Studimi më i fundit i financuar nga BB, për hipotekat dhe kadastrat në Shqipëri zbuloi se hartat ekzistuese kadastrale në ZRPP kanë një tendencë të lartë të mos jenë në përputhje me situatën në terren.
Një prej problematikave që haset më shpesh është se njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve në specifikime dhe në sistemet e referencës, problematika është rritur.
Një tjetër problem është se, në shumë raste, ka kopje të ndryshme të së njëjtës fletë harte dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta. Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës.
Për më tepër, në zyrat e hipotekave të dhënat mbi parcelat nuk mungojnë por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së tyre.
Spas studimit, situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale.
Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.
Në përfundimet e studimit të BB vihet re se përgjegjës për gabimet janë punonjësit aktualë deh ish punonjësit në zyrat hipotekore.
Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit.
Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë.
Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë.
Burimi: Monitor
Komentet