Bordi i EIB-së miratoi 1,5 miliardë euro financim për projektin TAP që do të kalojë në Greqinë e Veriut, Shqipëri dhe Detin Adriatik, për të arritur në brigjet e Italisë Jugore
ANKARA – Banka Evropiane e Investimeve (EIB) miratoi ndarjen e 1,5 miliardë eurove për financimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), i cili do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë, njoftoi EIB.
Në takimin e parë të vitit 2018, bordi i EIB-së miratoi gjithsej 6,5 miliardë euro financime të reja për 36 projekte në 17 vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe skema në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.
Pas diskutimeve të hollësishme gjatë takimit, bordi i EIB-së miratoi 1,5 miliardë euro financim për projektin TAP që do të kalojë në Greqinë e Veriut, Shqipëri dhe Detin Adriatik, për të arritur në brigjet e Italisë Jugore dhe për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Projekti është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit. Këshilli i Ministrave, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e cilësojnë këtë iniciativë si një komponent strategjikisht të rëndësishëm brenda politikës energjetike të BE-së dhe i referohen si “projekt me interes të përbashkët”. aa
Komentet