetnë mb’i udhë dhe i vranë që të dy në mes të udhës, i vanë Teqesë. Në Teqe kish mbetur një dervish dhe një plakë, të cilët kur panë që vinin andarët në Teqe, duall në porta, po ata s’i pritnë po i vranë edhe rynë në Teqe, mblodhë të gjitha plaçkat që kish Teqeja pastaj i vunë zjarë. Të gjitha shtëpitë e Frashërit, kishin nga një Flamur të Shqipërisë nëpër dritare, të cilët u dogjnë bashkë me shtëpitë tym dhe flakë u bë Frashëri.
Frashëri që ka nxjer hyjt’e Shqipërisë. Ku jeshe ti o shpirt i të pa vdekurit Naim Be? Ku jeshe atë minut të shikojnë Frashërin? Pse nuku delnjë ta ligjironjë? Me atë kjyhën e embël? Po jo një zi, një pushim vdekje, kish mbuluar Frashërin…! Pas Frashërit vanë në Kreshovë, zjarë dhe atje, vanë në Miçan zjarë dhe atje. Këtu gjenë 13 gra, të cilat i shkuan në thikë. Dyfegu po kërcitej nga an’e Bockës dhe Lipostivanit. Këtu Shqipëtarët po lëftonin burërisht. Në Lipostivanit qe trimi me fletë, Bilal Lipostivani, i cili nga Teqeqja po luftontej kundër 300 vetash, nuku shkonj thosh Bilali, dua të vdes këtu. Kapedan Manoli, një Gjiritas, ju derth që ta zintej të gjallë Bilalin, po nuk’ hariti, se plumbi’i Bilalit e gjeti mun’në ballë dhe kafshoj dhenë.
Borocks u thyhe, po Bilali jo, i shkuan shokët mbeti me katër vetash po gjene, po lëftonej gjer sa një plumb i shkretë, e mori në maj të kokës, ahere shokët e muar edhe iknë. E shpunë Bilalin gjer në Berat, ku atje edhe iknë. E shpunë Bilalin gjer në Berat, ku atje dha shpirtin ky trim. Andarët rynë në Borockë, zjarë, në Pagri, zjarë në Lipostivan, zjarë në Stevran, zjarë në Fratar, zjarë në Seniçan, këtu qëndruan.
VRASJE KOSTË BECHORIT
Ky katil qëndroj në Miçan me gjithë trupin e tij. Si shkuan ca ditë që nuku bënej no një përpjekje, ky dinak zuri miqësi me Shqipëtarët dhe i këshillontej që të vinin si cili në vent të tij dhe ju zotohej që të mos pësonin gjisendi. Një ditë Shqipëtarët i bënë një gosti në Koprenckë, ku ftuan Kostë Beçorë dhe ky vate me ca shokë të tij në gosti. U pritnë mirë prej Shqipëtarëve, sa këmbeu dhe dyfekun e tij me një Shqipëtar. Si u mbarua gostija shkuan, me të shkuar ftoj dhe ky Shqipëtarët për një gosti dhe Shqipëtarët i dhanë fjalën që do të vinin. Po ky nuku kish ndër mënt që t’i gostitej Shqipëtarët siç e gostitën, po vate pas mënyrës që ka Greku, domethënë pabesninë.
Ky katil kish ndër mënt që si të vinin Shqipëtarët që të anin gostinë, t’i vrisnin që të gjithë. Ky plan i vate në vesh Kumandarit Grek, Papa Gjeorgjiut, i cili e ndalloj që të bëntej këtë paburëri dhe kështu shpëtuan Shqipëtarët. Një ditë tjatër vate në fshatin Verzhezhë, ku u prit prej Shqipëtarëve të atij fshati, hëngrë, pinë, me mishra të pjekur dhe me të tëra të mirat. Kish vatur vet’i katërtë. Pasi e bënë qejfin puçkë, u lipsej dhe një tjatër. Kjo qe zakoni që ka Greku që të ç’nderojë. I Zoti i shtëpisë kish një vajzë e cila i ryri në qejf Beçorit dhe dontej ta merrtej me vehte, që ta kish për të shkuar kohën. I jati çupës ja kupëtoj pllanin që dontej të bëntej dhe me marifet, dërgoj djalin e tij që të lajmëronjë shokët e fshatit, ç’do të ngjistej.
Shqipëtarët e fshatit muar armët dhe zunë vent që ta prisnin kur të deltej nga der’e shtëpisë. Kur u bë gati për të shkuar, u bëri me sy shokëve që të qenë gati të zinin çupën. Po para se ta zinin çupën, dolli në dera se i diqte miza mos kish njeri. Sapo ngjati kokën nga dera jashtë, Shqipëtarët që e ruanin i dhanë një plumb m’u në lulen e ballit. Beçori ra posi një ka dhe thiri (me efagan i allvani), më hëngrë Shqipëtarët, të tre shokët e tjerë, si digjuan dyfegun dhe zërin e Beçorit, duall të shikonin ç’ngjau. Po Shqipëtarët më si pritnë, po ju dhanë nga një plumb dhe i lanë vënt. Pastaj vanë që të mernin kufomat dhe t’i vinin në gropë. Beçorit i gjenë shumë të holla në çantë, pasi i shtypnë kokën me gur, i hodh që të katër më një grope, ky qe fundi i Kostë Beçorit, që nuku mundej ta zinte guverna Greke. Memorie.al