VOAL – MILANO, 25 GUSHT – I veshur me tuta të zeza, këpucë e bluzë të kuqe e me smartphone në dorë: kështu Mario Balotelli u paraqit në një klinikë milaneze për vizita mjekësore, hapi i fundit për të filluar aventurën e dytë tek Milani, shkruan voal.ch.
Nja njëzet gazetarë dhe operatorë e presin sulmuesin, i cili aty nga ora 8.15 ka hyrë nga një derë anësore, në një veturë të Milanit. Sot paradite Balotelli pritet ta nënshkruajë kontratën me Milanin. ANSA
Komentet