Banka më e madhe e Rusisë do të përjashtohet nga sistemi i mesazheve të pagesave SWIFT, njoftoi të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sberbank është ndër tre bankat ruse që do të sanksionohen si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, pasi ajo pushtoi Ukrainën.
Ajo i bashkohet VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank dhe Sovcombank, si dhe VEB – banka e zhvillimit të Rusisë – në listën e institucioneve të bllokuara nga SWIFT, një sistem që lehtëson pagesat ndërkufitare, raporton euronews.
Njoftimi i sanksioneve të së mërkurës përfshin gjithashtu një ndalim për tre transmetues televiziv shtetëror rus dhe një propozim për t’i dhënë fund importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti.
Ursula
Qeveria e Ukrainës kishte kërkuar ndalimin e plotë të qasjes së rusëve në sistemin bankar ndërkombëtar pas pushtimit të vendit nga Rusia.
“Unë nuk do të jem diplomatike për këtë. Të gjithë ata që tani dyshojnë nëse Rusia duhet të largohet nga SWIFT duhet të kuptojnë se gjaku i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm ukrainas do të jetë gjithashtu në duart e tyre. Largojeni Rusinë nga SWIFT”, Ministri i Jashtëm i Ukrainës”, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit.
Por çfarë është SWIFT dhe çfarë ndodh kur bankat humbasin qasje në të?
SWIFT, shkurt për “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën”, është një sistem i sigurt mesazhesh që lehtëson pagesat e shpejta ndërkufitare.
Sistemi i standardizuar i mesazheve të sigurta është shumë i besueshëm dhe i lejon bankat të përpunojnë vëllime të larta transaksionesh shumë shpejt.
Sistemi me bazë në Belgjikë u krijua në vitin 1970 si një kooperativë e përbërë nga mijëra institucione financiare që e përdorin atë.
Ajo është bërë shtylla kurrizore e financave ndërkombëtare. Në vitin 2020, rreth 38 milionë mesazhe dërgoheshin çdo ditë përmes platformës SWIFT, sipas Rishikimit të saj vjetor. Çdo vit, triliona euro transferohen duke përdorur sistemin.
Ndërsa ka alternativa – për shembull, Rusia dhe Kina operojnë sistemet e tyre që funksionojnë në mënyra të ngjashme – SWIFT është më i përdoruri në mbarë botën.
Largimi i bankave ruse nga SWIFT-i e bën shumë më të vështirë për ta qasjen në tregjet financiare në mbarë botën dhe e dobëson financiarisht vendin që po e drejton presidenti rus, Vladimir Putin.
Si rezultat, do të ishte shumë më e vështirë – megjithëse jo e pamundur – për bizneset dhe individët rusë me llogari në bankat e prekura të importojnë dhe eksportojnë mallra dhe të marrin hua dhe të investojnë jashtë vendit.
Ndalimi i bankave ruse nuk do të ishte i pari në botë. Disa banka iraniane u larguan nga SWIFT në vitin 2019 pas sanksioneve të SHBA-së. Vendit në tërësi iu pezullua qasja midis vitit 2012 dhe 2016.
Së bashku me tërheqjen e qasjes në SWIFT nga disa prej institucioneve financiare tregtare të vendit, ku gjithashtu është sanksionuar banka qendrore e Rusisë.
Sanksionet do të parandalonin bankën qendrore nga “shpërndarja e rezervave të saj ndërkombëtare”, tha Komisioni Evropian, duke shkurtuar në mënyrë efektive qeverinë ruse nga mbi 600 miliardë dollarë (536 miliardë euro) rezerva valutore.
Ndikimi i sanksioneve fillimisht bëri që rubla të humb vlerë prej 30 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe bëri që banka qendrore ruse të rrit normat e interesit në 20 për qind në një përpjekje për të shmangur rreziqet e zhvlerësimit dhe inflacionit.
Papa Françesku do të përshëndesë dhe do të bekojë të dielën, gjatë meshës që mbahet në Vatikan, nga spitali “Gemelli” i Romës, besimtarët në mbarë botën. Kjo është dalja e parë publike . . .
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësim të thellë për rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza, duke i cilësuar ato një “hap dramatik prapa” si për popullsi . . .
Përfaqësuesit kinezë kanë zhvilluar bisedime jozyrtare në Bruksel, duke hetuar se si do të reagonin vendet evropiane ndaj kësaj ideje, – raporton Welt am Sonntag.
Sipas diplomatëve në . . .
Dje Kryeministri anglez, Keir Starmer, mori pjesë në inaugurimin e nëndetësen së re bëthamore HMS Agamemnon që u ndërtua për të zëvendësuar klasën Vanguard, në një ceremoni në Barrow-i . . .
Anëtarët evropianë të NATO-s po hartojnë një plan për të zëvendësuar gradualisht SHBA-në si garantuesin e tyre kryesor të mbrojtjes gjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, raportoi . . .
Një tabelë në autostradë shfaq njoftimin “Heathrow është mbyllur”, pasi Aeroporti Heathrow i Britanisë është mbyllur për të gjithë ditën e premte.
Radio Evropa e Lirë
Aeroporti . . .
The Press Emblem Campaign (PEC)
Presse Embleme Campagne (PEC)
Campaña Emblema de Prensa (PEC)
حملة الشارة الدولية لحماية الصحفي
General Assembly
Human Rights Council 58th session
Genera . . .
Një palestinez mban një fëmijë të plagosur pas një sulmi izraelit, në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, 19 mars.
Radio Evropa e Lirë
Të paktën 58 palestinezë janë vrarë . . .
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, pres . . .
Kryeministri “de-facto” i qeverisë në Rripin e Gazës, i kontrolluar nga lëvizja radikale Hamas, Essam al-Daalis, u vra në një nga sulmet ajrore të kryera mbrëmë nga Forcat Ajrore izrael . . .
Presidenti amerikan, Donald Trump (majtas), dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Todd Prince
Uashingtoni i zakonshëm shpesh është shqetësuar për ball . . .
Fëmijë palestinezë shikojnë vendin e një sulmi izraelit në një kamp me tenda që strehonte njerëz të zhvendosur, në Han Junis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, më 18 mars 2025.
Ra . . .
Komentet