Gjatë konferencës për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se kostoja e vetingut për qytetarët është shumë më e lartë se sa do të duhej, duke përmendur rrogën e Altin Dumanit si një shembull të abuzimit me burimet publike.
Berisha ka akuzuar këta individë për krijimin e një piramide të korrupsionit dhe ka argumentuar se këto shpenzime janë shumë më të mëdha sesa ato të periudhës 2008-2009. Ai ka kritikuar gjithashtu përdorimin e vetingut si mjet për të përzgjedhur individë të korruptuar dhe ka përmendur krimin elektoral si një nga problemet më të mëdha që ndikon në drejtësinë shqiptare.
Sipas tij, procesi i vetingut ka pasur një qëllim të gabuar, duke çuar në seleksionimin e njerëzve të papërshtatshëm për drejtësi. Berisha premtoi se, kur të vijë në pushtet, do të mundësojë një reformë të drejtësisë që do të përmbushë nevojat e qytetarëve shqiptarë.
FJALA E BERISHËS:
Kostoja për qytetarët do të jetë të paktën minimumi, 4 herë më e vogël se kjo që është sot. Mos harroni Altin Dumani merr 100 mln lekë në vit, ç’ka nuk ndodh në të gjithë Europën, mos harroni.
Kur mendon që aventurierë të korruptuar kanë përcaktuar standarde të tilla për këtë popull, këtë vend, ju garantoj se këto janë akte të turpshme të cilat marrin fund dhe do të ketë një kursim shumë të madh të parave. Pra një njeri rroga 100 milionë. A mund të imagjinoni ju.
Për të mos thënë që i gjithë ekipi i tyre. E dëgjuat raportin e tij dje. Raporti thoshte, në 5 vite janë hetuar 1035 qytetarë. Në vitin 2008-2009 u hetuan nga Task Forca e luftës kundër korrupsionit 1430 qytetarë. Pra, në 5 vite i takon të kenë hetuar 206 qytetarë ne vit, kurse në 2008 ishin hetuar 700 qytetarë në vit. Dhe këta 700 qytetarë në vit ishin hetuar me të paktën 1/7 e shpenzimeve të sotme, mos edhe më pak.
Ai është piramida më e shëmtuar e abuzivitetit dhe korrupsionit që është ngritur në ndonjë vend. Kështu që jo vetëm nuk do të kushtojë, por do të lehtësojë shqiptarët nga një barrë e madhe. Nuk është pak të paguash një njeri 100 milionë. Një njeri që fle mbi dosje krimi. Njeri që fle mbi dosje krimi, një kriminel që nuk amniston krimin elektoral, që është krim kushtetues.
Përkundrazi do të përmbushim një mision dhe qytetarët do të kenë të gjithë të drejtën të gëzojë procesin ligjor të duhur.
Çështja e reformës në drejtësi e patë. Çfarë tregon ky dokumenti i gjyqtarëve Europiane. Tregon se në Shqipëri u përdor vetingu jo për të kaluar nga diktatura në demokraci, por nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët refuzojnë hetimin e krimit elektoral. Siç është Dumani.
I faktuar me dosjet e mëparshme të denoncuara botërisht nga Bild dhe mediat botërore. Të gjitha dosjet e metamorfozës mbi 50 për qind janë elektorale. U kam premtuar se do të ua sjell.
Krimi më i shëmtuar i Skapit të partisë është krimi elektoral, sepse me atë krim vrasin votën e qindra mijërave shqiptarëve dhe tregon veten se është një mercenar dhe fanatik i partisë së krimit dhe asgjë më shumë. sn
My favorite!