Gazetari Bled Marku, një nga banorët që do t’u shemben banesat në Laprakë, ka kërkuar të jetë në përfaqësinë e banorëve me të cilën Kryeministri kërkoi të bisedonte sot, por ai u refuzua hapur nga Rama.
Rama i zgjodhi vetë me dorë vetëm tre persona nga radhët e protestuesve, që të përfaqësonin familjet që iu shemben shtëpitë në rrugën “5 Maji”, Paskuqan dhe Laprakë, duke e përjashtuar publikisht Markun me fjalët: Ti jo, ti shko bëj propagandë në televizor”.
Pikërisht pas kësaj, Marku, gazetar i SYRI TV, deklaroi për mediat se cila qe arsyeja që Kryeministri refuzoi ta dëgjonte:
“Unë jam një nga personat që e di më së miri çështjen e Unazës së Madhe, – tha ai, – që di dhe devijimet që janë bërë, që i njoh të prekurit adresë më adresë dhe nuk bëj propagandë në televizor. Unë kam dalë sot para parlamentit që të shpreh shqetësimin tim: “Pse e ke vonuar ti legalizmin e banesave?! Le ta lëmë “Shaban Tapinë”, po ti?!
Ata që u prekën nga Unaza duhet të ishin në takim me Ramën! Banorët janë të ndërgjegjshëm, e dinë, janë informuar për projektin, ne e dimë, por Kryeministri nuk më zgjedh mua se ndoshta ka siklet se mos i bëj pyetje që nuk i jep dot përgjigje. Por unë do t’ua them banorëve, të gjithë ata që preken nga projekti korruptim i Unazës së Madhe me Salillar dhe “sallillarë” të tjerë. Kryeministri nuk më do në përfaqësi, se ka frikë se i bëhet pyetja që nuk i përgjigjet dot”, theksoi Bled Marku. syri.net
Komentet